Atë që Ai e ka bërë për të tjerët, do ta bëjë edhe për ty!

 Jisu Krishti, i njëjtë dje, sot dhe përjetë. Heb. 13:8
Një nga arsyet pse është e rëndësishme të njohësh Fjalën e Perëndisë nuk është vetëm të mësosh premtimet dhe udhët e Tij, por të kuptosh karakterin e Tij.

Atë që Ai e ka bërë për të tjerët, do ta bëjë edhe për ty.
I njëjti Perëndi që tregoi përkrahjen e Tij në Bibël është duke vepruar edhe tani.
Unë besoj që Perëndia dëshiron  të të mbushë ty me të njëtin hir që mbushi Josefin, Abrahamin dhe Elian.
Unë besoj që ai dëshiron të të hapë dyer të reja, të të ofrojë shërbime mbinatyrore, dhe të të sjellë përparim dhe kushte të reja.
Çështja është: a je gati ta marrësh këtë hir? A mund ta shikosh me sytë e besimit?

Sot, mëso që Perëndia ynë është i njëjtë dje, sot dhe përjetë.
Ai është me ty dhe për ty.
Madje edhe para se ti t’i shikosh gjërat të ndryshojnë, beso që Ai po punon për ty.
Dhe kur ai të derdhë hirin e Tij, ai nuk do të jetë thjesht si një pikë ujë, por do të  jetë si vërshim – vërshim idesh,vërshim pushimesh të mbara, vërshim talentash.
Beso, shpreso dhe lavdëro, sepse i njëjti hir që ishte në Bibël po vjen edhe mbi ty.

Lutja për sot:
Atë i dashur, të falënderoj për hirin dhe bekimin tënd, i cili është në dispozicionin tim në çdo moment.
Mendjen dhe zemrën time po e kthej te Ty.

Të gjitha rrugët e mia i parashtroj para Teje, duke e ditur që Ti je besnik.
Zemrën time e hap për të marrë çdo gjë që Ti ke përgatitur për mua, në emrin e Jisuit. Amin.

No comments:

Post a Comment