Përgatitja për martesë në Kishën Orthodhokse

 

Si mund ta bëni martesën tuaj të lumtur

Perëndia dëshiron që martesa juaj të jetë një martesë e lumtur. Të dy (burri dhe gruaja) janë fëmijët e Tij. Ashtu si prindërit tuaj dëshirojnë t’ju shohin të lumtur në martesë, shumë më tepër e dëshiron këtë Ati juaj Qiellor. Përderisa Ai është Perëndi, Ai mund të bëjë më tepër se vetëm të dëshirojë; Ai mund t’ju ndihmojë që martesa juaj të jetë një martesë e lumtur. Ne theksojmë shumë fjalën bën, sepse ne duhet ta dimë që tani se dy njerëz nuk martohen dhe ‘jetojnë të lumtur përgjithmonë’. Kjo është marrë nga një përrallë, jo nga libri i jetës. Libri i jetës na tregon se dy njerëz martohen dhe fillojnë të zbulojnë se sa të ndryshëm janë dhe se duhet t’i përshtaten njëri-tjetrit. Kjo nuk është e lehtë, ajo kërkon kohë, durim, përpjekje, me fjalë të tjera, martesa është një investim. Ju mund të merrni nga ajo atë që i jepni asaj. Nëse jeni të gatshëm të investoni shumë dashuri, durim dhe mirëkuptim në këtë marrëdhënie, atëherë përfitimet që do të merrni do të jenë përtej parashikimeve.
Presidenti i një kompanie të madhe kishte punuar për shumë vite për të arritur suksesin në botën e biznesit, por ai nuk veproi kështu në martesë. Ai divorcua nga gruaja dhe i takonte dy fëmijët e tij, të cilët i donte shumë, vetëm një herë në javë, siç e përshkruante ligji.
Ai ka thënë diçka që duhet ta kujtojmë: “Nëse do t’i kushtoja familjes gjysmën e kohës që i kushtova biznesit tim, nuk do të isha njeri i vetëm dhe pa familje, si jam tani.” Nuk ka sukses më të madh se një familje e lumtur. Asnjë sukses në jetë nuk ka kuptim, nëse dështojmë në martesë. Me të vërtetë, ky është investimi më i madh i jetës - i cili meriton kohën dhe përpjekjen tonë më të madhe. “Një njeri që dështon në martesë, - thotë një filozof grek -  dështon në jetë. Ai që ka sukses në martesë, ka sukses dhe në jetë.”                    

Sigurimi Martesor

Loidi i Londrës - Kompania e famshme e sigurimit - ka reputacion për sigurimin e gjërave në qiell (aeroplanëve) ose në tokë (automobilat) ose në ujrat nën tokë (nëndetëset). Madje, ata të sigurojnë mot të mirë për Krishtlindjet pas dy vjetësh, nëse paguan parapagesë. Megjithatë, ka një gjë që Loidi nuk mund ta sigurojë, suksesin e një martese. Përveç faktit që ne shpesh e ndërlikojmë atë, të martohesh është një biznes i thjeshtë. Kushdo mund të martohet nëse është beqar dhe në moshën e duhur, por të jesh i martuar, të gjesh në martesë një djep gëzimi, një mirëkuptim të përbashkët, një familje lumturie, kjo është diçka tjetër, për të cilën duhet punuar që të arrish sukses.
Nëse Loidi i Londrës nuk siguron suksesin e një martese, kjo ndodh sepse  ajo kërkon dikë tjetër ta bëjë këtë: gruan, burrin dhe Perëndinë. Martesa nuk është thjesht një marrëveshje sociale dhe civile për bindjen e dy njerëzve. Ajo kryhet në praninë e Perëndisë përpara altarit të Tij të Shenjtë. Nuk është thjesht martesë, është martesë ‘e Shenjtë’, është institucioni më i vjetër i Perëndisë. Ajo është Mister. Nuk është pronë e ndërtuar nga njeriu, është pronë e ndërtuar nga Perëndia. Nuk është rregulluar nga urdhërimet njerëzore, por nga urdhërimet e Perëndisë.
Pasi Perëndia krijoi çiftin e parë ne lexojmë se Ai i bekoi ata dhe u tha: “Jini të frutshëm, shumëzohuni dhe mbushni tokën.” (Zan 1:28) Ashtu si Perëndia bekoi martesën e parë, kështu Ai do të bekojë martesën tuaj kur ju të qëndroni përpara altarit të Tij të Shenjtë. Kjo është arsyeja përse martesa është një Mister në Kishën Orthodhokse. Është një rrugë nga e cila Krishti vjen tek ne sot për të na bekuar. Qirinjtë që ju do të mbani gjatë ceremonisë së martesës janë si vaji i llambave të pesë virgjëreshave të urta që përmenden në Dhiatën e Re, të cilat i mbajtën llambat të ndezura për të përshëndetur dhëndrrin kur të vinte në mes të natës. Një dhëndërr tjetër – Krishti - do të vij për t’ju bekuar ju gjatë Misterit së Martesës. Qirinjtë e ndezur që ju do të mbani nënkuptojnë dëshirën tuaj të madhe për ta pranuar Atë. Atë që bëjmë ditën e parë të martesës sonë përpara altarit të Shenjtë, duhet të vazhdojmë ta bëjmë gjatë gjithë jetës. Pikërisht, ashtu si ne e ftojmë Krishtin për të bekuar martesën tonë ditën e parë, kështu duhet ta ftojmë Atë çdo ditë përmes lutjes, që Ai të jetë Partneri i Tretë në martesën tonë. Asnjë ditë nuk duhet të kalojë pa ripërtërirë me devotshmëri premtimet që bëmë në praninë e Perëndisë dhe pa ftuar Krishtin ta bekojë martesën tonë. Prania e përditshme e Krishtit mund ta ndryshojë martesën tonë. Kujtoni, ashtu si vera mbaroi në martesën në Kanë, ajo mbaron gjithnjë tek çdo martesë. Ndokush sheh çifte të dashuruar me njëri-tjetrin, të cilët brenda pak muajve fillojnë të grinden. Vera kthehet në ujë, por Krishti mund ta shndërrojë ujin e një martese pa shije në një verë plot me shije të një bashkimi të gëzueshëm. Sa e bekuar është një martesë ku uji është kthyer në verë! Vetëm ata të cilët e kanë shijuar atë, mund ta dinë. Pra, ftoni Krishtin në martesën tuaj çdo ditë përmes lutjes. Atje ku Ai është i pranishëm, atje ka falje, dashuri, mirëkuptim dhe gëzim. Sa më pranë Burimit të Dashurisë jetojnë dy njerëz, aq më e madhe do të jetë dashuria që do të ekzistojë midis tyre. Cili është burimi i dashurisë së vërtetë përveçse Perëndisë?
Shën Dorotheu i Gazës (shek VI) thotë në udhëzimet e tij:
“Imagjinoni një rreth të vizatuar në tokë. Supozoni se ky rreth është bota dhe se qendra e  rrethit është Perëndia. Për t’u drejtuar nga këndet i rrethit drejt qendrës së tij ka një shumicë vijash dhe këto përfaqësojnë shtigjet ose rrugët e jetës që njeriu duhet të ndjek. Me dëshirën për t’iu afruar Perëndisë, shenjtorët përparuan përgjatë këtyre vijave drejt qendrës së rrethit. Kështu, sa më shumë i afroheshin qendrës, aq më tepër afroheshin me njëri-tjetrin dhe aq më shumë afroheshin me Perëndinë. E tillë është natyra e dashurisë; sa më shumë i afrohemi Perëndisë me dashurinë për Të, aq më tepër bashkohemi me të afërmin tonë dhe sa më i madh të jetë ky bashkim, aq më i madh do të jetë afrimi ynë me Perëndinë.”
Afrojuni Krishtit çdo ditë përmes lutjes, pjesëmarrjes në Liturgjinë Hyjnore, Kungimit të Shenjtë, leximit të Fjalës së Tij dhe ju do të zbuloni një afrimitet me bashkëshortin/en tuaj të cilin e mendonit të pamundur.

Përjetë

Dashuria e vërtetë kërkon një përkushtim për gjithë jetën ndaj personit që dashuron.
Dashuria reale kurrë nuk thotë: “Unë do të dua ty për një ditë ose për një muaj, ose për një vit, ose për dhjetë vjet.” Dashuria e vërtetë zgjat përgjthmonë. Një nga qëllimet e ceremonisë së Martesës është të pohojë publikisht këtë përkushtim për gjithë jetën. Burri dhe gruaja qëndron përpara Perëndisë dhe botës, të përfaqësuar nga miqtë e ftuar në ceremoni, për t’u lutur për përkushtimin e tyre ndaj njeri-tjetrit, jo “derisa ndonjë fytyrë tjetër më simpatike të dalë përpara”, por “derisa vdekja të na ndajë.”
“Atë që Perëndia e ka bashkuar askush nuk mund ta ndajë” - tha Jisui. Dy gjëra do të bëhen gjatë ceremonisë së Martesës të cilat do të shprehin përkushtimin e dashurisë për gjithë jetën. Çiftit do t’i kërkohet të zënë duart e tyre të djathta dhe më pas të pinë verë nga e njëjta kupë, që simbolizon themelin intim të jetës së tyre nëpërmjet Misterit të Martesës së Shenjtë. Andrea Maurois e shprehu bukur përkushtimin e dashurisë së vërtetë kur shkroi - “Unë e detyroj veten time për jetën që kam zgjedhur. Që tani e tutje qëllimi im nuk është të kërkoj dikë i cili do të më kënaqë mua, por që unë ta kënaq atë që kam zgjedhur.”

