Dita më e padobishme e të gjitha ditëve është ajo në të cilën ti nuk ke
qeshur. Na kanë thënë se qeshja është drita e diellit që mbush një dhomë dhe se
atje ku ka qeshje ka edhe jetë. Thonë se njerëzit të cilët qeshin shumë,
jetojnë më tepër se ata që rrinë të ngrysur. Kur ne qeshim së bashku,
mirënjohja vjen më lehtë, shoqëria ecën mbarë dhe të gjitha lavdërimet janë të
sinqerta. Qeshja na sjell gëzim që nuk mund ta blejmë, gëzim që na shoqëron çdo
ditë. Nëse e lëmë mënjanë gëzimin dhe e fshehim atë thellë brenda vetes, do të
na bëjë kopracë të vetmuar.
Nuk mud ta blesh as nuk mund ta shesësh gëzimin, por mund ta japësh ose ta marrësh si dhuratë. Gëzimi i qeshjes feston momentet që po jeton tani. Është një dhuratë që duhet ta ndash me të tjerët, sepse ndryshe ajo do të venitet ose do të vdesë. Ndaje me të tjerët, rrite, lulëzoje dhe gjithnjë ktheje tek vetja kur ke më tepër nevojë.

No comments:
Post a Comment