Mos u shqetësoni, pra, për të nesërmen,
sepse e nesërmja do të shqetësohet për punët e saj;
mjaft është në çdo ditë e keqja e saj.
Mt. 6:34
A ka diçka për të cilën je i shqetësuar sot?
Të shqetësohesh do të thotë të lejosh diçka të vërtitet herë pas here në mendjen tënde.
Perëndia nuk dëshiron të jetosh i shqetësuar ose në ankth për asgjë.
Ai e di që shqetësimi vjedh paqen dhe gëzimin tënd. Ai ndikon çdo pjesë të jetës sate.
A ke e dëgjuar thënien: “Mos u shqetëso se sëmuresh?”
Sepse shqetësimi ndikon në shëndetin tënd fizik; ndikon në gjumin tënd.
Asnjëherë nuk do të fitosh ndonjë gjë nga mërzitja,
në fakt, do të humbësh momente të çmuara që nuk do të kthehen më kurrë.
Lajmi i mirë është që Perëndia ka premtuar që ti mund të triumfosh mbi shqetësimin.
Kjo fillon duke vendosur t’i besosh Atij. Nëse hedh mbi Të shqetësimet e tua, Ai do të të japë paqen e Tij.
Sot vendos të mos shqetësohesh më në jetën tënde.
Ushqeje besimin tënd dhe fut në mendjen tënde premtimet e Perëndisë.
Ndërsa përqendrohesh në Fjalën e Perëndisë, shqetësimi do të largohet dhe zemra do të mbushet me besim dhe shpresë; dhe do të forcohesh për të ecur përpara në jetën e bekuar që Ai ka përgatitur për ty! Amin.
No comments:
Post a Comment