“Burra doni  gratë tuaja”

Gjatë ceremonisë së Martesës përmes leximit të Apostullit, Shën Pavli na tregon se çfarë lloj dashurie Perëndia dëshiron që ne të kemi për njëri -tjetrin: “Burrat, të duan gratë e tyre ashtu si Krishti deshi Kishën dhe e dha veten për të…” Dashuria e burrit dhe e gruas duhet të modelohet sipas dashurisë së Krishtit për Kishën. Ne e dimë se dashuria e Krishtit ishte një dashuri dhuruese, një dashuri sakrifikuese, që harron veten, duke e ofruar atë tërësisht, madje deri në vdekje - për atë që do.
Ja, një përkufizim i përsosur i dashurisë - japësh.
Psikologët na tregojnë se një vajzë e vogël e moshës shtatë ose tetë vjeç del jashtë në kopësht dhe këput lule, i sjell ato në kuzhinë dhe ia dhuron nënës duke i thënë “I këputa këto lule për ty, nënë. Unë të dua.” Gjatë tetë viteve të jetës së saj, kjo vajzë e vogël ka marrë dashuri nga prindërit, por tani ajo ofron dashuri. Psikologët na thonë se dashuria e vërtetë fillon kur ne ofrojmë veten tonë tek të tjerët. Ne fillojmë të duam të parët kur japim të parët. Të duash do të thotë të japësh. Këtë gjë duhet ta kujtojmë në mënyrë të veçantë në martesë. Dashuria që duhet të kemi për njëri-tjetrin duhet të shprehet vazhdimisht, përndryshe ajo do të marrë fund. P.sh. pas disa vitesh martesë, një burrë mund të thotë: “I kam treguar dhe i kam thënë gruas sime çdo ditë këto dy vitet e fundit që e dua atë. Sigurisht, që nga ky moment ajo e kupton se unë e dua atë”. Kështu, ai pushon së shprehuri dashurinë e tij, duke filluar të besojë që gruaja e tij e di këtë. Që nga ky çast dashuria fillon të vdesë. Është pikërisht, esenca e dashurisë ajo që ka nevojë të shprehet vazhdimisht, në mënyrë që të lulëzojë dhe të rritet. Fatmirësisht, ka kaq shumë mënyra me anë të të cilave mund ta shprehim dashurinë. Një burrë tregonte se ndalonte shpesh tek një dyqan lulesh dhe blinte një trëndafil dhe e vendoste në jastëkun e gruas së tij. Ky trëndafil, - thotë ai,- solli më shumë lumturi në martesën time, se gjithçka tjetër. Nëse kishte ndonjë keqkutim ai harrohej plotësisht, - e gjitha kjo për shkak të trëndafilit dhe dashurisë që ai shprehte. Një grua kishte një zakon interesant. Ajo vendoste shënime të vogla në xhepin e burrit të saj, para se ai të largohej. Gjatë ditës duke kërkuar në xhepin e tij për diçka ai nxirrte shënimet. Kur i lexonte, një buzëqeshje i ndriste fytyrën. Në to shkruhej: “Faleminderit për atë që je. Të dua.” Çarls Morgan ka thënë:  “Nuk ka mrekulli më magjike se të qënit i dashuruar. Është gishti i Perëndisë në shpatullat e njeriut.” Sapo të martohesh, kërko mënyra për ta shprehur dashurinë, bëje bashkëshirtin/en të kuptojë se ai/ajo është thellësisht i/e dashuruar dhe i/e vlerësuar si person. Atëherë, do të shohësh që dashuria juaj rritet e rritet derisa ju do të pyesni se si keni qenë në gjendje të jetonit pa njeri-tjetrin. Unë kurrë nuk do ta harroj më të lumturin, më të sjellshmin, më të gjallin shofer të autobuzit që kam takuar ndonjëherë. Ai përshëndeste çdo pasagjer me një buzëqeshje, thërriste në çdo vendqëndrim dhe ofronte komente tërheqëse historike të ndërtesave përgjatë rrugës. Në zbritje një nga pasagjerët e pyet atë përse ai ishte kaq i lumtur. Shoferi iu përgjigj: “Gruaja ime më do.” Dashuria e një martese të lumtur vërshon në çdo aspekt të jetës.

Atje ku nuk ka dashuri

Tregohet një histori për një njeri i cili priste ekzekutimin për vrasjen e të dashurës në një moment tepër të fuqishëm xhelozie. Duke komentuar mbi këtë histori autori e përfundon duke thënë se të gjithë ne duhet të jemi të dënuar në qeli, sepse jemi fajtorë për dashuri vrasëse. Një nga mënyrat më zakonshme më anë të së cilës ne vrasim dashurinë është të mosshprehurit e saj. Ekziston vetëm një rrugë për të marrë dashuri, duke e dhënë atë. Nëse nuk e shprehim, ajo vyshket dhe vdes. Shën Joani i Kryqit thotë: “Aty ku nuk ka dashuri, derdhni dashuri dhe do të gjeni dashuri.”
Një burrë iu ankua një herë shën Joan Gojartit se gruaja e tij nuk e donte atë. Shenjti iu përgjigj: “Shko në shtëpi dhe duaje atë.”
Ju nuk po më kuptoni – tha burri -  si mund ta dua atë, kur ajo nuk më do mua?
“Shko në shtëpi dhe duaje atë” - i përsëriti shenjti. Dhe ai kishte të drejtë. Aty ku nuk ka dashuri, ne duhet të derdhim dashuri dhe do ta gjejmë atë. Dikush duhet ta rindezë thëngjillin e shuar në mënyrë që të ndizet flaka e dashurisë. Nëse burri është kreu i familjes, është në përgjegjësinë e tij të marrë inisiativën, të derdh dashuri, aty ku nuk ka dashuri. Jisui na kërkon të duam të afërmin tonë. A nuk është bashkëshorti/ja ynë/jonë i afërmi ynë më i afërt? A nuk duhet dashur ai/ajo i pari dhe më shumë se çdo gjë tjetër? Shpesh burrat ankohen se gratë e tyre nuk i duan ata. Më pas dikush zbulon se ata nuk po ndryshojnë aspak sjelljen e tyre që t’u japin dashuri grave të tyre. Ata thjesht presin të dashurohen. Burrat kanë nevojë të zbulojnë se rruga për të marrë dashuri është të japësh dashuri. Në jetë zakonisht marrim atë që japim. Jep urrejtje dhe do të marrësh urrejtje. Jep dashuri dhe do të marrësh dashuri. Personi tjetër në martesë kurrë nuk është pjesë e ndarë nga unë. Ai nuk është vetëm kocka e kockës sime, por edhe mosdashuria e mosdashurisë sime dhe mërzitja e mërzitjes sime. Një pyetje për t’u bërë nga të gjithë ne është: “A mund të ndjehet  bashkëshorti/ja im/e i/e padashur, ngaqë unë nuk i kam shprehur dashuri të mjaftueshme?


Dashuria është mirësi

“Dashuria është mirësi” - shkruan shën Pavli. Mirësia mund të shtojë lumturi të madhe në martesë. Para martese ne e bëjmë veten tonë tërheqës tek njëri-tjetri me anë të gjeteve të vogla, - i hapim derën e makinës, i afrojmë karrigen për t’u ulur, e lejojmë atë të kalojë e para, kujtojmë përvjetorët,  themi gjithmonë ‘të lutem’ dhe ‘faleminderit’. Këto gjeste të vogla mirësie janë të domosdoshme për të rritur dashurinë.
Çfarë ndodh pas martesës? Gjestet e vogla të mirësjelljes zhduken. Ne bëhemi të paarsyeshëm dhe në këtë mënyrë martesa dëshmon për një mungesë mirësjelljeje ndaj bashkëshortit/es. Ju duket e çuditshme që dashuria vdes? Nëse dashuria është e mirë ajo duhet të jetë edhe pas martese. Pse nuk vazhdoni të dërgoni vazhdimisht letra dashurie dhe mesazhe edhe pas martese? Kujtoni si visheshit për takimet tuaja para martese? Pse nuk e vazhdoni këtë praktikë edhe pas martese? Një çift i ri shkoi tek avokati për të lënë takim për ditën e ndarjes. Para takimit gruaja shkoi tek një sallon bukurie dhe i leu flokët e saj në bjonde, pikërisht siç i kishte para martesës. Gjatë jetës së saj martesore ajo e kishte lënë pas dore pamjen e saj të jashtme. Kur burri i saj pa atë duke folur me avokatin pyeti se kush ishte ajo. Ai i tha se ishte gruaja e tij. Nuk po u besonte syve. Ajo ishte e bukur tamam si ajo vajza me të cilën ai ishte martuar. Ai pyeti nëse mund të bëhej ripajtim. Avokati i lejoi të flisnin në korridor. Pas disa minutash ata erdhën të kapur dorë për dore dhe kërkuan të hidhej poshtë proçedura e ndarjes.
Është shumë e nevojshme që çdo çift të martuarish të lexojnë me zë të lartë kapitullin mbi dashurinë të shkruar nga shën Pavli në Letrën e Parë të Korintianëve kap. 13. Lexojeni rregullisht. Ai vendos tonin e duhur për martesën tuaj.

