Gjuha e mirë
“Në qoftë se nuk bën faj ndonjë në fjalë, ky është burrë i përsosur” (Jak. 3:2)
Gjuha e mirë tregon zemrën e mirë, zemrën e një njeriu me vetëpërmbajtje.
Gjuha e mirë është gjithmonë mjet i së vërtetës, i ngushëllimit dhe i paqësimit.
Mënyrat e zotërimit të gjuhës
Nuk do ta them atë fjalë, sepse lëndon.
Nuk do ta kujtoj atë ngjarje, sepse shqetëson.
Nuk do të flas ashpër, sepse do të pendohem.
Nuk do të flas keq për tjetrin, sepse është përgojim.
Nuk do ta ndërpres tjetrin kur flet, sepse është e pasjellshme.
Nuk do ta them atë shaka, sepse është banale.
Nuk do të hidhem si këndesi, sepse kjo quhet paturpësi.
Nuk do të flas shumë, sepse dhe kjo tregon mendjelehtësi.
Nuk do të përhap një lajm të pakontrolluar, sepse mund të mos jetë i saktë dhe të tjerët mund ta besojnë.
Nuk do të flas me nënkuptime, sepse kjo nuk është e drejtë.
Nuk do të flas kur jam e inatosur, sepse do të pendohem për ato që thashë.
Do të kujdesem të flas, kur duhet dhe sa duhet.
Do ta them lehtësisht diçka të mirë për tjetrin.
Do të justifikoj disi të afërmit e mi në gabimet e tyre.
Do të gjej gjithmonë një fjalë fuqizuese për të dobëtit, për ata që kanë dhimbje dhe për ata që kanë të meta.
Do të përpiqem të flas në mënyrë të sjellshme me të gjithë.
Do të bëj çfarë mundem, që të krijoj një atmosferë të kënaqshme.
Do të flas me sinqeritet, pastër, qartë dhe qetësisht.
Do të përpiqem të dëgjoj më tepër dhe të flas më pak.
Do të përpiqem të flas me heshtjen time.
Gjithmonë me ëmbëlsi, me maturi, me mençuri dhe me dashuri.
Asnjëherë kundër së vërtetës, asnjëherë me inat, asnjëherë me nerva.
No comments:
Post a Comment