Besnikëria në Martesë

Besnikëria është thelbësore për një martesë të lumtur. Pas Perëndisë, gruaja duhet të jetë personi më i rëndësishëm në botë për burrin – më e rëndësishme se një shoqëri biznesi, se një mik i ngushtë, madje edhe se nëna dhe babai. Duhet të ketë vend për gjithë këta njerëz në jetën e tij, madje vend të veçantë për disa prej tyre – por jo vendin e rezervuar për gruan e tij. “Burrat duhet t’i duan gratë, ashtu si trupin e tyre” - thotë shën Pavli. Gjithashtu  edhe një grua duhet të vendosë së pari burrin e saj. “Për këtë arsye një grua duhet të lërë nënën dhe babain e saj” dhe t’i qëndrojë besnike burrit të saj. Burri vjen para nënën së gruas dhe babait të saj, ose të ndonjë të afërmi tjetër. Sa e vështirë është për njerëzit ta ruajnë drejt këtë prioritet në jetën e tyre. Nëse i vendosim gjërat siç duhet në martesë, vetëm atëherë do të mund të sigurojmë suksesin e saj. Është e nevojshme ta kujtojmë këtë, sepse jetojmë në kohën e “njeriut të organizuar”, besnikëria e parë e të cilit nuk  është familja e tij, por shoqëria  e tij. Një njeri nuk ka nder nëse nuk është  besnik në martesë.
Një njeri është jobesnik dhe i pabesë edhe nëse vendos biznesin, prindërit ose dikë tjetër para gruas së tij ose burrit të saj. Më kujtohet një djalë ri i cili u martua pas mbarimit të shkollës. Shumë shpejt martesa përfundoi në divorc. Arsyeja ishte fare e thjeshtë. Ai kishte vendosur një hierarki të çrregullt të vlerave. Ai kishte vënë të parat studimet, të dytën nënën, vëllezërit në rangun e tretë dhe në fund gruan e tij. Kushdo që nuk është gati të vendos gruan e tij përpara karrierës, përpara prindërve, përpara miqve, nuk është gati për martesë. Martesa është për të pjekurit. Nëse vendosni kopsën e parë të xhaketës në vrimën e parë të saj të gjitha kopsat e tjera do të shkojnë në vendin e tyre të duhur, por nëse në vrimën e parë vendosim kopsën e dytë, asgjë nuk do të dalë mirë. Ruani prioritetet në martesë. Vendosni bashkëshortin/en tuaj të parin dhe të gjitha gjërat e tjera do të shkojnë në vendin e duhur.






Rrituni
Një kërkesë thelbësore për një martesë të mirë është aftësia për t’u rritur. Papjekuria emocionale është një nga shkaqet më të mëdha të dështimit në martesë. Ne të gjithë vijmë në martesë me llojet tona private të papjekurisë dhe shfrenimeve. Duhet të mësojmë t’i zvogëlojmë ato.
“Kur isha fëmijë - shkruan shën Pavli – mendoja si fëmijë, flisja si fëmijë dhe kuptoja si fëmijë, por kur u rrita i hodha tutje gjërat e fëmijërisë.” Sa thelbësore është për një martesë të lumtur ‘t’i hedhim tutje gjërat fëminore’ - papërgjegjshmërinë, kokëfortësinë, egoizmin e tepruar, mungesën e dëshirës për të ndarë vuatjet bashkë, zemërimin, xhelozinë.
Është e rëndësishme të lutemi çdo ditë kështu:
“O Perëndi më ndihmo të rritem,
të shoh përtej vetes sime që të kuptoj nevojat, të drejtat dhe ndjenjat e të tjerëve, të vendos veten time në vendin e tyre, të kuptoj nevojat e tyre dhe t’u përgjigjem atyre, të pranoj përgjegjësinë sipas  fuqisë sime.”
Sa bukur e shpreh lutja e shën Fançeskos pjekurinë e vërtetë të një martese të krishterë:
“Jepmë, o Zot,  të mos duhem më tepër sesa unë dua,
të mos më kuptojnë më tepër sesa unë kuptoj,
të mos më shërbehet më tepër sesa unë shërbej,
të mos ngushëllohem më tepër nga sa unë ngushëlloj... .”
Nëse burri dhe gruaja janë të gatshëm të punojmë së bashku në zhvillimin e pjekurisë së tyre, nuk ka asnjë arsye përse martesa e tyre të mos zhvillohet. Shpesh dëgjojmë çiftet të thonë: “Nuk mund të bëhet asgjë për të shpëtuar martesën tonë, nuk mund të rifillojmë përsëri. Tani duhet të bëjmë më të mirën që ta shpëtojmë martesën ose t’i japim fund”.  Si të krishterë orthodhoksë ne nuk e pranojmë këtë gjykim. Ne besojmë se ka diçka që mund të bëhet për të përmirësuar martesën tonë me hirin e Perëndisë. Ne besojnë se njerëzit mund të rriten dhe të ndryshojnë. Për këtë arsye besojmë se martesa ka një potencial për t’u rritur dhe ndryshuar. Asnjë martesë nuk është kaq e mirë, saqë nuk mund të bëhet më e mirë; dhe asnjë martesë është aq e keqe saqë nuk mund të përmirësohet – duke i bërë personat që përfshihen në të, të jenë të gatshëm të rriten së bashku me hirin e Perëndisë drejt pjekurisë së Krishtit, i cili erdhi në botë “jo të shërbehet, por të shërbejë”.

Lavdëroni

Një tjetër cilësi që e bën martesën të përparojë është lavdërimi. Kur Ëilliam Xheims, psikolog i madh ishte i sëmurë, një mik i tij i dërgoi disa lule me një shënim vlerësimi. Në përgjigjen që ktheu psikologu i  madh tha se ishte kujtuar se në shkrimin e librit mësimor të psikologjisë kishte lënë pa shkruar cilësinë më të thellë të natyrës njerëzore të titulluar, - dëshirën për të vlerësuar dhe lavdëruar. Kur lavdërimi lihet jashtë një martese, ajo destinohet të dështojë.
Bertrand Russel, i cili nuk pati sukses në martesë, e kuptoi esencën e saj kur tha: “Shumë njerëz kur bien në dashuri kërkojnë një parajsë të vogël larg botës, ku ata mund të jenë të sigurt për të qenë të admiruar, kur nuk janë të admirueshëm dhe të lavdëruar kur nuk meritojnë të lavdërohen.
“Të admirohen, kur nuk janë të admirueshëm dhe të lavdërohen kur nuk meritojnë lavdërim.” A nuk është kjo cilësia që forcon martesën dhe i jep asaj kuptim? Çdokush ka nevojë për t’u ndjerë i lavdëruar dhe i vlerësuar, disa më tepër, disa më pak, - nganjëherë gruaja më tepër sesa burri. Burri lavdërohet. Atij i rrahin krahët për një punë të bërë mirë. Ai ka mundësi për gradime, ndërsa gruaja merr pak ose aspak shpërblim ose mirënjohje për punën e saj në shtëpi. Askush nuk i jep medalje për suksesin e rritjes së fëmijës, të larjes së enëve ose pastrimit të dyshemesë. Ka pak ose aspak gradime për pozicionin e gruas shtëpiake. Është burr i zgjuar, ai i cili e kupton këtë dhe ndryshon mënyrën e sjelljes së tij, duke i ofruar më shpesh lavdërime gruas së tij. Ne të gjithë kemi nevojë për vlerësime dhe kur i marrim ato, priremi të lartësohemi me to. Një nga fuqitë tona më të forta është tendenca për t’u bërë ajo që të tjerët mendojnë se ne jemi. Një grua është më e interesuar në atë që i thotë burri i saj, sesa në atë që i thotë pasqyra. Fjalët më të bukura që ajo mund të dëgjojë nga burri i saj janë ‘unë të dua’. Fjalët më të bukura që ai mund të dëgjojë nga gruaja e tij janë: ‘unë jam krenare për ty’. Këto janë fjalë që përdoren shpesh në martesat e lumtura. Vlerësimi thur lidhjet që mbajnë martesën të bashkuar.

Të qënit një bashkëshort/e i/e duhur

Një shkencëtar i madh tha se nuk do të dështonte në martesë, sepse do të ishte shkencor në mënyrën se si do të zgjidhte gruan e tij. Kështu, shpenzoi shumë vite duke bërë një listë të cilësive për një grua të mirë. Pasi përfundoi listën, shpenzoi edhe shumë vite të tjera duke kërkuar një grua e cila do t’i zotëronte të gjitha këto cilësi. Përfundimisht e gjen një grua të tillë dhe martohet me të. Fatkeqësisht martesa dështoi, dështoi sa s’ka më keq; kaq keq saqë u mbyll me ndarje. Arsyeja e dështimit ishte se ky shkencëtar i famshëm kishte harruar të bënte, në të njëjtën kohë, edhe një listë të cilësive për një bashkëshort të mirë. Një martesë e suksesshme nuk është vetëm çështje e marrjes së personit të duhur, ajo është gjithashtu, - madje më tepër – një çështje e të qënit personi i duhur. Nëse, në vend të pritjes që bashkëshorti tjetër të jetë një grua ose burrë ideal, ne përqendrohemi tek vetja dhe bëhemi burri ose gruaja e duhur, atëherë do të arrijmë në martesë lumturinë që Perëndia dëshiron për ne.
Sa divorce ndodhin për shkak se ka një ide prej budallai në mendjen tonë, se diku ekziston një bashkëshort/e i/e përsosur? Kjo jetohet vetëm në botën e ëndrrave. Të jesh qënie njerëzore, do të thotë të jesh i papërsosur. Të gjitha lidhjet janë të papërsosura. Përsosmëria gjendet vetëm tek Perëndia. Ne nuk duhet të presim të gjejmë në martesë kënaqësinë maksimale që vetëm Perëndia mund të na e japë. Gjëja më e rëndësishme në një martesë të lumtur, nuk është të presësh një bashkëshort/e ideal/e, por të punosh për të qenë një bashkëshort/e i/e mirë.

Vendi ku duhet të bëni më të mirën
Familja juaj meriton më të mirën. Ka shumë njerëz sot, që janë më të mirët e botës dhe më të keqët e familjes. Një shitës mund të flasë me zë të butë në punë, ndërsa kur kthehet në shtëpi ai bërtet me zë të lartë, saqë mund t’i nxjerrë të gjithë klientët nga dyqani brenda 5 minutash. Me njerëzit jashtë familjes ne jemi shumë të kujdesshëm në fjalët tona dhe ‘i durojmë’ vogëlsirat që na irritojnë në çast, ndërsa në shtëpi ne mërzitim njëri – tjetrin për çdo të metë dhe gabim të vogël. Kur jemi me njerëzit e tjerë u sjellim atyre kënaqësi dhe ia kalojmë për bukuri, ndërsa me të familjes thjesht përpiqemi të mos i shqetësojmë. Asnjë martesë nuk mund të përparojë në kushte të tilla. Nëse diçka kërkon durim, praktikoje në familje, nëse duhet të jesh i dashur, demostroje në familje, nëse kërkohet dashuri, shfaqe në familje. Nëse ti dëshiron që martesa jote të jetë ideale, ji i krishteri më i mirë në familje.

Perëndia ju jep një pasqyrë

Në të vërtetë ne nuk e njohim veten derisa martohemi, sepse jetojmë të kufizuar në veten tonë. Duhet dikush tjetër të na shohë se si jemi në të vërtetë. Ky proces i vetënjohjes zë vend veçanërisht në martesë – marrëdhënia më intime e të gjitha marrëdhënieve. Burri, për shembull, shërben si një pasqyrë. Ai reflekton tek gruaja personalitetin e saj të vërtetë, ashtu siç ai e sheh nga jashtë dhe anasjelltas. Gruaja mund të mos pëlqejë atë që burri sheh dhe e reflekton tek ajo. Kjo është edhe arsyeja ku fillon konflikti në martesë. Nëse gruaja do të kuptonte se asnjë prej tyre nuk është i përsosur dhe se martesa është për ta një mundësi për të njohur më mirë veten e tyre, jam i sigurt se ajo do ta falënderonte Perëndinë i cili i ka dhënë asaj një burrë që do t’i tregojë dobësitë e saj në mënyrë që ajo të korrigjohet. Ndoshta do të preferonim që Perëndia të na fliste më drejtpërdrejt se nëpërmjet burrit apo gruas, por duhet të mësojmë shumë duke dëgjuar atë që Ai na thotë nëpërmjet tij/saj.

Pranojeni
Në çdo marrëdhënie, veçanërisht në martesë, është e rëndësishme ta pranojmë gabimin tonë. Mos lejoni krenarinë të prishë marrëdhënien tuaj. Mësoni të thoni këto fjalë magjike: “Më fal. Unë bëra gabim.” Këto fjalë janë magjike, sepse ato pajtojnë dhe bashkojnë. Ju nuk mund të vazhdoni të grindeni me një person i cili ju thotë ‘më fal’. Provojeni. Herës tjetër kur të nevrikosesh, thuaj menjëherë ‘unë bëra gabim’. Do të shihni se gruaja juaj ndoshta mund t’ju thotë; “Oh, jo, ti nuk bëre gabim, unë bëra gabim”. Kujtoni sesi Perëndia e mirëpriti Djalin Plangprishës kur ai pranoi mëkatin e tij. Ai shpalli një festë për ta festuar këtë ngjarje. Ne kemi nevojë për shumë gostira të tilla ripajtimi në martesë. Ato nisin me pohimin e gabimit.

Konfliktet

Kurorat e martesës në ceremoninë e Martesës Orthodhokse krahasohen me kurorat e martirizimit, përderisa çdo martesë e vërtetë përfshin vetsakrificë të pafund nga të dyja palët. Ju nuk mund të keni afrimitet pa konflikte. Konflikti është pjesë e intimitetit të vërtetë, prandaj nuk duhet të keni frikë nga konfliktet në martesë. Mos lejoni që ato t’ju dekurajojnë dhe mos mendoni se martesa juaj është një dështim për shkak se keni konflikte. Nganjëherë dëgjojmë njerëz që thonë: “Unë dhe gruaja ime kemi jetuar së bashku për 40 vjet dhe kurrë nuk kemi patur asnjë debat.” Njerëzit të cilët bëjnë këto lloj deklarimesh kanë një kujtesë shumë të dobët. Në çdo martesë ka pengesa. Në çdo martesë ka mospërputhje mendimesh. Në çdo martesë ka kohë të vështira, hidhërime dhe sëmundje. Kur dy njerëz martohen ata fillojnë të zbulojnë që janë të ndryshëm, që nuk do të bien dakord në çdo gjë, që ata duhet t’i përshtaten njëri -tjetrit. Dashuria nuk nënkupton kurrë, se nuk do të ketë konflikt. Konfliktet ekzistojnë në çdo martesë, por ato duhet të shihen jo si mallkime, por si sfida, - sfida për t’u rritur në mirëkuptim dhe dashuri. Psikiatri i njohur, Eric Fromm thotë: “Konfliktet...(në martesë) nuk janë shkatërrimtare. Ato të çojnë në sqarim, nga i cili të dy personat dalin me më tepër dije dhe me më tepër fuqi.” Kur gjërat shkojnë keq, gruaja dhe burri duhet ta ndihmojnë njëri – tjetrin. Kur sëmuremi nuk duhet të veprojmë sikur bashkëshorti/ja nuk ka të drejtë të sëmuret. Në kohë të vështira njeriu ka nevojë për vlerësim dhe respekt. Sëmundja vjen si një provë për dashurinë tuaj. Pra, sëmundja, konfliktet, pengesat, kanë një qëllim në martesë, - ‘të ndihmojnë burrin dhe gruan të bëhen më të fortë dhe më të kuptueshëm’.

Lutuni së bashku

Duke shërbyer si prift për 20 vjet dhe duke kryer shërbesën e martesës tek qindra çifte dhe këshilluar shumë të tjerë, unë ende nuk kam parë të dështojë një martesë, ku bashkëshortët kanë vendosur rregullin e lutjes së bashku. Jam i bindur se nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidhet nëse të dy, burri dhe gruaja, janë të gatshëm të bien në gjunjë dhe të luten. Provojeni! Ju nuk mund të çoheni pas lutjes dhe të jeni përsëri në marrëdhënie të këqia me njëri-tjetrin. Një marrëdhënie e fortë vertikale me Perëndinë, sjell bashkim dhe afërsi në një nivel horizontal. Është e vërtetë që dy njerëz nuk mund t’i përshtaten njëri-tjetrit, derisa ata të dy të përshtaten tek Burimi i Dashurisë, Perëndia. Ashtu si një çift pohoi: “ Përgjatë viteve kemi zbuluar se kur dy njerëz janë pranë Perëndisë, është e vështirë për ta të largohen nga njëri-tjetri.” Sipas një profesori të famshëm të universitetit të Harvardit, 1 nga 2 martesa përfundon në divorc, ndërsa aty ku burri dhe gruaja luten së bashku, vetëm 1 në 1015 martesa përfundon në divorc. Është e rëndësishme të ndërtojmë një altar familjar me ikona dhe kandil dhe ta bëjmë atë “kishë në shtëpinë tonë” ku burri, gruaja dhe fëmijët të luten së bashku çdo ditë. Përveç kësaj, pjesëmarrja çdo të diel në Liturgjinë Hyjnore dhe në misterin e Kungimit të Shenjtë do t’ju sjellë më pranë Perëndisë dhe më pranë njëri – tjetrit.


Komunikoni
“Nuk mund të bisedoj me gruan time”! Ky është thirrja e një burri i cili është përballur me problemin kryesor të martesës. Këshilluesit raportojnë se në 100 martesa 85 prej tyre e kanë këtë problem. Është e çuditshme që në këtë epokë moderne të komunikimit ne duhet të kemi këtë problem martesor. Para disa kohësh Marina amerikane ndërtoi diku në perëndim transmetuesit më të fuqishëm në botë. Thuhet që Marina mund të dërgojë mesazh tek një anije që ndodhet në çdo pikë të botës. Nëse njeriu mund të dërgojë një mesazh deri në të fundmet e dheut, madje edhe deri në hënë, atëherë si është e mundur që në një marrëdhënie të ngushtë të familjes, ne nuk kemi mësuar ende të komunikojmë më njëri – tjetrin?

Komunikimi i mirë në martesë kërkon elementët e mëposhtëm:

  1. Lini mënjanë çdo ditë një periudhë kohe të caktuar ‘pushim bisedimi’.
Çifti lë një orë të caktuar pas darkës çdo ditë. Ata flasin me qetësi rreth ngjarjeve të ditës, secili dëgjon tjetrin kur ai flet, duke përtërirë miqësinë e tyre dhe duke bërë planet për ditën tjetër. Kur fëmijët janë të rritur kjo orë e prindërve mund të mbahet pasi fëmijët kanë shkuar për gjumë, ndërsa kur janë më të rritur mund t’u thuhet se mamin dhe babin nuk mund t’i ndërprisni se gjatë kësaj ore bisedojnë me njëri – tjetrin. Do të ketë shumë tundime për t’ju larguar nga kjo orë e bisedës, si televizioni, gazetat, etj, por duhet të kuptoni se, nëse nuk vendosni kohë për komunikim në martesë do të përballeni me një shtim të problemeve të pazgjidhura. Veç kësaj bisede të përditshme, një darkë e përjavshme jashtë shtëpisë do t’ju lehtësojë komunikimin në martesë.

  1. Një nga përfitimet e martesës është se njëri nga bashkëshortët merr përsipër rolin e psikiatrit. Një bashkëshort i mirë është ai, i cili kujdeset shumë për të dëgjuar pa qenë nevoja për të pritur shpërblim për të. Shumë njerëz janë emocionalisht të sëmurë për shkak se ata kanë disa ngakesa të brendshme që rëndojnë mbi ta, të cilat kurrë nuk i kanë ndarë me dikë. Në një martesë të mirë ne mund t’i ndajmë ngarkesat tona. Ekziston një shprehje arabe që i drejtohet bashkëshortit/es të mirë: “Një mik i mirë është ai të cilit njeriu mund t’i hapë zemrën e tij, kashtën dhe grurin së bashku, duke ditur se duart e buta do ta marrin dhe do ta shoshin, duke mbajtur atë që është e denjë për t’u mbajtur dhe me frymën e mirësisë do të hedhë tutje atë që nuk është e denjë për t’u mbajtur.” Një nga gjërat më të çmuara në martesë është pikërisht kjo ndarje reciproke. Ne duhet të mësojmë vlerën e madhe të dëgjimit të njëri – tjetrit. Zakonisht komplimentin më të madh që mund t’i bëjmë një personi është ta dëgjojmë kur ai flet. Të dëgjosh do të thotë të kujdesesh; do të thotë të duash.

  1. Ne duhet të jemi të gatshëm për të komunikuar jo vetëm gjërat e pëlqyeshme, por gjithashtu edhe ndjenjat jo aq të pëlqyeshme. Shpesh kemi frikë të shprehim ndjenjat armiqësore ndaj një personi që e ndjejmë se duhet ta duam. Ne përpiqemi ta fshehim armiqësinë tonë, ndërsa ajo rrjedh në shumë mënyra të ndryshme. P.sh. Nëse i themi gruas që jemi i inatosur dhe arsyet pse, atëherë armiqësia largohet njëherë e përgjithmonë. Duke folur me të, ajo e mëson që jemi të mërzitur dhe çfarë na bëri të mërzitemi. Rezultati i gjithë kësaj është mirëkuptimi me njëri – tjetrin. Gjëja më e rëndësishme është të mësojmë të komunikojmë ndjenjat tona të zemërimit me dashuri. “Tregoni të vërtetën me dashuri” - thotë shën Pavli. Nëse ndjejmë se është gabim të shprehim ndjenjat e inatosura tek bashkëshorti ynë, do të zbulojmë që këto ndjenja nuk mund të mposhten, por do të gjejnë mënyra që të shprehen. Do ta shohim veten duke kritikuar gruan tonë për një mijë e një gjëra të vogla dhe një përçarje serioze do të formohet në marrëdhënien tonë. Kjo nuk do të ndodhë aty ku personat janë të gatshëm për të komunikuar me ndershmëri dhe me dashuri të gjitha llojet e ndjenjave – madje edhe ndjenjat e zemërimit.

Unë do ta ndryshoj atë
Martesa ka mjaft probleme brenda saj, pa u përpjekur për ta kthyer atë në një inisiativë misionare. Një nga iluzionet më seriozë të martesës është të martohesh me dikë me shpresën dhe pritjen e ndryshimit të atij personi. Sa e mjerueshme është një martesë ku bashkëshorti gjithmonë përpiqet të detyrojë bashkëshorten t’i përshtatet idesë së tij, se si duhet të jetë ajo. Shpesh njerëzit nuk martohen me një person real, por me një projektim të asaj që ata dëshirojnë që personi tjetër të jetë. Dashuria e arrirë fillon kur dy njerëz e duan njëri- tjetrin për veten e tyre dhe jo për disa fantazi që ata i imponojnë njëri – tjetrit. Ceremonia e Martesës nuk do të bëjë ndonjë mrekulli në këtë drejtim. Ajo mund të na japë neve një emër të ri dhe një adresë të re, ajo do të na sjellë në një marrëdhënie të re dhe në përgjegjësi të reja, por nuk do të na bëjë një person të ri. Hiri i Perëndisë, nëpërmjet Zotit tonë Jisu Krisht mund të na ripërtërijë ne, por jo martesën. Ne hyjmë në martesë, pikërisht ashtu siç jemi bërë si person, as më shumë as më pak. Dashuria e vërtetë nuk të detyron të ndryshosh, ajo shkakton rritje. Si? Së pari, duke e pranuar bashkëshortin/en ashtu si ai/ajo është. Kur martohemi nuk nënshkruajmë për të ndryshuar personin tjetër; por ta duam ashtu si  është. Nuk ka detyrë më delikate për një çift të martuar sesa të ndihmojnë njëri-tjetrin të kapërcejnë të metat e tyre. Askush nuk mund t’ia dalë më sukses kësaj detyre, pa pranuar bashkëshortin/en ashtu si ai/ajo është, duke përfshirë edhe të metat. Duke ditur që jam pranuar ashtu siç jam, jam i lirë të bëhem person më i mirë. Gjëja më e mirë që një burrë mund të bëjë për të ndryshuar gruan e tij është të ndryshojë vetveven, të korrigjojë të metat e tij. Personi i vetëm që unë mund të ndryshojë në botë është vetja ime; dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet hirit të Perëndisë. Për më tepër, nëse unë jam i gatshëm të filloj të ndryshojë veten time, pak nga pak unë do të ndryshoj botën time. P. sh. Një grua ankohet për burrin e saj duke thënë: “Nëse burri im nuk do të pinte, nëse ai nuk do të humbiste durimin, nëse ai do të qëndronte më tepër në shtëpi, ne do të kishim një martesë të lumtur.” Një këshillues i trajnuar për martesën do ta pyeste atë: “ Si mendon pse burri yt pi, pse nuk qëndron më gjatë në shtëpi,... etj”?
Me fjalë të tjera, ai përpiqet ta përqendrojë atë tek vetja dhe të pyesë veten e saj: “Mos ndoshta burri im pi për shkakun tim? Mos ndoshta çdo gjë që ai bën, është mënyra e tij për të reaguar ndaj diçkaje që unë bëj?”
“Në vend që të përqendrohem tek ai dhe të përpiqem ta ndryshojë, le të përqendrohem tek vetja ime dhe të shoh se ku unë mund të ndryshoj disa nga të metat e mia, të cilat mund të ndihmojnë sjelljen e burrit tim”. Kështu fillon ndryshimi i vërtetë në martesë - me vetveten. Në martesë ne jemi përgjegjës për sjelljen e secilit. Në një martesë të mbarë dy njerëz zbulojnë jo më shumë të meta tek tjetri sesa tek vetja e tyre.

Mirëkuptimi

Martesa ka nevojë shumë të madhe për mirëkuptim. Spinoza thotë: “Mos u indinjoni, mos fyeni – kuptojeni tjetrin!” Në vend që të reagosh me armiqësi kur gjërat nuk shkojnë mirë në martesë, pyet veten përse; dhe ju do të keni një shans më të mirë për të gjetur shqetësimin themelor dhe ta zhgjidhni drejt atë. Ka një të vërtetë të madhe në thënien: “Të kuptosh gjithçka do të thotë të falësh.” Për çdo gjë që njerëzit bëjnë ka një arsye. Përpiquni ta zbuloni këtë arsye. Mënyra më e mirë për ta zbuluar është nëpërmjet bashkëvuajtjes - vendosni veten në vendin e personit tjetër dhe përpiquni ta kuptoni pse ai vepron në këtë mënyrë. Një shembull i mirë për këtë është edhe Krishti në Kryq. Ai ishte në gjendje t’i falë ata që e kruqëzuan, për shkak se Ai i kuptoi ata. Ai vuri veten e tij në vendin e tyre dhe kuptoi që ‘ata nuk dinin çfarë po bënin’. Ngaqë Ai i kuptoi ishte në gjendje t’i falë: “At, fali se nuk dinë se ç’bëjnë.” Le të shohim se si mund të na ndihmojë mirëkuptimi. Një burrë kthehet në shtëpi i mërzitur pas punës. Sapo hyn në shtëpi i shfryn gruas. Gruaja mund t’i kthehet në të njëjtën formë dhe si pasojë do të fillojë një grindje e madhe. Gjithashtu, gruaja mund të mbajë edhe një tjetër qëndrim. Ajo mund të përpiqet ta kuptojë burrin e saj. Mund të pyesë veten duke thënë: “Ҫfarë i ka ndodhur burrit tim sot që është kaq i inatosur? Ai zakonisht nuk sillet në këtë mënyrë. Ndoshta i ka ndodhur diçka në punë? Ndoshta ndonjë klient mund ta ketë acaruar dhe  është kthyer në shtëpi i mbushur me inat? Unë e di se ai më do. E di edhe që ky zemërim nuk ka të bëjë me mua, por me personin që e ka mërzitur aq shumë.”  Ngaqë ajo e kupton burrin e saj, i përgjigjet me mirësi dhe shumë shpejt burrit do t’i bjerë inati dhe do të kthehet përsëri në lumturinë e tij. Për të bërë këtë, asaj i duhet të futet në vuajtjen e tij për të kuptuar atë, në mënyrë që të përballojnë së bashku situatën. Kjo kërkon dashuri dhe mirëkuptim, i cili është një nga frytet e dashurisë së vërtetë.

Kërkon kohë

Një martesë e suksesshme kërkon kohë, ajo nuk mund të ndodhë brenda natës. Martesa duhet të rritet. Ajo është një proces i gjatë dhe i vështirë. Kjo, për faktin se këta dy njerëz nuk janë të ngjashëm në këtë botë. Ashtu si dy njerëz nuk kanë shenja gishtërinjsh të njëjtë ose të njëjtin ton të zërit, kështu edhe këta dy njerëz nuk janë të përshtatur tamam për njëri – tjetrin. Ne jemi krijuar nga Perëndia për të qenë persona unikë. Që të përshtaten dy njerëz të ndryshëm nevojitet kohë. Në martesë përshtatja kërkon të paktën 5 deri në 7 vjet. Kjo është arsyeja pse vitet e para të martesës janë aq kritike, sepse këto janë vitet e përshtatjes. Shumë divorce ndodhin gjatë viteve të para. Arritja e një martese të mirë është e vështirë dhe kërkon një kohë të gjatë, por ia vlen të vëmë në veprim të gjitha përpjekjet tona.

“Ne”

Zoti ynë na tregon se marrëdhënia në martesë është kaq e ngushtë saqë burri dhe gruaja bëhen NJE. “Tani e tutje ata nuk janë më dy njerëz, por një mish” – tha Jisui. Ata janë një në këndvështrimin e ligjit, një në këndvështrimin e shoqërisë, një në sytë e Perëndisë. Kjo njëshmëri do ta reflektojë veten në çdo aspekt të martesës. Çdo vendimmarrje në martesë duhet të jetë një vendimmarrje e dyanshme. Burri nuk duhet të vendosë pa u konsultuar me gruan dhe gruaja pa u konsultuar me burrin. Duhet të jenë një njëshmëri në vendimmarrjet e tyre. P.sh. një herë në muaj ata duhet të ulen dhe nuk duhet të flasin për asgjë tjetër, përveçse të ardhurave. Kështu, që të dy e kuptojnë sa kanë fituar dhe sa kanë harxhuar. Asnjë lek nuk duhet harxhuar derisa ata të dy nuk kanë rënë dakort për shpenzimin. “Ata do të jenë një”, -  tha Jisui. Një në zotërimet familjare, një në interesin shpirtëror, një në të gjitha marrëdhëniet që numëron jeta. Përderisa u martuam, duhet të thotë një çift, nuk do të jetë më kurrë ti dhe unë, që nga ky çast e tutje do të jetë ne. Homeri në librin e Odisesë shkruan: “Nuk ka gjë më të fuqishme dhe më fisnike sesa kur burri dhe gruaja janë të një shpirti dhe të një mendjeje në një familje.”

Lini – Bashkohuni

Një nga pjesët përbërëse shumë të rëndësishme për një martesë të lumtur gjendet tek Zanafilla 2:24: “Për këtë arsye njeriu do të braktis babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij.” Fjala që  duam të theksojmë këtu është ‘braktisja’. Sipas planit të Perëndisë, nëse dikush do të martohet, së pari duhet të ndahet nga prindërit e tij. Megjithatë, disa prindër nuk janë kurrë të gatshëm për të lejuar fëmijët e tyre të largohen. Ata kapen pas tyre përjetësisht dhe vendosin për ta, -  çfarë të bëjnë, çfarë të veshin, ku duhet të shkojnë, çfarë duhet të studjojnë, çfarë karriere duhet të ndjekin, me kë duhet të martohen, madje dhe si do të quhen nipërit dhe mbesat e tyre. Ata mendojnë se bëjnë mirë duke vazhduar të rrethojnë me kujdesin dhe mbrojtjen e tyre vajzën ose djalin e martuar dhe duke u sjellë atyre përfitime prej këshillave të tyre në çdo gjë. Duke vepruar në këtë mënyrë ata i mbajnë fëmijët në një gjendje varësisë e cila është në kundërshtim me atë që Bibla na mëson. Është e vështirë për nënën të lejojë fëmijën e saj ‘të largohet’, por nëse nuk e bën ajo krijon konflikt i cili mund të shkatërrojë jo vetëm martesën, por edhe tërë jetën e tij.
Sa martesa dështojnë sot për shkak se refuzojnë të dëgjojnë Fjalën e Perëndisë: “Për këtë arsye njeriu duhet të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet  me gruan e tij.”
                                   

Falja

Falja është thelbësore për një martesë të lumtur. Kur çiftet pyesin: “A mendoni se martesa jonë ka një shans për të mbijetuar?” - përgjigjja duhet të jetë: “Po, nëse jeni të gatshëm të falni njëri - tjetrin.” Sa pakënaqësira mund të ishin shmangur nëse burri dhe gruaja do të ishin aq të pjekur sa të thoshin në çdo moment dy fjalë të vogla: ‘Më fal’. Çdo ditë themi gjëra të gabuar,  ndodhemi në gjendje jo të mirë shpirtërore dhe vrasim ndjenjat e njëri-tjetrit, prandaj nuk ka as edhe një ditë që nuk ka nevojë ta falim njëri-tjetrin. Është pikërisht falja ajo që rivendos dashurinë dhe familjen. “Sa herë duhet të falim?”- është një pyetje që iu bë njëherë Jisuit. Përgjigjja e Tij ishte se ne duhet të falim 70 x 7. Është e rëndësishme t’u bindemi urdhërimeve të Tij, veçanërisht në martesë. Një predikues i tha njëherë guvernatorit Oglethorpe të shtetit të Xhorxhias: “Më mirë ta falni atë njeri, që ju bëri keq. Mos i mbani mëri.” Guvernatori iu përgjigj: “Zotëri, unë kurrë nuk fal.” Përgjigja që predikuesi i dha vlen veçanërisht në martesë: “Zotëri, unë shpresoj të mos keni nevojë të faleni.”
Shën Pavli thotë: “Mos lejoni diellin të perëndojë në zemërimin tuaj.” Ai do të thotë që nuk duhet të lejojmë asnjë ditë të përfundojë pa diskutuar mosmarrëveshjet tona dhe pa i zgjidhur ato përmes mirëkuptimit dhe faljes. Pak gjëra janë më të dëmshme në martesë sesa grumbullimi i mosmarrëveshjeve të pazgjidhura. Çdo mosmarrëveshje e tillë i ngjan një blloku prej betoni. Pas disa vitesh të gjitha këto shtresa betoni do të formojnë një mur që do të ngrihet në qendër të shtëpisë. Burri do të jetë nga njëra anë e murit dhe gruaja në anën tjetër pa folur me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që ndodh kur ne “lejojmë diellin të perëndojë në zemërimin tonë.” Falja e përditshme është një “domosdoshmëri” për një martesë të lumtur.

Synime të përbashkëta

Një djalë i ri shkon në aeroport për t’u nisur me avion për në San Françisko. Atje takon një zonjushë tërheqëse. Hyn në bisedë me të dhe e pyet: “Ku po shkon?” Ajo i përgjigjet: “Po shkoj në Nju York.”
“Shumë mirë atëherë, mrekulli!”- i përgjigjet djali. “Unë për në San Francisko po shkoj, prandaj le të udhëtojmë së bashku me të njëjtin avion.”
Ju mund të mendoni se kjo është për të qeshur, por në të vërtetë nuk është kështu. Mijëra të rinj po e bëjnë këtë gjë në martesën e tyre. Ata nuk kanë synime të përbashkëta. Në fakt, ata shkojnë në drejtime të kundërta. Ata mendojnë ndryshe për Perëndinë, për atë se çfarë është e mirë dhe e keqe, se në cilën kishë duhet të shkojnë fëmijët e tyre. Ata nuk kanë asnjë synim të përbashkët. Megjithatë, ata besojnë se mund të udhëtojnë së bashku. Një njeri mund të ketë gjithçka të përbashkët me personin që do, gjithçka përveç një gjëje. Kur ata futen në praninë e Perëndisë ata nuk mund të shkojnë së bashku, duhet të ndahen. Ai shkon tek kisha e tij, ndërsa ajo tek e saj. Elementi themelor i dashurisë së vërtetë – njësshmëria (uniteti) shpirtërore, -  po humbet. Një baba i mençur i tha birit të tij: “Martohu me një vajzë e cila ka interesat dhe synimet e tua, kështu që kur dashuria e pasionit ftohet, dashuria e vlerësimit dhe e miqësisë reale të ndizet dhe ta kompesojë, atëherë ti do të kesh një lidhje të qëndrueshme që kurrë nuk do të prishet nga ndonjë gjë.” Ka një urtësi themelore në këto fjalë.

Martesa ka nevojë për një drejtues

Çdo martesë e suksesshme ka nevojë për një drejtues, i cili sipas fjalës së Perëndisë është burri. “Burri është kreu i gruas”- thotë shën Pavli. Ai përfaqëson autoritetin e familjes. Ai siguron udhëheqjen e domosdoshme. Ai vë në zbatim disiplinën e duhur. Kjo nuk do të thotë që ai është superior ndaj gruas së tij, sepse në sytë e Krishtit të gjithë njerëzit janë të barabartë, nuk ka as mashkull e as femër. Martesa është një marrëdhënie e bashkëshortëve të barabartë. Ashtu si çdo institucion tjetër edhe familja duhet të ketë një drejtues. Një grua e mençur nuk do ta luante rolin e burrit në martesë, përkundrazi do të inkurajonte burrin e saj për të luajtur rolin e tij. Psikologët tregojnë se inati i gruas kundrejt burrit, i cili e ka lejuar të udhëheqë familjen është inati më i madh nga të gjithë inatet. Shumë gra dëshirojnë një burrë mbizotërues, një burrë të fortë për t’u mbështetur në kohe krize. Shumë raste të kriminalitetit dhe madje të sëmundjeve mendore vijnë nga familje ku babai ka pushuar së qëni drejtues.
Sën Pavli thotë: “Burri është kreu i gruas, ashtu si Krishti është kreu i Kishës…”(Ef. 5:23) Ne e dimë se çfarë ‘kreu’ ishte Krishti. Ai u lau këmbët dishepujve të Tij, kur askush tjetër nuk ishte i gatshëm për ta bërë këtë gjë. Sipas Krishtit, të jesh kreu, të jesh i pari do të thotë të shërbesh, të jesh i pari në dhënien e dashurisë, në mirëkuptim, në durim. Pikërisht, ky është roli i ‘drejtuesit’ për të cilin është thirur burri.                                 
                                                 

Fëmijët

Fëmijët nuk u përkasin prindërve, por Perëndisë. Prindërit janë thjesht kujdestarë për fëmijët e Perëndisë. Përgjegjësia më e madhe e prindërve është që të rrisin fëmijët e tyre ‘në Zotin’, t’i ndihmojnë ata të kuptojnë se janë fëmijët e Perëndisë dhe se Ai ka një plan për ta. Kjo është diçka që fëmijët mund të mësojnë vetëm nga prindërit të cilët janë mësuesit më të mëdhenj dhe më të efektshëm që një fëmijë mund të ketë. Nga prindërit fëmija përvetëson mësime (të mira ose të këqija) që ai kurrë nuk do t’i harrojë. Shkolla më e mirë që fëmija juaj do të ndjekë ndonjëherë do të jetë familja tij. Shërbesat kishtare dhe katekizmi janë thjesht plotësuese të asaj që fëmija mëson në familje. Kaloni kohë vetëm me secilin fëmijë. Babai del për darkë me secilin fëmijë një herë në muaj. Ata kanë kohë duke folur me njëri-tjetrin dhe fëmija ndjen një lloj shumë të veçantë dashurie personale.
Do të bënim mirë të kujtonim fjalët e Sokratit: “Nëse do të ngjitesha në vendin më të lartë të Athinës, unë do ta ngrija zërin tim dhe do të thoja - Bashkëqytetarë, përse rrokullisni dhe pastroni çdo gur për të mbledhur pasuri dhe kujdeseni kaq pak për fëmijët tuaj, të cilëve një  ditë do t’u dorëzoni gjithçka.”

Seksi

Perëndia e krijoi seksin që çiftet e martuara ta shijojnë së bashku. Urdhërimet kundër seksit të paligjshëm në Bibël nuk duhet të na japin përshtypjen se ka diçka të gabuar nga ana morale me seksin. Urdhërimet janë si një gardh që Perëndia ndërton rreth seksit për ta mbrojtur atë, sepse është diçka e shenjtë dhe e padhunueshme, diçka që është rezervuar nga Perëndia për një marrëdhënie shumë të veçantë të quajtur martesë. Lloji më i shëndetshëm i marrëdhënies midis dy të krishterëve të cilët kanë si qëllim të martohen është ai në të cilin të dy janë të tërhequr fort seksualisht nga njëri-tjetri, por që kuptojnë se marrëdhënia seksuale para martese do ta shkatërronte diçka të bukur dhe të shenjtë që Perëndia ka planifikuar.

Avokati apo prifti?

Përgjegjësia e priftit për suksesin e martesës tuaj nuk përfundon kur mbaron ceremonia. Ai vazhdon të jetë përgjegjës në sytë e Perëndisë për mbarëvajtjen e martesës suaj. Kështu, nëse ndonjë problem serioz del në martesën tuaj, ne dëshirojmë që ju të kuptoni se personi i parë që ju duhet të takoni për këshilla dhe udhëzime nuk është avokati, por prifti juaj. Ai është ati juaj shpirtëror.

Sigurimi juaj më i madh

Loidi i Londrës mund të sigurojë çdo gjë, por jo suksesin e martesës. Ekziston një rrugë e madhe sigurimi që ju mund të ndiqni për të garantuar unitetin dhe lumturinë e familjes suaj. Është e thjeshtë. Bëjeni Krishtin, burimin e dashurisë, qendrën e familjes suaj. Martesa në Kanë ishte një eksperiencë e dhimbshme dhe e vështirë para se Krishti të shkonte atje, por Ai e shndërroi këtë dhimbje në një martesë ideale.
Ka shumë çifte të cilët luten së bashku, shkojnë në kishë dhe marrin Krishtin bashkë në Kungimin të Shenjtë dhe shpeshherë lexojnë së bashku Biblën. Këto martesa nuk shkatërrohen. Ato janë lidhur bashkë nga fuqia më e madhe në botë - Perëndia.
“Dhe shiu zbriti dhe stuhitë erdhën, dhe erërat frynë dhe e goditën shtëpinë dhe ajo nuk u shemb, sepse ishte e ndërtuar mbi shkëmb.” Ky shkëmb është Zoti ynë Jisu Krisht. “Po s’e ndërtoi Zoti shtëpinë, më kot mundohen ndërtuesit.”
Ka një lloj të veçantë martese, që ndryshon nga shumë martesa qesharake që kryhen sot. Ajo quhet “martesa më Zotin” (1 Kor.7)
Ky është  lloji  i martesës që ne dëshirojmë për ju të dy.

Përmbledhje
Le të përmbledhim të gjitha ato që kemi thënë:

●  Lëreni Perëndinë t’ju ndihmojë të keni një martesë të lumtur. Lëreni jetën tuaj në dorën e Tij. Ftojeni Atë çdo ditë në martesën tuaj. Lutuni së bashku. Adhurojeni së bashku...Jetoni pranë Tij, i cili është Burimi i Dashurisë.

●  Le të jetë burri ‘kreu’ i gruas, d.m.th le të jetë i pari në dhënien e dashurisë, i pari në shërbim.

●  Kujtoni që do të jeni mësuesit dhe priftërinjtë më të mirë për fëmijët tuaj. Ndërtoni një qendër adhurimi familjar me një ikonë në shtëpinë tuaj të re. Lutuni së bashku si një familje.

●  Jashtë martese seksi është ‘i njollosur’. Brenda martese është tamam si toka e mirë, e bekuar nga Perëndia, një shprehje hyjnore dhe e shenjtë e dashurisë.

●  Nëse keni probleme serioze martesore, takoni priftin tuaj përpara se të takoni avokatin.

●  Sa më pranë  Perëndisë të jeni, aq më pranë njëri-tjetrit do të jeni.

●  Martesa është një përkushtim që zgjat për tërë jetën ndaj atij/asaj që do.  Qëllimi im do të jetë më shumë kënaqësia e tjetrit, sesa e imja

●  Dashuri do të thotë të japësh. Ajo duhet të shprehet çdo ditë. Thoni shpesh ‘Të dua’,  të paktën një herë në ditë.

●  Aty ku nuk ka dashuri, jepni dashuri dhe do të gjeni dashuri.

●  Dashuria është e mirë, e sjellshme dhe kujdeset për tjetrin.

●  Në të gjitha marrëdhëniet tuaja bashkëshorti/tja zë vendin e parë.

●  Bëjini komplimente njëri-tjetrit. Perëndia vendos njerëz të ndryshëm së bashku, në mënyrë që ata të ndihmojnë njëri-tjetrin në mangësitë e tyre.

●  Një martesë e mirë ka nevojë të rritet..., duke hedhur tej gjërat fëminore,  duke harruar veten dhe duke kërkuar të kënaq atë që do.

●  Martesa e mirë lulëzon nga lavdërimi i ndershëm.

●  Martesë e mirë nuk do të thotë të martohesh me personin e duhur, por të bëhesh personi i duhur.

● Perëndia më ndihmon të njohë më mirë veten nëpërmjet asaj që bashkshorti/ja im/e (si një pasqyrë) reflekton tek unë.

●  Mësoni të thoni: “Më fal, bëra gabim.”Kjo do t’i japë fund grindjeve.

Mos u frikësoni nga konfliktet. Ato mund të jenë sfida për t’ju ndihmuar të njihni më mirë njëri-tjetrin.

● Gjeni kohë për të komunikuar, për të dëgjuar njëri-tjetrin, t’i hapni zemrën e njëri - tjetrit. Mos kini frikë të komunikoni ndjenjat e acaruara ndershmërisht dhe me dashuri.

●  Pranoni bashkëshortin/en tuaj. Mos prisni përsosmëri. Mos u përpiqni për të ndryshuar bashkëshortin/en. Personi i vetëm që mund të ndryshoni është vetja juaj. Këtu fillon ndryshimi i vërtetë.

● Ne jemi përgjegjës për sjelljet e njërit-tjetrit në martesë. Kur bashkëshorti/ja juaj sillet keq, shikoni me kujdes veten që të kuptoni nëse jeni përgjegjës.

Mos u indinjoni. Përpiquni të kuptoni bashkëshorti/en nëpërmjet pjesëmarrjes në vuajtjen e tij/saj.

●  Një martesë e mirë kërkon kohë.

●  Mësoni të thoni NE.

●  Mbajini bashkë paratë, ato ju përkasin të dyve.

●  ‘Lërini’ prindërit tuaj. ‘Bashkohuni’ me bashkëshorti/en tuaj. Mos lejoni të tjerët të vendosin për ju.

●  Kurrë mos shko të flesh i/e inatosur. Faleni njëri-tjetrin çdo ditë - dhe harroni!

Perëndia ju bekoftë!

6 comments:

  1. Përshëndetje, emri im është Debora Mary Unë jam nga Tirana, por unë shkoj në Parkun Kombëtar Waterton Lakes Kanadë me burrin tim. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa i ngazëllyer unë jam për rivendosjen e martesës sime të thyer dhe tani burri im është tërësisht mbrapa pasi më ka lënë mua dhe fëmijët tanë për një grua tjetër. Ne kemi qenë të martuar për shtatë vjet dhe gjatë martesës kemi pasur një seri luftarake që na persekutuan derisa më në fund ai u largua me mua dhe fëmijët tanë dhe shkoi në Australi për të qenë me një grua tjetër. ai bllokoi të gjitha mjetet e komunikimit që i bën ato të pavlefshme. Mësova se jeta ime kishte mbaruar dhe fëmijët e mi mësuan se kurrë nuk do ta shihnin më babanë e tyre. Unë u përpoqa të jem i fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda të kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën time, unë u konsumova nga trishtimi dhe dhimbja, sepse unë me të vërtetë e desha. Çdo ditë dhe natë mendoj për të dhe gjithmonë doja që ai të kthehej me mua, unë isha fjalë për fjalë duke u çmendur dhe kishte nevojë për një ndërhyrje hyjnore, kështu që i thashë secilit prej problemeve të mia një miku im i cili dikur kishte sfida të ngjashme në të jeta martesore. Ajo më ka referuar një emri shumë të fuqishëm me emrin DrIgbinovia. Ajo tha se ai ishte arsyeja e vetme për lumturinë që ajo po shijonte në këtë ditë Drigbinovia mund të ndihmojë, marrëdhëniet e thyer ajo tha se unë kam për ta vënë atë në try.I kontaktuar atë në E-Mail-Adresse doctorigbinovia93@gmail.com dhe ai më dha udhëzime se çfarë të bëja dhe kështu bëra, atëherë ai bëri një magji dashurie për mua. Për habinë time më të madhe, pas tre javësh, burri im më thirri dhe më tha se na mungonte aq shumë sa fëmijët, isha aq i befasuar, zemra ime u mbush me gëzim dhe ngazëllim dhe fillova të hijeshim lotët e mi. Ai kërkoi falje për gabimin e tij dhe kërkoi falje për dhimbjen që shkaktoi mua dhe fëmijët. Kështu u kthye tek ne, me shumë dashuri dhe gëzim, dhe që nga ajo ditë, martesa jonë tani ishte më e fortë se më parë. Falënderime për Drigbinovia, ai është njeri shumë i fuqishëm, prandaj vendosa ta tregoja historinë time për hir të atyre grave dhe burra që përjetuan atë që ndodhi. Unë dua që ju të dini se ka një zgjidhje. Drigbinovia është zgjidhja, një spellcaster i vërtetë dhe i fuqishëm që u lut për të jetuar një kohë të gjatë për të ndihmuar gratë dhe fëmijët në kohën e tyre të dhimbjes. Dhe gjithashtu ka spells për shërimin e HIV, kancerit, etj TË MIRA TË MIRA,

    ReplyDelete
  2. Emri im është Lilian N.Kjo është një ditë shumë e lumtur e jetës sime për ndihmën që Drsaguru më ka dhënë duke më ndihmuar të kthej ish burrit tim me magjinë e tij dhe magjinë e tij. Unë kam qenë i martuar për 6 vjet dhe ishte kaq e tmerrshme, sepse burri im ishte me të vërtetë mashtrim mbi mua dhe ishte duke kërkuar për një divorc, por kur kam ardhur nëpër email Dr.saguru në internet se si ai ka ndihmuar kaq shumë njerëz për të marrë ish e tyre prapa dhe të ndihmojnë për të rregulluar marrëdhëniet. dhe t'i bëjnë njerëzit të jenë të lumtur në marrëdhëniet e tyre. I shpjegova situatën time atij dhe pastaj kërkova ndihmën e tij, por për habinë time më të madhe, ai më tha se ai do të më ndihmojë me rastin tim dhe këtu unë tani po festoj sepse Burri im ka ndryshuar krejtësisht për mirë. Ai gjithmonë dëshiron të jetë me mua dhe nuk mund të bëjë asgjë pa pasur të tashmen. Unë me të vërtetë po e shijoj martesën time, çfarë është një festë e madhe. Unë do të vazhdoj të dëshmoj në internet, sepse Dr.Saguru është me të vërtetë një magjistar i vërtetë spell. A KENI NEVOJË TË NDIHMOJNË PASTAJ ME DOKTORIN E KONTAKTIT SAGURU TANI VIA EMAIL: drsagurusolutions@gmail.com ose WhatsApp +2349037545183 Ai është i vetmi përgjigje ndaj problemit tuaj dhe ju bën të ndiheni të lumtur në marrëdhënien tuaj.
    1 LOVE SPELL
    2 WIN EX BACK
    3 FRUIT TË WOMB
    4 PROMOVIMI SPELL
    5 MBROJTJA SPELL
    6 SPELL BIZNESI
    7 PUNA E MIRË PUN
    8 SPLIT LOTTERI DHE RASTI I GJYKATAVE.

    ReplyDelete
  3. Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
    Email: wightmagicmaster@gmail.com

    ReplyDelete
  4. Përshëndetje të gjithëve, A po kërkoni një tregtar profesionist, menaxher Forex dhe binar i cili do t'ju ndihmojë të tregtoni dhe menaxhoni llogarinë tuaj me një sasi të mirë dhe masive fitimi në këmbim. mund të kontaktoni MR. Benson për planin tuaj të investimit inorder për të filluar. sepse ai më ndihmoi të fitoja 50.000 € me pak para investimi. Benson ju jeni tregtari më i mirë që mund të rekomandoj për këdo që dëshiron të investojë dhe tregtojë me një tregtar të mirëfilltë, ai gjithashtu ndihmon në rikuperimin e fondeve të humbjes .. mund ta kontaktoni në WhatsApp e tij: +17168691327

    ReplyDelete
  5. Mulțumesc domnule pentru vrăjile tale reale. Numele meu este Zara Matteo. Acest lucru este cu adevărat incredibil și nu am experimentat niciodată așa ceva în viața mea. Înainte de a vă cunoaște, domnule, am încercat toate mijloacele probabile pe care le-am putut pentru a-mi aduce soțul înapoi, dar am ajuns să-mi dau seama că nimic nu funcționează pentru mine și că soțul meu a dezvoltat multă ură pentru mine. Am crezut că nu există nicio speranță de a mă reîntâlni cu fostul meu soț. Dar când am citit recenzii bune despre modul în care DR WHITE îi ajută pe ceilalți, am decis să-i trimit un mesaj prin WhatsApp: +17168691327. să încerc și am făcut tot ce mi-a instruit și am avut încredere în el și i-am urmat instrucțiunile, întrucât el m-a garantat în 48 de ore și tocmai atunci fostul meu m-a sunat. Domnule, acum suntem mai fericiți ca niciodată. Totul arată perfect și atât de natural! Vă mulțumesc foarte mult domnule pentru vrăjile dvs. autentice și incontestabile. aici din nou e-mailul său:

    wightmagicmaster@gmail.com

    .com Îl poți și Whatsapp:
    +17168691327

    ReplyDelete
  6. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete