"O Zot Perëndia ynë, që
me kujdesin tënd shpëtimtar pranove ta tregosh martesën të çmuar në Kana të
Galilesë me praninë Tënde; Ti edhe tani ruaji me paqe dhe me një mendje shërbëtorët
e Tu të cilët i denjove të bashkohen me njëri-tjetrin. Bëjua martesën të
ndershme; shtratin e tyre ruaje të kulluar; denjo që bashkjetesa e tyre të
qëndrojë e panjollshme; dhe bëji të denjë që të arrijnë pleqëri të lumtur, që
të zbatojnë me zemër të pastër porositë e tua".
"Madhërohu, o dhëndërr,
si Abrahami, bekohu si Isaku dhe shumohu si Jakovi, duke ecur në paqe edhe duke
zbatuar me drejtësi porositë e Perëndisë".
"Dhe ti, o nuse,
madhërohu si Sara, ngazëllohu si Rebeka dhe shumohu si Rakela, e gëzuar me
burrin tënd, duke ruajtur kushtet e ligjit se ashtu denjoi Perëndia".
"O Perëndi, Perëndia
ynë, që erdhe në Kana të Galilesë dhe bekove dasmën e atjeshme, bekoi dhe këta
shërbëtorët e tu, që me kujdesin Tënd u bashkuan në martesë. Beko hyrjet dhe
daljet e tyre; mbushua jetën me të mira; priti kurorat e tyre në mbretërinë
tënde, duke i ruajtur të panjollshme, të kulluara dhe të palakmuara në jetë të
jetëve".
TË KURORËZUAR
Sipas traditës së vjetër të
Kishës Orthodhokse sot ju jeni të kurorëzuar. Në sytë e Perëndisë ju jeni një
çift mbretëror. Perëndia e konsideron burrin dhe gruan përkatësisht si mbretin
dhe mbretëreshën e krijesës. Ashtu si thotë edhe Bibla: "Ai i kurorëzoi
ata me nder dhe lavdi …".
Në ditën tuaj të martesës
Perëndia e bën të qartë që Ai nuk dëshiron që të jeni kukulla, por Ai zgjedh të
punojë nëpërmjet jush dhe në mënyrë të veçantë nëpërmjet martesës dhe familjes
së krishterë për të krijuar të ardhmen e botës së tij. Ai ju kurorëzon me
dinjitet mbretëror dhe nder si mbret dhe mbretëreshë të madhështisë së gjithë
mbretërive, në mbretërinë në të cilën të gjitha çështjet sociale ngrihen ose
bien: familja.
Ju do të vini re që kurorat
janë lidhur së bashku nëpërmjet një kordeleje - kordelja e lidhjes reciproke,
kordelja e dashurisë që lidh dy njerëz në shërbim të njëri - tjetrit. Kur kurorëzoheni
prifti thotë: "Shërbëtori i Perëndisë ... kurorëzohet me..., ju
kurorëzoheni mbret dhe mbretëreshë për njëri-tjetrin. Ju duhet të jeni
shërbëtorë të njëri - tjetrit në dashuri. Vetëm nëse jetoni për njëri - tjetrin
ju do të gjeni në martesë përmbushje dhe gëzim. Jo, "të bëjë gjërat e
mia", por të bëjë atë që kënaq bashkëshortin/en tim/e është dëshira më e
zjarrtë e atyre që e duan me të vërtetë njëri - tjetrin në Krishtin. Ashtu si
dikush tha: "Qëllimi im tani nuk është të gjejë dikë që do të më kënaqë
mua, por të kënaqë atë që unë kam zgjedhur". Kjo është rruga e plotësimit
të vërtetë në martesë. Kur ju pini së bashku kupën e përbashkët, ju i thoni
njëri-tjetrit: "Ne do të pimë kupën e jetës së bashku. Që nga ky moment,
jeta jonë do të jetë së bashku, ne nuk do të jemi më kurrë vetëm".
Kur ju ecni pas priftit rreth
tryezës, ai ju drejton me librin e Ungjillit, në hapin tuaj të parë së bashku
si burrë dhe grua. Ai ju drejton ju në hapat e Jisuit, që tregohet nëpërmjet
librit të Ungjillit. Vazhdoni të ecni në këto hapa, të ndiqni Jisuin në jetën
tuaj martesore dhe Ai do t'ju drejtojë në rrugën e drejtësisë dhe gëzimit.
Prandaj vallja rreth tryezës është quajtur "vallja e Isaias". Ajo
shpreh kremtimin e vërtetë dhe gëzimin e martesës midis dy të krishterëve të
cilët ecin me të vërtetë në gjurmët e Jisuit.
Këmbimi i unazave në
shërbesën Orthodhokse quhet fejesë. Ajo do të thotë premtime. Kjo tregon që ju
premtoni të vazhdoni me më tepër premtime, më tepër dashuri, më tepër
përkushtim, më tepër sakrificë, më tepër mirëkuptim, më tepër mirësi, më tepër
arsyetime. Sot ju i bëtë premtimet. Mirëmbajini këto premtime dhe shikoni se si
do të përparojë martesa juaj.
TRAJTONI NJËRI-TJETRIN SI MBRET DHE MBRETËRESHË
Veprimi i kurorëzimit që zë
vend gjatë ceremonisë martesore tregon që nusja dhe dhëndërri janë njerëz shumë
të rëndësishëm në sytë e Perëndisë. Si shëmbëlltyrat e Tij të gjalla dhe të
rifituara, ata kurorëzohen mbretëreshë dhe mbret i universit, duke reflektuar
realitetin e Perëndisë, i cili është Krijuesi dhe Mjeshtëri i të gjithave. Ata
kurorëzohen me nder dhe lavdi. Shën Joan Gojarti thotë: "Kur nusja dhe
dhëndërri bashkohen në martesë, ata nuk janë më diçka e kësaj bote, por vetë
shëmbëlltyra e Perëndisë". Ndërsa Perëndia na kurorëzon mbret dhe
mbretëreshë gjatë ceremonisë martesore, Ai duke ditur madhështinë dhe
unikalitetin e çdo personi në bashkim, na rekomandon kuptimin dhe dinjitetin më
të madh. Përderisa Perëndia na trajton si mbret dhe mbretëreshë, gjithashtu ai
dëshiron që në lidhjen bashkshortore ta trajtojmë njëri-tjetrin si mbret dhe
mbretëreshë.
Dimë që nënvlerësimi është
sot problemi numër një i grave të martuara. Kjo nuk do të ndodhë kurrë, nëse
kujtojmë kurorat dhe trajtimin e bashkëshortit/es tonë si mbret ose mbretëreshë
me dashuri dhe dinjitet madhështor.
Më kujtohet një burrë i cili
kur kthehej nga puna ndalonte rrugës tek një dyqan lulesh dhe blinte një
trëndafil të kuq dhe e vendoste atë nën jastëkun e gruas. Ajo ishte mbretëresha
e tij, dhe ai e shfaqte këtë. Më kujtohet gjithashtu, gruaja e cila shkruante
mesazhe dashurie dhe i vendoste në xhepat e rrobave të burrit të saj. Ai i
gjente ato gjatë ditës dhe dashuria që ata kishin për njëri-tjetrin rritej. Ata
e trajtonin njëri-tjetrin me dinjitet madhështor, si mbret dhe mbretëreshë,
ashtu si bëri Perëndia në ceremoninë e martesës. Ashtu si thotë edhe shën
Pavli, ata bëhen shërbëtorë të njëri-tjetrit në dashuri. Perëndia ju ka
rekomanduar sot një dinjitet madhështor, ruajeni atë, mbajeni të gjallë.
Trajtojeni njëri-tjetrin si anëtarë të familjes mbretërore. Ju jeni mbret dhe
mbretëreshë - në sytë e Perëndisë!
KURORAT E MARTIRIZIMIT
Kurorat e martesës në
ceremoninë e martesës Orthodhokse krahasohen me kurorat e martirëve, ngaqë çdo
martesë e vërtetë kërkon vetsakrifikim të pamatshëm nga të dyja palët. Ju nuk
mund të keni afrimitet pa konflikte. Konflikti është pjesë e intimitetit të
vërtetë. Nuk duhet të frikësohemi nga konfliktet në martesë. Nuk duhet t'i
lejojmë të na dekurajojnë. Dashuri nuk do të thotë që nuk do të kemi kurrë
konflikte. Konfliktet ekzistojnë në çdo martesë, por ato nuk duhen parë si
mallkime, por më shumë si sfida - sfida që ne të rritemi në mirëkuptim dhe
dashuri.
Ashtu si Erik Fromm thotë:
"Konfliket … (në martesë) nuk janë shkatërruese. Nëse merren si duhet, ato
të drejtojnë në sqarime dhe shpjegime. Ato sjellin një pastrim për secilin nga
të dy personat dhe nxjerrin në pah më shumë mirëkuptim dhe më teqër fuqi".
Një atë shpirtëror mbante
gjithmonë një parim. Sa herë që shkonin tek ai për martesë, ai gjithmonë e
pyeste çiftin nëse kishin patur ndonjë grindje - jo thjesht një mosmarrëveshje
të rastësishme në mendim, apo një ndryshim në opinion - por një grindje të
vërtetë.
Shumë herë ata thoshin:
"Oh, jo, atë, ne e duam njëri-tjetrin". Atëherë ai u thoshte:
"Së pari grinduni - dhe pastaj unë do t'ju martoj".
Sigurisht që çështja nuk
është grindja, por aftësia pë t'u pajtuar me njëri-tjetrin. Kjo aftësi duhet të
rritet dhe të provohet që para martesës. "Prova e grindjes" është e
domosdoshme për një martesë të lumtur.
DISA RREGULLA PËR GRINDJE QË SJELLIN DOBI
Më poshtë do të japim disa
rregulla praktike për të mësuar si të grindemi në mënyrë që grindja të sjellë
dobi.
1. Gjërat e vogla konsideroi të vogla - mos e bëj qimen
tra.
2. Ruaj diskutimin - një ndryshim në opinion nuk është i
nevojshëm të kthehet në grindje.
3. Kujdes gjuhën dhe zemërimin - gjithmonë e lëndojmë atë
që duam, sepse i njohim dobësitë e tij/saj.
4. Mbaj rregullat - zbuloi ndjenjat e tua me ndershmëri.
Mos fyej, mos fol indirekt.
5. Ruajeni grindjen për veten tuaj - dy vetë mjaftojnë për një grindje të
mirë. Mos fut vjehrrën, vjerrin, shokët, fqinjët, fëmijët në grindjen tënde.
6. Ruaj rrjedhën e grindjes - mos gërmo të shkuarën për të
mbështetur pozicionin tënd të tashëm. Lëri të shkuarat të jenë të shkuara.
7. Diskuto - heshtja është shkatërruese dhe e dëmshme.
8. Grindja të jetë e shkurtër - kurrë mos lejo që dielli të
perëndojë në zemërimin tuaj.
DASMA NË KANË
Vera që përdoret në dasëm është marrë nga
Dasma në Kanë të Galilesë ku Krishti kreu mrekullinë e Tij të parë. Dy nga
gjashtë enët prej balte që mbanin ujë dhe që u bekuan nga Jisui në dasëm dhe u
kthyen në verë ruhen në Kishë. Ungjilli që lexohet sot në shërbesën e Martesës
lidh historinë e kësaj mrekullie. 3 gjëra vihen re në historinë e kësaj
mrekullie. Së pari, kur ata zbuluan që kishin një problem - që vera kishte
mbaruar - Maria, nëna e Zotit i këshillon ata t'ia tregojnë këtë problem Jisuit
- dhe ata ashtu bënë. Së dyti, ajo i këshillon ata të bëjnë atë që Jisui do t'u
thoshte - dhe ata ashtu bënë. Dhe së treti, ata ishin mjaft të zgjuar që në
dasmën e tyre kishin ftuar Jisuin - në vendin e parë.
Nëse ne do të ftonim Jisuin
në martesat tona sot dhe bëjmë atë që Ai na thotë e i tregojmë Atij të gjitha
problemet tona, atëherë gjithçka do të ndryshonte.
Si në dasëm kështu edhe në
jetë vera mund të mbarojë. Vera e gëzimit, vera e shpresës dhe kremtimit, vera
e mirëqënies dhe energjisë, vera e buzëqeshjes dhe dashurisë, të gjitha mund të
mbarojnë. Ajo që mbetet disa herë është ujë, zbehtësi e humbjes së energjisë,
emocione të turbullta, keqardhje e mërzitshme, mungesë dashurie, mungesë
shprese, mungesë gëzimi. Por Krishti mund të kthejë ujin ose një martesë pa
shije, në verë shumë të shijshme të një bashkimi të gëzueshëm. Asgjë nuk është
aq e vështirë, ose e mërzitshme, ose pa shpresë që Jisui nuk mund ta prekë me
dashurinë e Tij dhe ta kthejë në nivelin më të mirë që ajo mund të jetë, ashtu
si ujin që Ai e ktheu në verë, ishte vera më e mirë që ata kishin shijuar
ndonjëherë.
Dëshira e lutjes sonë për të
dy ju sot është që ju të praktikoni në martesën tuaj të luteni së bashku çdo
ditë. Praktikoni që të gjitha problemet tuaja t'ia tregoni Atij, dhe të bëni
atë që Ai ju thotë. Ai le të jetë këshilluesi juaj, Miku juaj më i Mirë. Atje
ku Krishti është i pranishëm, atje do të ketë falje, dashuri, mirëkuptim, durim
dhe gëzim. Atje ku Krishti është i pranishëm, vera e gëzimit dhe e dashurisë së
vërtetë nuk do të mbarojë kurrë.
MBAJENI MARTESËN TUAJ NË RIPËRTËRITJE TË VAZHDUESHME
Një prift nguronte të
martonte një çift që ende nuk kishin patur një grindje. Ajo që ka rëndësi -
thoshte ai, - nuk është që ju kurrë nuk grindeni, por që ju të mësoni si të
veproni pas një grindjeje. Ky është një art që mund dhe duhet të mësohet para
martese. Për sa kohë ju jeni në gjendje të falni njëri-tjetrin, nuk është e nevojshme të shqetësoheni për të ardhmen e
martesës suaj.
Shën Pavli thotë:
"Dielli le të mos perëndojë në zemërimin tuaj". Ai nënkupton që nuk
duhet të lejojmë që dita të përfundojë pa diskutuar mosmarrëveshjet tona dhe pa
i zgjidhur ato me anë të mirëkuptimit dhe faljes. Nuk ka gjë më të dëmshme në
martesë sesa grumbullimi i mosmarrëveshjeve të pazgjidhura. Çdo mosmarrëveshje
e tillë është si një bllok çimentoje. Pas një periudhe disa vjeçare të gjitha
këto blloqet e çimentos do të formojnë një mur në mes të familjes. Burri do të
jetojë në një anë të murit dhe gruaja në anën tjetër, pa asnjë lloj komunikimi
midis tyre. Kjo është ajo që ndodh, kur ne "e lëmë diellin të perëndojë në
zemërimin tonë". Falja e përditshme është një "DUHET" për një
martesë të lumtur. Ajo është një nga frytet e dashurisë së Krishtit. Jetoni në
dashurinë e Tij dhe ju do ta keni këtë falje e cila do t'ju bëjë të aftë ta mbani
martesën tuaj në ripërtëritje të vazhdueshme.
INVESTIMI JUAJ MË I MADH
Perëndia dëshiron që martesa
juaj të jetë e lumtur. Ju të dy jeni fëmijët e Tij. Ashtu si prindërit tuaj
dëshirojnë t'ju shohin të lumtur në martesë, sa më shumë e dëshiron Ati Qiellor.
Përderisa Ai është Perëndi, Ai mund të bëjë më tepër sesa vetëm të DËSHIROJË;
Ai mund të ndihmojë ta bëjë martesën tuaj të lumtur. Ne vendosim një theks të
madh në fjalën BËJ. Duhet të dimë që nga ky moment, se thënia 'dy njerëz
martohen dhe jetojnë të lumtur për gjithë jetën' është marrë nga një përrallë
dhe jo nga libri i jetës. Libri i jetës na tregon që dy njerëz martohen dhe
fillojnë të zbulojnë sesa të ndryshëm janë, që ata duhet të ndreqin njëri -
tjetrin dhe kjo nuk është e lehtë; kërkon kohë, durim, përpjekje. Me fjalë të
tjera, martesa është një investim. Ti do të marrësh nga ajo vetëm aq sa do të
japësh në të. Nëse nuk do të japësh asgjë, nuk do të marrësh asgjë. Por nëse ju
do të dëshironi të investoni shumë dashuri, durim dhe mirëkuptim në këtë
marrëdhënie, atëherë përfitimi që ju do të merrni do të jetë përtej vlerës që
keni menduar.
Presidenti i një kompanie të
madhe kishte punuar shumë gjatë viteve për të arritur suksesin që ai dëshironte
të kishte në botën e biznesit. Ai u divorcua dhe i takonte dy fëmijët e tij,
vetëm një herë në javë. Ai tha diçka që ne duhet ta kujtojmë: "Nëse unë do
t'i kisha dhënë familjes sime gjysmën e kohës që i dhashë biznesit tim, tani
nuk do të isha i vetmuar dhe pa strehë".
Nuk ka sukses më të madh sesa
një familje e lumtur. Asnjë sukses tjetër nuk do të kishte kuptim nëse ne
dështojmë në familje. Me të vërtetë ky është investimi më i madh në jetë, i
cili e meriton kohën dhe përpjekjen tonë më të madhe.
Lutja jonë për ju sot është
që ju të investoni pjesën më të mirë të kohës, përpjekjes dhe lutjes suaj në
martesën tuaj.
"Ai që dështon në
martesë, - ka thënë një filozof grek,- dështon në jetë. Ai që arrin sukses në
martesë, arrin sukses në jetë".
Uroj të jetoni të lumtur,
madje edhe pas martesës. Sigurisht, do të jetoni, nëse e trajtoni martesën si
investimin më të mirë dhe më me vlerë.
"A E DI ÇFARË MË LËNDON?"
Një mësues i vjetër thoshte
zakonisht se e kishte zbuluar kuptimin e dashurisë nga dy fermerë të dehur. Ai
i takoi ata një ditë, kur shkoi të vizitonte pronarin e tavernës ku ata pinin.
Dy fermerët e dehur deklaronin hapur se sa shumë e donin njëri - tjetrin.
Papritur Vladimiri i thotë Ivanit: "Ivan, më thuaj çfarë më lëndon?"
Ivani e shikon Vladimirin me sy të turbulluar dhe i thotë: "Nga e di unë
se çfarë të lëndon ty?". Atëherë Vladimiri i përgjigjet: "Nëse ti nuk
e di se çfarë më lëndon mua, si mund të më thuash se më do?".
Dashuria e di se çfarë e
lëndon atë që ajo do. Një shembull i kësaj është Zoti Jisu, i cili është i
dashuri më i madh në histori dhe e di
shumë mirë se çfarë e lëndon secilin nga fëmijët e Tij. Ai e dinte dhimbjen e
gruas që shkeli kurorën, e cila do të vritej me gurë për mëkatin e saj. Ai e
dinte dhimbjen e 10 lebrozëve që shkuan tek Ai dhe iu lutën që t'i shëronte. Ai
e dinte dhimbjen e nënës, djali i vetëm i së cilës po mbartej me arkivol për në
varreza. Ai e dinte dhimbjen e djalit të ri që torturohej tmerrësisht nga një
frymë e ligë. Ai e dinte sa i dhimbshëm është lëndimi dhe erdhi tek ne me
dhembshuri të thellë.
Si mund të njohë dashuria
dhimbjet e thella të të tjerëve? Sigurisht, jo thjesht nëpërmjet pyetjes:
"Kur u lëndove i/e dashur?".
Që të njohësh dhimbjet e
tjetrit duhet ta dëgjosh - ta dëgjosh me të vërtetë - atë që do, të jesh
tërësisht dhe plotësisht i pranishëm tek tjetri që ai/ajo të lehtësohet.
Por, si mund të fitojë dikush
një dëgjim të tillë të plotë dhe të jetë tërësisht i pranishëm në mendje?
Sigurisht kjo nuk vjen nga dhuratat tona natyrore, ose nga personaliteti ynë i
fuqishëm, apo nga qëndrueshmëria emocionale, ose nga talentet tona të veçanta.
Një ndjeshmëri e tillë ndaj dhimbjeve të të tjerëve vjen nga një prani tjetër:
Prania jonë tek Ati që na deshi, Biri që na shpërbleu dhe Shpirti i Shenjtë që
vjen dhe banon në ne. Ne duhet të jemi aq tërësisht të pranishëm tek Trinia e
Shenjtë në lutje, dashuri dhe besnikëri, sa është edhe Ai ndaj nesh. Për këtë
Prani shën Pavli shkruan: "Dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat
tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë". (Rom.5:5)
Dhe është kjo dashuri -
dashuria e Perëndisë - që Shpirti i Shenjtë derdh tek ne, e cila lind tek ne
këtë ndjeshmëri ndaj dhimbjeve të të tjerëve. Dashuria e vërtetë është
fuqimisht e ndjeshme. Ajo i njeh dhe i ndjen dhimbjet e të tjerëve. Uroj që të
dy ju të futeni tek Prania e Perëndisë. Nëse po, atëherë pyetja e dhimbshme:
"Si mund të më thuash të dua, nëse ti nuk e di se çfarë më lëndon?",
do të zëvendësohet me këto fjalë të çmuara që do të forcojnë martesën tuaj:
"Faleminderit që e përpjestove dhimbjen time. Duke ditur që ti kujdesesh
dhe ndjen dhimbjen time, ajo është zvogëluar shumë. Unë të dua".
NJË PËRGJIGJE E BUTË
Është zbuluar që 90% e
grindjeve të jetës së përditshme shkaktohen nga toni i gabuar i zërit.
Gjithashtu është zbuluar që
kur mësuesit nuk u bërtasin fëmijëve, por i qortojnë me butësi, kjo mund të
dëgjohet nga fëmijët vetëm për t'u korrigjuar, madje shumica e fëmijëve të
pabindur ndryshojnë sjelljen e tyre.
Është bërë një test për të
zbuluar se si mënyra e tonit të zërit ndikon tek detarët kur ata urdhërohen për
lundrim. Një numër eksperimentesh zbuloi që mënyra me të cilën një person i
drejtohet një tjetri, përcakton, në përqindjen më të madhe, llojin e përgjigjes
që do të marrë. P.sh. kur një personi i flitet me zë të butë, ai do të
përgjigjet në të njëjtën mënyrë, por kur i bërtasim, përgjigja e tij do të
kthehet në të njëjtin nivel të zërit. Kjo është e vërtetë edhe nëse komunikimi
është ballë për ballë, apo në telefon.
Do të dëshiroja të theksoja
këtu përkufizimin e bukur të Kuakers: "Janë njerëz të ditur dhe të qetë
ata që nuk bërtasin kurrë, ose nuk përgjigjen me të njëjtën mënyrë që u
flitet".
Bibla thotë: "Përgjigja
e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin".
(Fj.urt.15:1)
Çfarë themi dhe si e themi
nuk është vetëm për të bërë një ndryshim në natyrën e reagimit që do të marrim
nga të tjerët, por ajo gjithashtu mund të përcaktojë nëse konflikti ose paqja
do të përfundojë. Sa grindje mund të shmangen, sa situata të tensionura mund të
qetësohen dhe sa qëndrime kundërshtuese mund të evitohen, nëse ne do t'i
kushtonim më shumë vëmendje cilësisë së tonit të zërit tonë.
"Përgjigja e ëmbël e
fashit zemërimin". Një përgjigje e butë, nuk është përgjigje e dobët. Kjo
është një aftësi për të thënë gjërat që kontribuojnë në mirëkuptim. Ajo është
aftësi për t'u përmbajtur nga të thënit fjalë që i hedhin bezninë zjarrit.
Përgjigja e butë është një përgjigje që bazohet në dashuri.
Shën Pavli shkruan: "Le
të hidhet larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo
ligësi. Por jini të mirë dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin, duke e falur
njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin".
(Ef.4:31-32)
Ndërsa ju ecni së bashku në
jetë kujtoni rëndësinë e shtimit të butësisë dhe mirësisë tek zëri juaj. Kurrë
mos i bërtisni njëri-tjetrit, veçse nëse shtëpisë i ka rënë zjarri!
THONI TË VËRTETËN ME DASHURI
Shën Pavli thekson tek
Efesianët 4:15 një pjesë të rëndësishme për një martesë të lumtur: Ai na fton
të themi të vërtetën me dashuri.
Të jemi të ndershëm dhe t'i
themi të vërtetën bashkëshortit tonë nuk është e mjaftueshme. Ne duhet ta themi
atë me dashuri. Ka shumë mënyra për të thënë të vërtetën - disa prej tyre mjaft
shkatërruese, si e vërteta e thënë me zemërim, sepse ajo nuk mund të të bindë,
për vetë arsyen e mirë se nuk mund të jetë plotësisht e vërtetë kur thuhet me
zemërim. Zemërimi gjithmonë e infekton dhe e korrupton të vërtetën.
Çdo veprim i bërë pa dashuri
është i mëkatshëm, të thënit e së vërtetës pa e mbështjellë atë me dashuri
shpesh mund të jetë me të vërtetë e mëkatshme. Shumë lidhje njerëzore mund të
shkatërrohen nga të thënit e së vërtetës pa dashuri.
Ka shumë gjëra të mëdha të
njohura nga ju edhe unë ndaj të cilave duhet të qëndrojmë përgjithmonë të
heshtur, sepse nuk kemi hirin të themi këto të vërteta në të vetmen mënyrë që
ato duhet të thuhen. Pra, është një rregull shumë i mirë që ta ndjekim të
gjithë, - veçanërisht çiftet e martuara -
që kurrë të mos e themi të vërtetën, derisa të mëso-
jmë ta themi me dashuri.
Hugel shpjegonte rregullin që ai ndiqte për të kritikuar dhe përmbedhur librat
e njerëzve të tjerë. Ai thoshte që gjithmonë e fillonte kritikën e tij duke
thënë ato që mundej në lëvdim të librit, pastaj shprehte dyshimet dhe
kundërshtimet e tij dhe në fund bënte një përmbledhje, ku ai rikthehej përsëri
në pikat e mira të librit. Ai ishte gjithmonë në ankth për ta veshur të
vërtetën me dashuri.
Shembulli më i madh i
"të thënit të vërtetës me dashuri" ishte Zoti ynë Jisu. Ai e tha të
vërtetën, ashtu si asnjë njeri e kishte thënë atë, madje e folura e Tij nuk do
të ishte dëgjuar, nëse Ai nuk do të kishte bërë gjë tjetër, përveç të folurit.
Ai e tha realisht të vërtetën, por ai e tha nga dashuria e një zemre që vuajti
dhe vdiq për ne.
Pra, ne i këshillojmë të
gjithë çiftet e martuara të jenë të ndershëm me njëri-tjetrin, t'i thonë të
vërtetën njëri-tjetrit, por gjithmonë ta veshin atë me dashuri!
AVENTURË QË ZHVILLOHET
Një vajzë e re shkoi një ditë
tek gruaja e një ministri dhe i thotë: "Martesa si një veprim është i
vjetëruar. Ne nuk besojmë më që është e mundur ose e dëshirueshme që ta lidhësh
veten seksualisht me një partner që në njëzet vjeçarin e parë dhe ta kufizosh
veten tek ky person për të gjithë jetën tënde. Unë mendoj që ky është
budallallëk".
Gruaja e ministrit iu
përgjigj: "Unë e konsideroj veten si një nga gratë më të bekuara në botë.
Pse? Sepse unë jam martuar tërësisht me një njeri, në çdo kuptim të fjalës;
fizikisht, emocionalisht, intelektualisht, shpirtërisht. Ne jemi aq afër njëri
- tjetrit, saqë ju nuk mund të vendosni tehun e ndonjë thike midis nesh. Unë
kam nevojë për të dhe varem nga ai tërësisht. Ai ka nevojë për mua dhe varet
nga unë tërësisht. Ne nuk jemi dy të vetmuar, që konkurojmë individualisht.
Jemi një organizëm i bashkuar në dhembshuri dhe mbështetje reciproke - dhe kjo
është një gjë e mrekullueshme dhe e gëzueshme, saqë asgjë tjetër në jetë nuk
mund t'i afrohet dot. Kjo është më madhështorja nga të gjitha aventurat, por ju
kurrë nuk do ta njihni atë. Madje ju kurrë nuk do t'i afroheni as prej së largu
asaj, nëse mbani qëndrimet dhe mënyrat e sjelljeve që keni adoptuar".
"Unë nuk e kuptoj, pse?
- tha vajza e re, por zëri i saj kishte
humbur fuqinë e bindjes së tij - pse një lidhje burrë-grua nuk mund të jetë aq
kuptimplotë jashtë martesës, ashtu si është brenda martesës?"
"Sepse nuk ka elementët
kryesorë që e përbëjnë, - tha gruaja e ministrit, - Ajo nuk ka përkushtimin.
Ajo nuk ka qëndrueshmërinë. Ajo nuk mund të arrijë kurrë thellësinë që buron
nga ndarja totale e gjërave së bashku, nga të punuarit së bashku drejt qëllimeve
të përbashkëta vit pas viti, nga të diturit që ju po jetoni realisht së bashku.
A mendon ti se unë dhe burri im kemi arritur lidhjen që kemi thjesht nëpërmjet
ëndërrimeve? Mos ji absurde! Ne kemi luftuar për këtë lidhje! Ne kemi ngulmuar
në të mes gëzimit dhe dëshpërimit, mes dhimbjes dhe problemeve - në kohë
inkurajimi dhe dekurajimi. Por kurrë nuk e menduam martesën si një grackë. Ne e
menduam atë si një privilegj. Dhe ja ndryshimi i madh".
Ndërsa ju sot filloni
martesën tuaj, me bekimin e Perëndisë, po mbartni mbi jetën tuaj aventurën më
sfiduese në zhillim. Të gjitha dhimbjet dhe kënaqësitë, dëshpërimet dhe gëzimet
që ju do të përjetoni së bashku do të ndihmojnë të çimentoni dhe të fuqizoni
lidhjen tuaj kaq fort, saqë ndërsa vitet kalojnë do të kuptoni që ju jeni bërë
me të vërtetë një, fizikisht, emocionalisht, intelektualisht dhe shpirtërisht.
AJO NUK ËSHTË THJESHT NJË UNAZË MARTESE
Kur e pyetën një humoriste se
cili mjet i ka treguar vlerën më të
madhe për paratë ajo u përgjigj:
"Unë do të thosha që kjo
gjë është unaza ime e martesës. Për vite
të tëra ajo e ka kryer funksionin e saj. Ajo më ka ruajtur nga tundimi. Ajo më
ka kujtuar bashkëshortin shumë herë kur isha në mbrëmje, duke më treguar që është
koha të shkosh në shtëpi. Ajo është bërë burim besimi në darkat me shoqërinë.
Ajo është bërë një simbol statuti në maternitet. Ajo më ka kujtuar çdo ditë të
30 viteve të fundit që unë kam dikë që më do".
Unaza e martesës është një
simbol i çmuar i një dashurie të martuar, por në vetvete ajo nuk mund të bëjë
të lumtur një martesë.
Më poshtë do të lexoni disa
cilësi që nevojiten për një martesë të lumtur:
1. Mësoni t'i shërbeni njëri
- tjetrit me përulësi dhe dashuri.
2. Shekspiri thotë: "Nuk
ka dashuri, ai që nuk e shfaq atë". Shfaqe dashurinë. Shprehe atë çdo
ditë. Gjithmonë bëj që personi tjetër ta dijë çdo ditë që ai/ajo duhet të
vlerësohet. Asnjëherë mos e nënvlerësoni dashurinë tuaj për njëri-tjetrin.
3. Kultivoni përulësinë.
Bibla thotë: "Dashuria nuk kërkon të sajat". Askush, përveç Perëndisë,
nuk ka gjithmonë të drejtë. Mësoni të
falni, të vendosni njëri-tjetrin të parin.
4. Më pëlqejnë fjalët e Dr.
Çarl Rogers: "Kur shëtis në breg për të parë perëndimin e diellit, unë nuk
thërras, 'të lutem, pak më shumë ngjyrë portokalli në të djathtë, a ka problem
nëse na jepni pak ngjyrë të kuqërremtë me vete?'. Jo, unë gjithmonë kënaqem me
perëndime të ndryshme të diellit, ashtu si ato janë. Është mirë të bëjmë të
njëjtën gjë me njerëzit që duam".
5. Duroni, mos hiqni dorë kur
gjërat vështirësohen. Këmbëngulni. Studimet kanë treguar që martesa më e mirë
për shumë njerëz është ajo që është jetuar dhe është ruajtur nëse ata e donin
atë dhe kanë punuar shumë për të. Martesa e mirë nuk ndërtohet brenda një dite.
Ajo kërkon vite të tëra për të ndarë së bashku problemet, gëzimet, dëshpërimet,
dashurinë dhe faljen që nuk mbarojnë kurrë.
6. Martesa e mirë përparon
nga dashuria. Dashuria nuk rritet mbi pemë. Ajo është një nga frytet e Shpirtit
të Shenjtë midis nesh. Që ta jetoni të plotë këtë dashuri, qëndroni pranë
Perëndisë dhe Zotit tuaj, nëpërmjet lutjes dhe mistereve, dhe Ai do të bëjë të
mbusheni me këtë dashuri që lidh çdo gjë së bashku në harmoni të përsosur.
7. Do ta mbyll me fjalët e
apostullit të dashurisë, shën Joanit: "Shumë të dashur, le ta duam
njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do ka lindur nga
Perëndia dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë,
sepse Perëndia është dashuri". (1Jn.4:7-8)
PO! PO! PO!
Gjatë ceremonisë së martesës
çifti i thotë PO njëri-tjetrit: "Po, unë të dua. Po, unë premtoj të
qëndroj pranë teje dhe me ty, derisa vdekja të na ndajë".
Madje kur e thonë këtë, ata
nuk janë vetëm. Ata janë para altarit të shenjtë të Perëndisë. Pra, ata i thonë
PO edhe Perëndisë: "Po, Zot, ne të duam ty. Po, Zot, ne të ftojmë në
martesën tonë. Po, Zot, ne nuk mund ta duan njëri - tjetrin, nëse dashuria Jote
nuk banon në ne".
Pastaj Perëndia i thotë PO
çiftit: "Po, Unë ju bekoj. Po, Unë do të jem me ju në martesën tuaj. Po,
Unë do të derdh dashurinë time tek ju, nëse ju do të jeni të hapur ndaj Meje
nëpërmjet lutjeve dhe Kungimit. Po, Unë do të eci me ju. Po, unë kurrë nuk do
t'ju lë, as nuk do t'ju braktis".
Martesë në Kishën Orthodhokse
është t'i thoni po njëri-tjetrit, po Perëndisë dhe të dëgjojmë Perëndinë t'i
thotë po bashkimit tonë me njëri-tjetrin.
Kujtoni gjithmonë këto tre
rikonfirmime, PO njëri -tjetrit dhe Perëndisë, kështu që ju të shijoni PO -të e
tij të përditshme për bashkimin tuaj të bekuar.
UDHËZIME PËR TË LUNDRUAR NË DETIN MARTESOR
Në ofrojmë këto copëza
këshillash interesante për çiftet e sapomartuara. Nuk është e drejtë që t'i
hedhim ata në detin martesor pa disa udhëzime me të cilat të lundrojnë.
1. Thuajini njëri - tjetrit të paktën një herë në ditë:
"Të dua". Mësoni të surprizoni (mrekulloni, habisni) njëri - tjetrin
çdo ditë me shprehje spontane dashurie.
2. Asnjëherë mos lejoni që t'ju zërë perëndimi i diellit
i/e zemëruar. Flisni për ndryshimet tuaja, falni njëri - tjetrin dhe harroni
para se të përfundojë dita.
3. Kurrë mos i bërtisni njëri - tjetrit, vetëm nëse shtëpia
është duke u djegur. Dashuria është e mirë. Një përgjigje e ëmbël e zbut
zemërimin.
4. Një grua tha njëherë se çfarë kemi nevojë dhe duam ne të
gjitha: "E di çfarë, nuk dua t'ia di nëse kam një burrë të pasur apo të
famshëm. Ajo që dua është një burrë i cili do të më trajtojë si një xhevahir të
çmuar". Sot Perëndia ju kurorëzon në mbret dhe mbretëreshë. Mësoni që ta
trajtoni njëri - tjetrin çdo ditë si një mbret dhe mbretëreshë.
5. Arsyeja që shkakton divorc në shoqërinë e sotme është
mungesa e dëgjimit. 87% e burrave dhe grave që votuan në vend thanë se problemi
i tyre më i madh ishte komunikimi i varfër. "Bashkëshorti/ja im/e nuk më
dëgjon", - ishte ankesa më e madhe. Mësoni që të dëgjoni me të vërtetë
njëri - tjetrin, sepse ne vërtet i dëgjojmë njerëzit që duam. Të duash do të
thotë të dëgjosh. Të dëgjosh do të thotë të duash.
6. Mos vendos - përveç Perëndisë - asnjë para
bashkëshortit/es tënd/e. Ai ose ajo është i/e pari/a. Çdokush dhe çdo gjë është
dytësore, ose në plan të tretë e të katërt.
7. Qëllimi juaj në martesë nuk është të kënaqeni, por të
kënaqni atë të cilin/ën keni zgjedhur, të jepni veten për atë që keni zgjedhur
ashtu si Krishti dha Veten për Kishën.
8. Ndërtoni një vend të shëndoshë për solidaritetin
(bashkëpunimin) tuaj. Mësoni që t'i bëni gjërat bashkë, por gjithashtu lëre
partnerin/en tënd/e që të ketë një jetë të tijën/sajën. Ashtu siç ka thënë edhe
një çift: "Ne kënaqemi t'i bëjmë gjërat bashkë, por gjithashtu bëjmë edhe
gjëra të ndara (veç e veç)".
9. Dhe padyshim, cilësia e cila do të ndihmojë që të
përziejë të gjithë këta përbërës në një martesë të lumtur është LUTJA. Ashtu si
Zoti ynë bekon martesën tuaj sot, ashtu do ta bekojë atë çdo ditë, nëse e ftoni
Atë nëpërmjet lutjes së përditshme.
E DUA GRUAN TIME SHUMË MË TEPËR SE Ç'DUHET
Një herë një burrë i rrëfeu
atit të tij shpirtëror atë që ai mendonte se ishte mëkat: "E dua gruan
time shumë më tepër se ç'duhet. Në fakt, e kam vendosur atë kaq lart sa kam
frikë se është mëkat".
Prifti e pyeti: "A mendon se e do gruan
tënde më shumë se Krishti deshi Kishën?". Burri nuk kishte guxim të
thoshte se ai e donte gruan më shumë se Krishti Kishën.
"Atëherë ky është kufiri
në të cilin ti mund të shkosh, - tha prifti - sepse ne lexojmë në letrën e shën
Pavlit drejtuar Efesianëve (5:25): "Burra, duajini gratë tuaja, ashtu si
Krishti deshi Kishën dhe dha veten e tij për të". Çdo vepër dhembshurie e
dashurisë, çdo vepër e vogël mirësie dhe arsyetimi e shprehur tek bashkëshorti/ja
yt/jote është e përshtatshme dhe shpirtërore.
Ky është lloji i dashurisë
për të cilën ne lutemi, që ju të keni për njëri - tjetrin ndërsa kaloni jetën,
lloji i dashurisë të cilën Krishti ka për Kishën, një dashuri që jep, një
dashuri sakrifikuese, që është e duruar dhe e mirë; një dashuri që nuk është
xheloze ose mburravece, arrogante apo e dhunshme; një dashuri që nuk kërkon të
sajat, nuk mburret; një dashuri që nuk gëzohet me padrejtësinë, por me të
vërtetën; një dashuri që mban gjithçka, beson në gjithçka, shpreson në
gjithçka, duron (mban) gjithçka.
I PASUR NË DASHURI
"Burra, doni gratë
tuaja, ashtu si Krishti deshi Kishën, dhe dha Veten për të". (Ef.5:25) Ky
është lloji i dashurisë për të cilën Kisha lutet që ju të keni për njëri -
tjetrin ndërsa filloni të ecni së bashku përgjatë jetës: Një dashuri që JEP, që
është SAKRIFIKUESE, E DURUAR DHE E MIRË, JO ARROGANTE ose MBURRAVECE; një
dashuri që nuk KËMBËNGUL NË TË SAJËN, NUK NXEHET, një dashuri që NUK GËZOHET NË
PADREJTËSINË, por në të vërtetën; një dashuri që MBAN gjithçka, BESON …
SHPRESON… DURON.
Nuk është e mundur që të
arrijmë nga vetja jonë në këtë lloj dashurie. Ajo është dhuratë e Shpirtit të
Shenjtë.
Lutja jonë është që ju të
kërkoni Shpirtin e Shenjtë dhe t'i kërkoni Atij çdo ditë që të derdhë mbi ju këtë
dashuri, që jeta juaj së bashku të mund të pasurohet me dashurinë pa kushte të
Perëndisë.
DIVORCI KRIJUES?
Disa kohë më parë një nga
librat më të shitur paraqiste disa koncepte gjoja të reja në lidhje me martesën
dhe divorcin, midis të tjerash thuhej:
"Divorci nuk është
fundi… është fillimi. Urojeni divorcin për veten tuaj…Të thuash mirupafshim
është si të thuash përshëndetje. Përshëndetje një jete të re… të re, më të lirë
dhe më të vet-siguruar.
Përshëndetje për mënyra të
reja të të parit të botës dhe lidhjes me njerëzit. Divorci juaj mund të jetë
gjëja më e mirë që ju ka ndodhur"!
Çdo mjek e di se është e
lehtë të vrasë pacientin e tij; aftësia tregohet në kurimin e tij. Në shumë
libra mbi martesën "pacientit" i thuhet të injorojë të gjitha mjekimet
dhe barnat e tjera të cilat mund t'i rikthejnë shëndetin dhe aftësinë për të
mbijetuar në jetën familjare dhe të zgjedhë divorcin si zgjidhjen e parë dhe të
vetme. Do të doja të dija sa shumë martesa kanë prishur këta libra.
Sociologë dhe njerëz të tjerë
na kanë propoganduar për të pranuar martesën ligjore, martesat me kontratë dhe
bashkjetesën. Një ide e tillë është dashuria romantike e cila mund të mbijetojë
vetëm në mungesë të betimit. Një këngëtar i njohur krijoi një këngë me vargjet
e kësaj filozofie. Më lejoni që të parafrazoj disa nga vargjet e këngës së tij:
"Nuk është firma e bojës
së tharë mbi disa çertifikata martese që e mban atë të qëndrojë me atë që do.
Dihet që ai mund të ngrihej dhe ta linte atë kur të donte - dhe ajo nuk do të
kishte asnjë mundësi për ta mbajtur …"
Përvoja e hidhur, me të
ashtuquajturin revolucionin seksual të viteve 60-70, ka qenë një katastrofë. Ai
nuk pati asnjë sukses. Ai nuk ofroi aspak lirinë dhe lumturinë që premtoi. Në
vend të tyre ai solli çrregullime mendore, dhunë, vetmi, shtëpi të
shkatërruara, fëmijë të sëmurë, cinizëm dhe hidhërim. Madje ne ende sot po i
ushqejmë këto ide katastrofike mbi martesën, nëpërmjet librave më të shitur dhe
këngëve më të dëgjuara që dëmtojnë jetën, që shkatërrojnë familjet.
Kemi nevojë ta shohim
martesën me sytë e Krijuesit, i cili e bekoi dhe tha për të:
"Kështu Perëndia krijoi
njeriun sipas shëmbëlltyrës së Tij, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai e
krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: 'të
jeni të frytshëm dhe shumohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni …; Atëherë
Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë."
(Zan 1:27-28, 31).
"Për këtë arsye burri do
ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do
të jenë një mish i vetëm. Kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm;
prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë". (Mt. 19:5-6)
"…dhe të dy do të bëhen
një mish i vetëm. Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me
Krishtin dhe me Kishën. Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e
do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin". (Ef. 5:31-33)
Ky është plani i Perëndisë
për martesën tuaj. Nëse ju ecni çdo ditë me Të, Ai do t'ju ndihmojë që të
arrini njësimin (të bëheni një), i cili do të zgjasë jo derisa të vijnë disa
fytyra më të bukura, por deri në vdekje.
"TË BIESH" NË DASHURI?
Sot ne flasim shumë lirshëm
për dashurinë. Shumica prej nesh dimë shumë pak për të. Ne madje përdorim
shprehjen "të biesh në dashuri" duke treguar (nënkuptuar) se dashuria
është si të ecësh përgjatë rrugës, pa patur shumë mendjen dhe papritur bie në
një pusetë të hapur. Dashuria e vërtetë nuk është kështu. Ajo është si një
farë, e cila nuk mbin dhe lulëzon brenda natës, por ka nevojë për ushqimin e
duhur, dasëm të rregullt dhe kujdes të vazhdueshëm në mënyrë që të rritet dhe
të arrijë bukurinë e saj të plotë.
Plotësia e dashurisë së
kurorëzuar mund të përjetohet vetëm nga ata që kanë njohur Zotin Jisu Krisht
dhe jetojnë si anëtarë të Trupit të Tij, Kishës. Jisui bën të paktën tre gjëra
për një burrë e grua që banojnë në Të, që qëndrojnë në Të, ashtu si është e
lidhur shermendi me hardhinë: (1) Ai u siguron atyre një shembull, një model të
cilin ata mund ta përdorin ndërsa përpiqen të zbulojnë se çfarë është dashuria
e vërtetë; (2) Ai vjen të banojë tek ata nëpërmjet Kungimit të Shenjtë për t'i
bërë ata vërtetë një; dhe (3) Ai u jep atyre Shpirtin e Shenjtë i cili i
aftëson ata të shprehin dashurinë e vërtetë.
Për shembull, shën Pavli në
pjesën e letrës që lexohet në çdo martesë Orthodhokse na tregon se çfarë lloj
dashurie pret Perëndia që ne të kemi për njëri - tjetrin:
"Burra, doni gratë
tuaja, ashtu si Krishti deshi Kishën, dhe dha Veten e Tij për të, për ta
shenjtëruar atë…" (Ef. 5)
Ky është lloji i dashurisë që
duhet të kemi për njëri - tjetrin në martesë. Ky është lloji i dashurisë që
vetë Jisui e bën të mundshme. Vetëm prezenca e Krishtit të gjallë në ne na
ndihmon që të zhvillojmë mirëdashjen, mirëkuptimin, frymën e faljes, dashurinë
e respektueshme, që kërkon martesa e vërtetë.
NJË VEPËR ARTI QË NUK MBARON KURRË
Në 12 Korrik të 1982 disa
revista që merreshin me çështjet e NJERËZVE sollën në vëmendjen e publikut 12
çifte të spikatur të cilët vendosën të prishnin martesat e tyre. Këta njerëz
nuk kishin mundur të gjenin lumturinë që menduan se do t'ua sillte martesa.
Çfarë ishin përpjekur ata të gjenin? Artikulli thotë se ata janë përpjekur të
gjejnë në martesë: "…kënaqësi pa dhimbje, njësim pa marrëveshje (pajtim),
romancë pa përpjekje". Pra, ne kemi sot njerëz të cilët besojnë në
martesën e lumtur, por nuk besojnë në sakrificat e shumta nëpërmjet të cilave
mund të arrihet një martesë e tillë.
Me fjalë të tjera, njerëzit
sot besojnë në përrallat se kur të martohemi "do të jetojmë gjithmonë të
lumtur". Sa shumë kemi nevojë t'i dëgjojmë këto fjalë nga Flannery
O'Connor: "Kur të hyni në martesë, do të zbuloni se është fillimi dhe jo
fundi i përpjekjeve për ta bërë dashurinë që të funksionojë".
Martesat e mira nuk vijnë
aksidentalisht. Ato kërkojnë përpjekjet e ndërgjegjshme të dy njerëzve të
përkushtuar, por rezultatet janë të vlefshme për përpjekjet e bëra. Martesa e
lumtur mund të jetë ekseperienca më e kënaqshme e jetës. Një herë Uinston
Churchill tha: "Martesa është gjëja më e mirë që kam bërë
ndonjëherë".
Martesa është një vepër arti
që kurrë nuk mbaron. Është vepra më sfiduese dhe më e ndërlikuar e të gjitha veprave që njeriu
mund të krijojë. Ajo nuk është si të pikturosh apo të merresh me arkitekturë,
të shkruash poezi apo romane. Kurrë nuk mund t'i ulim mjetet e kësaj forme të
artit dhe të zmbrapsemi e të shpallim përfundimin e veprës. "Që të dy do
të bëhen një", thotë Zoti. Të bëhesh një, është një projekt i vazhdueshëm,
një proçes i të bërit në mënyrë të vazhdueshme një, në të gjithë nivelet e
ndryshme, fizike, mendore, emocionale, shpirtërore, i cili zgjat për gjithë
jetën.
Ky njësim nuk mund të arrihet
vetëm nga çifti, sepse Ai i cili mund të na bëjë ne një është Perëndia. Shën
Pavli thotë se Jisui është Ai në të cilin të gjitha gjërat bashkëngjiten
(lidhen së bashku). Ftojeni Atë në martesën tuaj çdo ditë, ashtu si bëtë edhe
sot dhe Ai do t'ju mbajë së bashku përgjatë kënaqësisë dhe dhimbjes. Ai do t'ju
bëjë me të vërtetë një.
MBI TË QËNIT NJË BASHKËSHORT/E I/E MIRË
Një burrë i përsosur është ai
i cili nuk pret një grua të përsosur. Një grua e përsosur është ajo e cila nuk
pret një burrë të përsosur.
Asnjëri nga ne nuk është i
përsosur dhe ja pse duhet ta falim njëri - tjetrin dhe ta pranojmë njëri -
tjetrin shumë herë çdo ditë dhe veçanërisht në martesë.
Ne martohemi pikërisht, sepse
nuk jemi të përsosur - që së bashku të përpiqemi drejt përplotësimit,
përsosjes, përmbushjes në Jisu Krishtin.
Sa shumë divorce ndodhin për
shkak të idesë së çmendur të ekzistencës së disa çifteve të përsosura dhe ne
duhet të prishim lidhjen e tashme për të gjetur bashkëshortin/en ideal/e.
Kjo do të thotë të jetosh në
botën e ëndrrave. Të jesh njerëzor do të thotë të mos jesh i përsosur. Të
gjitha marrëdhëniet nuk janë të përsosura. Përsosmëria gjendet vetëm në
Perëndinë. Nuk duhet të presim që të gjejmë në martesë kënaqësinë absolute që
mund ta japë vetëm Perëndia.
Gjëja kryesore në një martesë
të lumtur nuk është të presësh një bashkëshort/e ideal/e, por me hirin e
Perëndisë të punosh për të qenë një bashkëshort/e i/e mirë.
KEMI NEVOJË PËR DIKË NË QOSHE (CEP)
Disa njerëz dëfrehen kur
shohin një ndeshje të mirë boksi. Kur bie zilja pas çdo raundi, boksieri shkon
në qoshen (cepin) e tij për t'u rifreskuar dhe merr këshilla dhe inkurajime nga
trajneri i tij.
Mendoni se si do të ishte,
nëse një boksier pasi të ishte qëlluar me grushta, të ishte ndëshkuar gjatë
ringut dhe kur të shkonte tek qoshja (cepi) ta gjente atë bosh! Ndërsa jetojmë
jetën tonë, kemi nevojë për njerëz në qoshe (cep) në punë edhe në shtëpi. Kur
kemi dikë me të cilin ndajmë shqetësimet tona, atëherë ato janë përgjysmuar.
Kur kemi dikë me të cilin ndajmë gëzimet tona, ato janë dyfishuar.
Ndërtojeni shtëpinë tuaj të
re në Krishtin. Qëndroni pranë Tij dhe Kishës së Tij ndërkohë që ecni bashkë
përgjatë jetës dhe sigurohuni që do të keni gjithmonë një qoshe (cep) ku mund
të shkoni dhe atje do të jetë gjithmonë dikush për t'ju dhënë fuqi dhe
inkurajim.
DO TA NDRYSHOJË ATË!
Shën Pavli thotë:
"Dashuria është e duruar dhe plot mirësi… nuk kërkon të sajat".
(1Kor. 13:4-5)
Një nga pengesat më të mëdha
për një martesë të lumtur është kur njëri nga partnerët kërkon të ndryshojë
tjetrin. Unë kujtoj që kam dëgjuar një djalë që diskutonte me të fejuarën e tij
për martesën që po u afronte. Më vonë unë thashë: "Më duket se ju keni një
problem përpara jush". "Oh mos u shqetëso për të", - u përgjigj
ai. "Unë do ta sjell atë në formë (në kuptimin që do ta gdhend dhe do ta
bëj ashtu si dua) pa humbur shumë kohë".
"Ti je një ëndërrimtar,
- i thashë unë. - Ti nuk do ta sjellësh atë në formë. Në asnjë mënyrë! Ti duhet
të mësosh të ndryshosh veten, ose ti kurrë nuk ke për t'ia dalë mbanë".
Dashuria e vërtetë nuk
imponon ndryshim; ajo shkakton rritje. Si? Së pari, duke e pranuar
bashkëshortin/en tënd/e ashtu si ai/ajo është, ashtu si na pranon Perëndia ne.
Kur martohemi nuk firmosim për të ndryshuar personin tjetër, por thjesht ta
duam atë ashtu si ai/ajo është. Duke ditur se jam pranuar ashtu si jam, unë jam
i/e lirë të bëhem një njeri më i/e mirë.
Gjëja më e mirë që një
bashkëshort mund të bëjë për të ndryshuar gruan e tij është të ndryshojë veten,
të korrigjojë gabimet e veta. Dikush tha njëherë: "Martesa është rruga më
e gjerë në botë për të zbuluar gabimet e tjetrit". Personi i vetëm në botë
që mund të ndryshoj është vetvetja.
Dhe - madje dhe atë - vetëm
nëpërmjet hirit të Perëndisë. Dhe, nëse kam dëshirë të filloj të ndryshoj
veten, do të ndryshoj pak nga pak botën. Për shembull, gruaja që ankohet për
bashkëshortin e saj thotë: "Nëse im shoq nuk do të pinte, nëse nuk do ta
humbiste kontrollin, nëse do të ishte më i duruar, nëse do të qëndronte në
shtëpi më shumë, ne do të kishim një martesë të lumtur!". Një këshillues i
përgatitur për martesat do ta pyeste; "Pse mendon se yt shoq pi, nuk qëndron
në shtëpi ...etj?". Me fjalë të tjera ai përpiqet që ta bëjë atë të
përqëndrohet tek vetja dhe të pyesë veten: "Mos im shoq pi për shkakun
tim? A është e mundur që çdo gjë që ai bën është reagim ndaj diçkaje që unë
bëj? Në vend që të përqendrohem tek ai dhe të përpiqem të ndryshoj atë, le të
përqendrohet tek vetja dhe të shoh si mund të ndryshoj disa nga gabimet e mia
që shkaktojnë këtë sjellje të tim shoqi".
Ja, si fillon ndryshimi i
vërtetë në martesë - me veten tënde.
Martesa nuk na bën njerëz të
rinj - Krishti na bën njerëz të rinj - nëse ne pendohemi dhe shkojmë tek Ai për
fuqi.
NE JEMI GRUMBULLUES
Ne jemi grumbullues. Mbledhim
të gjitha llojet e gjërave: monedhat, gjërat antike, pikturat, autografet,
armët e vjetra, librat…etj.
Ka dhe njerëz që grumbullojnë
fajet. Ata bëjnë shënime mendore të çdo gjëje të vogël që nuk shkon mirë me
njerëzit. Për shembull, një çift i ri i martuar kishte probleme. Ata vendosën
të hiqnin dorë prej tyre. Por më vonë vendosën që të bënin diçka për to. Secili
prej tyre shkroi një listë të gjërave që nuk pëlqente tek tjetri. Ata i lexuan
njëri - tjetrit listën e gabimeve. Ishte një lexim i ashpër. Pasi bënë një
lutje së bashku, dolën në kopësht dhe i dogjën dy copat e letrave. Ndërsa tymi
po ngjitej në qiell, për herë të parë pas një kohe të gjatë, ata qenë në
gjendje t'i hidhnin dorën në qafë njëri - tjetrit.
Pastaj u kthyen në shtëpi dhe
secili prej tyre bëri një listë të gjërave të mira të tjetrit. Për të bërë këtë
u desh më shumë kohë, sepse deri në atë moment ata kishin qenë të lënduar nga
njëri - tjetri. Megjithatë vazhduan ta bënin dhe kur mbaruan bënë diçka jo të
zakonshme. Morën këto dy lista me gjërat e mira dhe i futën në një kornizë dhe
i vendosën në murin e dhomës së tyre të gjumit. Secili prej tyre do të thoshte
virtytet e bashkëshortit/es të paktën një herë në ditë. Pas disa kohësh kjo
rezultoi të ishte sekreti i një martese shumë të lumtur. Duke ditur të metat e
tyre, këta dy njerëz ishin gati të hiqnin dorë prej tyre dhe të fillonin të
grumbullonin gjërat e mira të njëri - tjetrit.
Një çift tjetër në fund të
çdo dite kalonin disa minuta për të ndarë me njëri - tjetrin të gjitha gjërat e
mira dhe momentet e bukura që patën atë ditë.
Meqë jetoni së bashku, mësoni
se do të jetë shumë e rëndësishme të grumbulloni gjërat e mira për njëri -
tjetrin, t'i vendosni ato në zemrat tuaja dhe t'i ndani me njëri - tjetrin. Sa
më shumë që bëheni grumbullues të gjërave të mira të njëri - tjetrit, aq më
tepër do të gjeni mënyra për të lavdëruar dhe për t'i besuar njëri - tjetrit
ditë pas dite. Lavdërimi është i rëndësishëm për njeriun po aq sa dhe ajri që
ne thithim. Pak gjëra e rritin dashurinë në të njëjtin nivel që e rrit
lavdërimi.
Tani do t'ju tregoj një letër
që i ishte shkruar një prifti:
"I dashur Atë Dhimitri.
Lexojmë rregullisht artikujt tuaj dhe unë dëshiroj t'ju tregoj për
bashkëshortin tim, sepse ndoshta do të duash t'ju tregosh lexuesve të tjerë
diçka që ai bëri javën e kaluar.
Unë e kisha katranosur
vërtetë. Nuk do të hyj në detaje, por ishte diçka që thashë në një festë kur
duhej ta kisha qepur gojën. Kisha kaq shumë turp dhe ndjehesha shumë keq. Në të
vërtetë isha poshtëruar. Ndërsa po ndjehesha kështu, Andoni mori dorën time, më
bëri që ta shihja drejt e në sy dhe më tha, 'Suzana, unë e di që e katranose. Ti
e di që e katranose. Atëherë çfarë? Edhe unë e kam katranosur ca herë dhe ne që
të dy do ta përsërisim, por dua që të dish se nuk i kam harruar gjërat e mira
që ti ke bërë. Po mendoj për to dhe ndoshta dhe ti duhet të bësh të njëjtën
gjë! A e di se sa shumë e do një grua një burrë të tillë?".
Tani që jeni të martuar, ju
keni një punë të re: Grumbulloni gjërat e mira të njëri - tjetrit dhe ndajini
së bashku. Dhe Perëndia do t'ju bekojë sipas punës suaj.
SHPËRNDANI DHURATAT
Një burrë i moshuar rreth 85
vjeç ishte shumë i sëmurë. Rrinte shtrirë në krevatin e spitalit dhe gruaja e
tij i qëndronte pranë duke i mbajtur dorën. Një ditë i thotë asaj:
"Maria, kam menduar që
ti ke qëndruar pranë meje në të gjitha të mirat dhe të këqiat e jetës sonë si
dy të martuar. Më kujtohet kur rashë në depresion dhe humba punën - ti ishe me
mua. Kur lufta filloi dhe unë duhej të bashkohesha me ushtrinë, ti u bëre një
infermiere. Kur unë isha i plagosur, ti u kujdese për mua. Unë kujtoj të gjitha
problemet që ne kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve dhe ti gjithmonë ke qënë
aty. A e di Maria, mendoj se ke pasur fat të keq".
Me të gjitha ato që thuhen,
një nga elementët më të përkryer për një martesë të lumtur është fjala e mirë
dhe vlerësuese.
Një herë një bashkëshort i
shkruan këto fjalë gruas së tij: "Eshtë kaq e vështirë të jesh larg teje.
Jeta është kaq monotone pa ty… . Eshtë kaq mirë, kaq bukur dhe interesante të
jesh aty ku je ti". Jam i sigurt që ka shumë bashkëshortë të mirë që
ndjejnë këtë gjë për gratë e tyre, por problemi është që ata dështojnë në të
shprehurin. A nuk është kjo një nga vështirësitë më të mëdha në martesë?
Nuk thonë fjalë të mira dhe plot
dashuri, nuk thonë fjalë që të vlerësojnë.
Mund ta krahasojmë mjaft mirë
me shembullin e dhuratave të padërguara: "Për Krishtlindje mbërrijnë në
postë mjaft zarfe. Postieri qëndron përpara një mali me letra dhe thotë i
habitur: "Nuk është shpërndarja e letrave pjesa më e vështirë, por më e
vështirë është të shohësh në zyrën postare shumë dhurata të padërguara, sepse
nuk kanë adresën e saktë".
Dhurata dhe mesazhe dashurie
të padërguara!
Secili nga ju ka një mal dhuratash dhe
mesazhesh dashurie, që mund t'i dërgoni njëri - tjetrit gjatë gjithë jetës tuaj
së bashku. Dërgojini ato, i shprehni ato çdo ditë dhe martesa juaj do të jetë
bekuar njëqindfish!
EKSPERTI I SUKSESHËM
Një djalë shumë i zoti në
punën e tij, gjeti vajzën e ëndrrave të tij. Meqë ishte një nga punonjësit më
të suksesshëm, ai ishte shumë i zënë dhe kishte shumë pak kohë për t'ju
dedikuar dhe për ta bërë për vete atë. Për më tepër, duke qenë një punonjës i
mirë, e caktuan të punonte me një projekt të rëndësishëm për një vit dhe
përsëri nuk kishte mundësi t'i kushtohej të dashurës së tij. Kështu që caktoi
sekretaren e tij t'i shkruante çdo ditë nga një kartolinë duke i thënë asaj
sesa shumë e donte. Kartolinat postoheshin çdo ditë, pa humbur asnjëra, nga një
për 365 ditët.
Në fund të vitit ai merr vesh
që vajza që ai donte ishte martuar me postierin. Postieri kishte qenë pranë saj
çdo ditë.
Që një martesë të jetë e
lumtur, çiftet duhet të jenë plotësisht të pranishëm për njëri - tjetrin, çdo
ditë. Një nga përbërësit më të rëndësishëm për një martesë të lumtur është të
qënurit plotësisht i pranishëm për të dashurin/ën tonë. Ndodh shpesh që ne jemi
të pranishëm vetëm fizikisht dhe mendja dhe zemra jonë janë shumë larg. Jemi si
dy varka që shkëmbehen me njëra - tjetrën në qetësinë e natës. Përfundojmë të
ëndërrojmë gjatë ditës dhe të zgjidhim të gjitha problemet e punës tonë, kur të
afërmit dhe të dashurit tanë kanë nevojë për kujdes të plotë, për dashuri, për
prezencën tonë.
Të qënurit plotësisht i
pranishëm për njëri - tjetrin është shprehja më e thellë e dashurisë, është
mënyra për të fituar dhuratën më me vlerë: Mirëkuptimin.
RRËFIMI DHE FALJA
Një element thelbësor për
forcimin e martesës është falja. Por falja është vetëm njëra anë e monedhës,
ana tjetër është rrëfimi. Ende shumë çifte të martuarish ndjejnë se mund të
dështojnë nëse do të tregojnë gjithçka tek njëri - tjetri ose nëse do të falin
njëri - tjetrin. Falja dhe rrëfimi (të treguarit), nuk duhet të jenë
eksperienca anormale. Duhet të jenë të pritshme, sidomos në martesë, që çdo
ditë do të ketë diçka të cilën do të duhet të tregojmë ose diçka që duhet të
falim.
Një herë pyetën një
këshillues të suksesshëm martesash, nëse kishte një teknikë të veçantë që
përdorte në raste të vështira. Ai përgjigjet: "Ende vazhdoj të takoj çifte
që kanë shqetësime me njëri - tjetrin dhe gabimi është plotësisht vetëm i
njërës palë. Kështu që filloj të flas me burrin dhe gruan veç e veç. Për të
mësuar diçka nga ata, i them: "Unë e di që keni shumë përplasje dhe
pakënaqësira nga partneri juaj dhe nuk dyshoj që shumica e tyre janë të drejta,
por më thuaj a ka diçka në veten tuaj për të cilën ndjeni keqardhje, diçka që keni
bërë ose nuk keni mundur ta bëni dhe tani ju vjen keq? Nëse është diçka, ju
lutem të ma thoni, sepse do të më ndihmoni të shoh të gjithë çështjen më
qartë".
"Shumica e njerëzve janë
në thellësi të tyre mjaft të drejtë dhe unë pothuajse gjithmonë marr përgjigje
të sinqerta. Më vonë i marr të dy partnerët së bashku dhe në një moment, me
qetësi, i kërkoj të thonë përballë njëri - tjetrit të gjitha ato që ndanë me
mua. Ai pranim i vetëm i të qënurit në faj, pranimi i gabimeve tona është
zakonisht fillimi i thyerjes së akullit. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e
rrëfimit (të treguarit), sepse është balsami më i mirë për shërimin e
plagëve".
Në martesë është më e
zakonshme të gjesh që, në vend që të rrëfejnë fajet, secili bashkëshort
përpiqet ta rregullojë gabimin. Rregullimi i gabimit është si të largohesh,
ndërkohë që ne mund të kalojmë përmes fajeve tona si një përgjegjësi themelore
ndaj personit tjetër. Kur një çift përkushohen në falje dhe rrëfim, atëherë
përqendrimi i tyre largohet plotësisht nga të rregulluarit e fajit. Në letrën e
Jakobit thuhet: "Rrëfeni fajet njëri - tjetrit dhe lutuni për njëri -
tjetrin, që të shëroheni". (Jak.5:16)
Rrëfimi dhe falja duhet të
jetë pjesa rutinë e jetës suaj së bashku. Kur ne e falim dikë, marrim përsipër
që nuk do ta kujtojmë më kurrë fajin e tij. Marrim përsipër që fajin e tjetrit
nuk do ta përdorim kurrë si një shkop kundër tij. Lutemi që ju t'i përdorini
këto dy mjete të dhëna nga Perëndia, rrëfimin dhe faljen, për të ndërtuar një
martesë të fortë dhe të bukur.
MËSO TË JAPËSH
Njëherë dikush tha: "Më
jepni lirinë ose vdekjen". Dalëngadalë kjo shprehje është ndryshuar në
"Më jepni liri". Dhe tani ajo
ka arritur në "Më jep". Pikërisht kjo filozofia "Më jep!"
ka rrënuar shumë martesa. Dashuria e vërtetë nuk është më jep mua, por jep tek
ai/ ajo që do.
Thuhet që ata që dëshirojnë
të jenë të lumtur, nuk duhet të martohen. Gjëja më e rëndësishme është të bësh
të lumtur personin tjetër. Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh partnerin
tjetër. Ata që kërkojnë kënaqësi nuk duhet të martohen. Gjëja më e rëndësishme
është t'i japësh kënaqësi personit që ti do.
Kështu duke ecur gjatë jetës,
mëson të japësh. Jepni dashuri. Jepni lavdërim. Jepni falje. Jepni mirëkuptim.
Jepni kohë. Jepni vesh për të dëgjuar. Jepni dhe dashuria do të rritet dhe do
të lulëzojë më tepër se ç'mund ta kishit imagjinuar.
Martesa nuk është dy njerëz
që pengohen në rrjetën e "topit dhe zinxhirit", por është dy
alpinistë të lidhur së bashku që ngjiten në mal për të arritur majën më të
lartë, kulmin.
NJË ÇLIRIM I BEKUAR
Një çlirim marramendës zë
vend në veten tonë kur falim dikë. Kur largojmë mërzitjen dhe armiqësinë,
fillojmë të përjetojmë një qetësi dhe lumturi të brendshme. Qëllimi i faljes që
i japim të tjerëve nuk është vetëm që të bëjmë që tjetri të mos ndihet më si i
varur, por të arrijë të shërohet edhe që të largohet nga brenda nesh zemërimi
dhe armiqësia, në mënyrë që të arrijmë të përjetojmë lirinë emocionale, për të
cilën kemi nevojë. Tregojnë një histori, që në një mbrëmje argëtuese
kryeministri Uinston Churchill me një veprim shumë të thjeshtë dhe të bukur i
kërkon falje gruas së tij për diçka që ai ndjente se kishte gabuar kundrejt
saj.
Të jesh në gjendje të thuash
"më vjen keq" është një shenjë e një dashurie të vërtetë dhe është e
rëndësishme në çdo marrëdhënie, sidomos në martesë.
Shumë vite më parë një këngë
shumë e njohur thoshte: "Dashuri do të thotë, që të mos kesh asgjë për të
thënë, më vjen keq". Kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha të djallit.
Dashuria është e para që thotë "më vjen keq" dhe kërkon falje. Pa një
rrëfim dhe falje të tillë, shumë pak - të mos themi asnjë - martesë nuk do të
kishte lulëzuar.
Një herë dikush tha: "Në
mënyrë që të mbani filxhanin tuaj të dashurisë plot; nëse je në gabim, pranoje;
nëse ke të drejtë, mos fol".
Unë sugjeroj fjalët e shën
Pavlit si një recetë e mirë për një martesë të lumtur: "Por jini të mirë
dhe të mëshirshëm me njëri - tjetrin, duke e falur njëri - tjetrin, sikurse
edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin". (Ef. 4:32)
Plato shkruan që një individ
është vetëm gjysma e një personi dhe shpenzon gjithë jetën e tij duke kërkuar
gjysmën që i mungon. Një person tjetër tha: "Jeta ime ka qenë e
paplotësuar deri kur unë gjeta gruan time. Më vjen keq që nuk u martova me të
kohë më përpara".
Uroj që Perëndia ynë t'ju
bekojë me të njëjtën plotësi!
INTIMITETI I VËRTETË
Seksi është shprehja fizike e
një bashkimi shpirtëror. Nëse atje nuk ka një bashkim mendor, emocional e
shpirtëror atëherë shprehja fizike e seksit përfundimisht të çon në mërzitje.
Seksualiteti dhe intimiteti janë të lidhura shumë qartë. Intimiteti i vërtetë
trashëgon marrëdhënien seksuale dhe nëse marrëdhënia jonë seksuale nuk është e
përmbushur, ne kemi nevojë të pyesim: Sa intimë jemi në momente të tjera të
marrëdhënies tonë?
Si mund të krijojmë intimitet?
1. Çdo ditë uluni diku së bashku për të folur me njëri -
tjetrin pa e ndërprerë njëri - tjetrin. Ky është intimitet.
2. Bëni diçka së bashku, diçka gazmore, të paktën një herë
në javë. Ky është itimitet.
3. Rrisni sasinë e gjërave të mira që jepni tek njëri -
tjetri. Ky është intimitet.
4. Lutuni me zë përpara se të shkoni për të fjetur. Ky
është intimitet.
5. Mbani duart e njëri - tjetrit, kur jeni duke ecur, kur
jeni ulur pranë njëri - tjetrit, kur jeni në kishë. Ky është intimitet.
6. Merrni rregullisht Krishtin në misterin e Kungatës
Hyjnore. Askush nuk mund t'ia kalojë bashkimit që arrihet në Eukaristi me
Perëndinë dhe me njëri - tjetrin. Ky është intimitet.
7. I thoni shpesh njëri - tjetrit "të dua".
Asnjëri nuk mund ta bëjë këtë shumë shpesh. Ky është intimitet.
8. Në vend që të shihni televizor, luani lojra së bashku.
Ky është intimitet.
Ky është lloji i intimitetit
mendor, emocional dhe shpirtëror që duhet të kultivohet nëse do të duam të ketë
një përmbushje në mbretërinë fizike të seksit. Si një lloj misteri (një veprim
fizik që shpreh një realitet shpirtëror), seksi mbart kuptim vetëm kur ai
shpreh intimitet të vërtetë. Përmes këtij lloji intimiteti shpirtëror, dhe jo
të atyre lloj akrobacirash të dhomës së gjumit, çdokush do të shijojë gëzimin e
vërtetë të seksit.
Lutemi që Perëndia t'ju japë
këtë lloj të intimitetit të vërtetë.
RECETË PËR NJË MARTESË TË QËNDRUESHME
Ne mund të ndajmë me çiftet e
rinj, të sapomartuar, një recetë të vogël dhe shumë efektive për një martesë të
lumtur.
1. I thoni diçka të bukur njëri - tjetrit, çdo ditë.
Lavdërimi është ngjitësi që mban martesën së bashku.
2. Nëse dy në tre martesa përfundojnë në divorc problemi
nuk është me institucionin, por me personelin. Përqendroni gjithë vëmendjen dhe
dashurinë tuaj tek personeli - dhe veçanërisht tek bashkëshortët tuaj.
3. Pranoni kur jeni në gabim, sepse pranimi i gabimit sjell
shpejt fundin e një grindjeje. Një nga fallsitetet më të mëdha që kam dëgjuar
ishte titulli i këngës së njohur që thoshte: "Dashuri do të thotë, që të
mos kesh asgjë për të thënë, më vjen keq". Nëse ju ndërtoni martesën tuaj
mbi këtë kusht atëherë ajo do të shembet. Dashuria është gjithmonë e para për
të pranuar nëse e ka gabim.
4. Vite më parë u pyet një burrë në 50 vjetorin e martesës
së tij se si ia kishte dalë mbanë të kishte një martesë që kishte zgjatur kaq
gjatë. Ai u përgjigj: "Duke u ngjitur tek i vetmi model".
5. Asnjëherë mos u përpiqni të ndryshoni partnerin tuaj.
Eshtë vetëm një njeri që ju mund të ndryshoni dhe vetëm nëpërmjet hirit të Perëndisë; vetëm
veten tuaj! Këtu qëndron çelësi. Duke ndryshuar veten tuaj për të mirë, do të
jeni në gjendje të ndryshoni bashkëshortin/en tuaj.
6. Qëndroni pranë burimit të dashurisë - Perëndisë. Sa më
pranë burimit të dashurisë të jetoni, aq më e madhe do të jetë dashuria që do
të përjetoni në martesën tuaj. Dashuria nuk rritet në pemë, por është një nga
dhuratat e Shpirtit të Shenjtë tek ne.
Kështu një
recetë e mirë për martesë është:
- Mësoni të lavdëroni me
ndershmëri njëri - tjetrin, çdo ditë.
- Mos akuzoni institucionin e
martesës për problemet e krijuara nga personeli.
- Pranoni kur jeni në gabim,
sepse kjo i jep fund grindjeve dhe sjell shërimin.
- Ngjituni tek i vetmi model,
në besnikëri dhe dashuri.
- I vetmi person që mund të ndryshoni
është vetja juaj. Nëse do të bëni këtë, ju do të ndryshoni edhe ata rreth jush.
- Për më tepër dashuri në
martesë, qëndroni pranë burimit të dashurisë: Perëndisë.
KATËR ELEMENTË PËR NJË MARTESË TË LUMTUR
"LË DHE NGJITESH"
1. Në Bibël thuhet që kur martohemi "lëmë" baba
dhe nënë dhe "ngjitemi" tek bashkëshorti/ja ynë/jonë. Pavarësisht
sesa e dhimbshme mund të jetë kjo për ta, prindërit duhet ta pranojnë këtë
lënie, në mënyrë që ngjitja të zërë vend. Nga lënia e prindërve dhe ngjitja me
njëri - tjetrin arrihet në martesë njësimi i vërtetë.
BESNIKËRIA
2. Besnikëria juaj e parë në martesë - sigurisht pas
Perëndisë, është ndaj bashkëshortit/es tuaj. Nëna, babai, miqtë, biznesi - të
gjithë vijnë në vend të dytë, të tretë dhe të katërt. Për shembull, nëse ti
kopsit kopsën e parë të kostumit në vendin e saj, të gjitha kopsat e tjera do
të futen në vrimat e tyre përkatëse. Por nëse kopsa e parë është futur në
vendin e të dytës, asnjë nga të tjerat nuk do të jenë në rregull. Në martesë,
mbani prioritetet tuaja drejt, vendosni bashkëshortin/en tuaj në vend të parë
dhe të gjithë njerëzit dhe gjërat e tjera do të shkojnë në vendin përkatës.
Një herë Mark Tuain duke
diskutuar me dikë që përkrahte poligaminë, citon vargun e Biblës, që thotë:
"Asnjë njeri nuk mund t'i shërbejë dy zotërinjve".
BASHKËSHORTI SI INISIATOR
3. Shën Pavli thotë: "Burra, doni gratë tuaja …",
ai nuk thotë: "Gra, doni burrat tuaj …". Supozohet që gruaja do të
dojë burrin, si përgjigje e dashurisë së tij për atë. Ai është nismëtari për
marrëdhënien e dashurisë; ajo i përgjigjet. Perëndia ndërtoi burrin si
inisiator dhe gruan si reaguese. Ai do ta dojë atë, kështu që ajo do t'ia
kthejë këtë dashuri, duke e dashur atë. Kjo do të thotë që, nëse dashuria do të
fillojë të venitet në një marrëdhënie, burri si inisiator duhet të fillojë të
shtojë më tepër dashuri. Nëse kjo nuk funksionon, atij do t'i duhet të shtojë
dozën dyfish. "Ku nuk ka dashuri, derdhni, jepni dashuri dhe do të gjeni
dashuri", ka thënë një shenjtor i Kishës sonë. Më kujtohet historia e një
bashkëshorti, që shkon tek shën Joan Gojarti dhe duke iu ankuar i thotë:
"Gruaja ime nuk më do". Gojarti i përgjigjet duke i thënë: "Mos
u mërzit. Ti e do gruan si Krishti deshi Kishën. Ti fillon, ti merr inisiativën
dhe mos u mërzit nëse gruaja nuk e bën një gjë të tillë. Duaje atë dhe nëse do
një përgjigje, një reagim duhet të sigurosh stimuluesit. Dashuria fillon me
ty".
LAVDËRIMI
4. Një nga përbërësit më të efektshëm të një martese të
lumtur është lavdërimi, vlerësimi. Uria për vlerësim është një nevojë themelore
njerëzore, ashtu si ushqimi, oksigjeni dhe gjumi. Të gjithë kemi nevojë për të,
sepse është një formë e dashurisë dhe pa dashuri ne jemi si bimët pa ujë -
ndoshta dhe më keq. Nuk është mjaftueshëm të ndjesh vlerësim, por ne duhet të
mësojmë ta shprehim atë. Një fjalë vlerësuese ose një lavdërim mund të ndezë
një zjarr që mund të zgjasë për gjithë jetën dhe disa të tilla mund të
ndryshojnë një martesë jo të lumtur, në një martesë të lumtur, si Solomoni
thotë: "Sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur". Një pyetje
që ne duhet t'ia bëjmë vetes çdo ditë është: "A jam përpjekur për t'i
thënë sot bashkëshortit/es tim/e të paktën një kompliment të sinqertë?
Vlerësimi thur lidhjet që mbajnë të bashkuar martesën. Më pëlqejnë fjalët lavdëruese
që një grua tha për burrin e saj: "Më pëlqen gjithçka rreth burrit tim,
ndershmëria e tij, aftësia që ka për të parë gjërat drejt dhe mënyra sesi më
trajton mua. Ai është burri i përsosur për të jetuar".
Uroj që fjalë të tilla të
banojnë në martesën tuaj.
TË KOMUNIKOJMË TË MIRËN DHE TË KEQEN
Një përbërës thelbësor për
pasurimin e martesës është komunikimi i mirë. Kur them komunikim, nënkuptoj që
ne duhet të ndjehemi të lirë për të thënë jo vetëm gjërat e mira, por edhe të
gjitha të këqiat.
Dija nga një çift, që ata nuk
ishin dëgjuar asnjëherë të grindeshin. Asnjëherë nuk ishte dëgjuar të kishin
shprehur një ndjenjë zemërimi kundrejt njëri - tjetrit, dhe në pak vite martesa
e tyre përfundoi në divorc. Duke e dëgjuar këtë, një mik tha: "E prisja që
do të ndodhte. Kjo mund të mos kishte ndodhur nëse ata do të kishin mësuar të
diskutonin me mirësjellje".
Duhet të kemi vullnet të
komunikojmë jo vetëm ndjenjat më të pëlqyeshme tonat, por edhe ndjenjat jo
shumë të pëlqyeshme, ose të mërzitshme. Shpesh na vjen turp të shprehim ndjenja
pakënaqësie dhe mërzitjeje kundrejt personit që duam. Përpiqemi të fshehim
zemërimin tonë, por ajo del jashtë në mënyra të ndryshme. Për shembull, nëse i
themi bashkëshortit/es tonë që jemi të zemëruar dhe arsyet përse, atëherë
mërzitja jonë largohet. Ajo ikën, del jashtë nesh. Rezultati është që partneri
ynë e di tashmë se ne ishim mërzitur dhe kush na bëri të mërzitemi. Dhe
rezultati që mbetet është një mirëkuptim më i mirë me njëri - tjetrin. Është
shumë thelbësore të mësojmë të komunikojmë ndjenjat e zemërimit në dashuri.
"Flisni të vërtetën me dashuri", thotë apostull Pavli. Nëse ne e
ndjejmë se është gabim të shprehim ndjenja zemërimi tek bashkëshortët tanë,
duhet të dimë gjithashtu se këto ndjenja nuk do të mund të shtypen, sepse ato
do të gjejnë mënyra për të dalë jashtë. Ne do ta gjejmë veten tonë duke
kritikuar njëri - tjetrin për njëmijë e një gjëra të vogla deri kur të arrijmë
në një pikë kur një e çarë është krijuar në marrëdhënie. Kjo nuk ndodh kur
personat dëshirojnë të komunikojnë ndershmërisht dhe me dashuri të gjitha
llojet e ndjenjave - edhe ato të zemërimit.
Uroj që martesa juaj të jetë
e ndërtuar në komunikim të ndershëm dhe dashuri. Kjo do t'ju ndihmojë të arrini
lumturinë që kërkoni të dy.
FJALËT E ÇMUARA: "KAM NEVOJË PËR TY"!
Një herë një doktor i një
fshati tregoi për një paciente, burri i së cilës ishte i fortë dhe shumë i
vështirë në të shprehurit e ndjenjave. Gruaja gjithmonë shumë e brishtë dhe
delikate, u godit nga një krizë shumë e fortë apandesiti dhe u dërgua
urgjentisht në spital. Fatkeqësisht edhe pas ndihmës mjekësore, ajo nuk po
përmirësohej, por sa vinte e bëhej më e pafuqishme. Doktori për t'i dhënë
kurajo i thotë: "Ti do të shërohesh dhe do të bëhesh e fortë, si
Joani". Ajo përgjigjet: "Joani është kaq i fortë sa nuk ka nevojë për
njeri".
Atë natë doktori i tha Joanit
se mendonte që gruaja e tij nuk donte të bëhej mirë. "Ajo duhet të
shërohet! Mbase një tjetër transfusion gjaku do të mund ta ndihmojë".
Grupi i gjakut të Joanit ishte tamam ai çfarë asaj i duhej, kështu që
transfusioni filloi shpejt. Joani qëndronte i shtrirë në krevatin ngjitur dhe
ndërsa gjaku i tij rridhte në venat e gruas së tij, ai thotë: "Unë do të
të shëroj".
"Pse?" - e pyet e
shoqja me sytë mbyllur.
"Sepse unë kam nevojë
për ty", - përgjigjet ai. Ishte qetësi dhe pulsi i saj filloi të rrihte
shpejt. Pastaj ajo hapi sytë dhe ktheu kokën me ngadalë dhe thotë: "Ti
asnjëherë nuk ma kishe thënë këtë më përpara".
Duke shkruar më pas për
incidentin, doktori thotë: "Nuk ishte transfusioni ai që bëri që gjithçka
të shkonte mirë dhe që bëri ndarjen midis jetës dhe vdekjes".
Të gjithë kemi një nevojë të
madhe të jemi të nevojshëm. Ndërsa ecni së bashku gjatë jetës, vendoseni si
detyrë që t'i bëni të njohur njëri - tjetrit që ai/ajo është i/e nevojshëm/me -
thellësisht i nevojshëm. Disa nga momentet më të ëmbla dhe më të bukura të
jetës janë kur një person pëshpërin, "Kam nevojë për ty".
Përdorini shpesh këto fjalë
të çmuara. Ato do t'ju bekojnë.
RECETË PËR NJË MARTESË TË LUMTUR
Tani do të ndajmë shumë
shkurtimisht me çiftet e rinj të sapomartuar një recetë për një martesë të
lumtur:
- Mos prisni që partneri juaj
të jetë i përsosur. Vetëm Perëndia është i përsosur. Një grua e përsosur është
ajo që nuk pret një burrë të përsosur. Dhe një burrë i përsosur është ai që nuk
pret një grua të përsosur. Dy njerëz, jo të përsosur martohen, që të ndihmojnë
njëri - tjetrin të rriten drejt përsosjes. Martesa, e cila është mënyra më e
mirë në botë për të mësuar fajet tona, është mënyra nëpërmjet të cilës mund të
ndihmojmë njëri - tjetrin për të kapërcyer fajet tona.
- Martesa nuk është një
propozim 50 - 50. Në disa pjesë ju mund t'ju duhet të jepni 80% dhe të merrni
vetëm 20%. Në disa të tjera ju mund të jepni vetëm 20%, gjë e cila do të thotë
se partneri/ja juaj duhet të përmbushë 80%. Por dashuria e vërtetë kurrë nuk
numëron dhe llogarit. Ajo jep, jep dhe sërish jep.
- Një herë një bashkëshort
tha: "Unë jam i frikësuar vetëm nga një grua - ime shoqe. Kam frikë të
lëndoj ndjenjat e saj". Këtë lloj frike duhet ta ketë çdo bashkëshort,
sepse nuk është frikë e vërtetë, por dashuri - ndjeshmëri ndaj ndjenjave të
personit që do.
- Dasma është një ngjarje,
por martesa është një arritje. Ajo është si një investim. Sa më shumë kohë,
dashuri, durim dhe mirëkuptim që vendosni në të, aq më e madhe do të jetë
lumturia që do të përfitoni nga ajo.
Ndërkohë që vazhdoni të
investoni për lumturinë e njëri - tjetrit, ju rriteni në dashuri
Prandaj, një përshkrim i mirë
për një martesë të lumtur është :
a. Mos prisni përsosmërinë
nga partneri juaj apo nga vetja.
b. Dashuria kurrë nuk bën
llogari: "Unë dhashë 50%, tani është radha jote të japësh 50%". Kjo
është një kontratë biznesi, jo dashuri.
c. Dashuria e vërtetë
përfshin frikën e lëndimit ndaj atij që do.
d. Sa më shumë që të jepni
për mirëqënien e njëri - tjetrit, aq më e madhe do të jetë lumturia që do të
gjeni në martesë.
MBI TË GJITHA FITO MIRËKUPTIM
Përbërsi kryesor për një
martesë të pasur është mirëkuptimi. Dëgjoni këtë përshkrim të një martese mesatare
dhënë nga një psikiatër në një festë: "Dy njerëz, të cilët e dinë se nuk e
kuptojnë njëri - tjetrin, edukojnë fëmijët të cilët nuk i kuptojnë dhe që kurrë
nuk do t'i kuptojnë ata".
Ose një grua e cila thotë për
bashkëshortin e saj: "Ai është si një ishull i mistershëm, të cilit unë i
shkoj rrotull, por nuk gjej një vend ku të ulem".
Një grua pyet burrin e saj:
"A më do?". Ai i përgjigjet: "Padyshim që të dua, por përse më
pyet?". Ajo i përgjigjet: "Por si mund të më duash kur nuk e di se
çfarë më shqetëson?". Sa prej nesh e dinë me të vërtetë se çfarë e
shqetëson bashkëshortin/en tonë?
Si mund ta kuptojmë me të
vërtetë një person, nëse nuk kalojmë kohë me të? Një çift i martuar del për
darkë vetëm një herë në javë dhe veç këtyre harxhon 15 minuta çdo ditë për të
parë njëri - tjetrin në thellësi.
Takimi i parë është një takim
darke vetëm për njëri - tjetrin. S'ka njerëz të tjerë. S'ka argëtim. Ata
vendosin bërrylat e tyre mbi tavolinë për një vështrim më të thellë në shpirtin
e njëri - tjetrit. Takimi i dytë - 15 minuta në ditë për të parë në thellësi -
nuk është për diskutim të biletave ose problemeve të fëmijëve - por në mënyrë
të prerë është takim që lidhet me çëshjen: "Çfarë po ndodh brenda shpirtit
të bashkëshortit/es tim/e?"
Kështu ne fitojmë mirëkuptimin
- kaq të gjallë dhe thelbësor për një martesë të lumtur. Duhet të punojmë për
të. Duhet të mbushemi me kaq shumë dashuri për tjetrin dhe të kërkojmë të
kuptojmë gjithmonë personin që duam më shumë se sa të kuptohemi vetë. Më pëlqen
ajo që shën Pavli u shkruan Efesianëve: "Jini të duruar me njëri -
tjetrin, toleroni gabimet e njëri - tjetrit për shkak të dashurisë suaj".
(Ef. 4:2)
TË BËJ GJËRAT E MIA
Një nga pengesat më të mëdha
për një martesë të suksesshme vjen nga fiksimi i të bërit "gjërat e
mia". Për arsye se jeta nuk ka kuptim për shumë ateistë ata përpiqen t'i
japin një kuptim sipas mënyrës së tyre, meqenëse kemi nevojë që të kemi një
kuptim për të mbijetuar. Pra, ata pretendojnë se jeta ka kuptim ngaqë
"bëjnë gjërat e tyre". Ata e quajnë këtë "jetë autentike";
të jetoj vetëm për vete. Kjo filozofi e aplikuar në martesë, bëhet shkatërrim.
Nëse që të dy partnerët
mbrojnë të drejtat e tyre për përmbushje personale (çfarëdo që të nënkuptojë
përmbushja), ata nuk duhej të ishin martuar. Të shërbyerit - jo përmbushja -
është emri i jetës martesore. Kërkoni që të doni dhe të shërbeni dhe do të
arrini të përmbusheni. Kjo është mënyra që Perëndia formoi jetën dhe ju nuk
mund të mashtroni Arkitektin.
Që nga tani e tutje, motoja
juaj le të jetë: Jo gjërat e mia, por atë që kënaq të dashurin/ën tim/e.
INSTITUCION HYJNOR
Sa herë që mblidhemi, është
shumë mirë të kujtojmë veten tonë, se martesa nuk është një institucion
njerëzor. Ajo është themeluar nga Perëndia. Ishte Perëndia që krijoi
"mashkullin dhe femrën". Ishte Perëndia që urdhëroi "jini të
frytshëm dhe shumohuni". Ishte Perëndia që tha: "Nuk është mirë që
burri të jetë vetëm; unë do të krijoj një shoqe për të". Ishte vetë
Perëndia që dërgoi nusen tek bashkëshorti i saj në martesën e parë. Ishte fjala
e Perëndisë që shpallet për gjithë kohërat: "Kështu burri do të lërë
babain dhe nënën e tij dhe do të ngjitet me gruan e tij dhe ato do të jenë një
trup". Ishte Perëndia që vendosi martesën, ashtu si Krishti tha: "Atë
që Perëndia ka bashkuar, asnjë njeri nuk do të mund ta ndajë". Perëndia
nuk ka vendosur këtë lloj martese; Perëndia nuk ftoi një burrë dhe një grua në
lidhjen e martesës dhe më pas t'i braktisë dhe t'i lërë ata vetëm dhe pa
ndihmë. Ai ka siguruar parime drejtimi dhe hirin hyjnor për të siguruar suksesin
e saj. Dëshmia e garancisë për një martesë të suksesshme është Perëndia. Do të
keni të papritura dhe vështirësi, por Perëndia do t'ju japë gjithnjë forcën për
t'i kaluar ato. Do të keni zhgënjime dhe mërzitje, por Ai do t'ju japë durim
për t'i parë ato më mirë. Do të përballeni me probleme dhe peripeci, por Ai, i
cili është "Rruga, e Vërteta dhe Jeta" do t'ju sigurojë mënyrën për
t'ia dalë mbanë. Mos lejoni asgjë t'ju ndajë nga dashuria e Perëndisë.
PERËNDI, NDRYSHOJE KËTË MARTESË
Një grua shkon tek ati i saj
shpirtëror dhe i kërkon të dijë se çfarë mund të bëjë me bashkëshortin e saj
alkoolist. Ajo kishte marrë nga ai ofendime nga më të rëndat për shkak të pijes
së tij. Ati shpirtëror e pyet se çfarë kishte bërë për ta ndryshuar atë. Ajo i
përgjigjet se kishte bërë gjithçka - i kishte bërtitur, e kishte turpëruar,
ishte grindur me të, e kishte kërcënuar, i kishte lexuar Biblën dhe ishte lutur
për të për vite me rradhë.
"A kanë funksionuar këto
gjëra, që ti ke bërë"? - pyeti ati shpirtëror.
"Jo, - thotë gruaja -
ato nuk kanë funksionuar".
"Atëherë përse nuk
provon edhe një gjë tjetër? Përse nuk lutesh për veten tënde, në vend që të
lutesh për burrin tënd dhe t'i kërkosh Perëndisë të ndryshojë të gjitha gjërat
në jetën tënde për të cilat ti i di që janë gabim"?
Gruaja filloi të vepronte në
këtë mënyrë dhe kjo përpjekje dha rezultat. Burri i saj ndaloi së piri dhe
kërkoi të largohej nga gjëndja e mëparshme.
Një nga mënyrat më të mira
për të përmirësuar një martesë ose ndonjë marrëdhënie tjetër është duke filluar
me veten tënde: "Perëndi, ndryshoje këtë martesë, duke filluar me
mua".
Le të jetë ky parimi drejtues
në martesën tuaj.
DASHURIA FORCË ÇLIRUESE
Dashuria e vërtetë në martesë
çliron dhe inkurajon bashkëshortin/en të zhvillojë talentet, me të cilat na ka
pajisur Perëndia.
"Dashuria … është e
mirë, kurrë xheloze … kurrë nuk kërkon të sajat, kurrë nuk është egoiste … .
Nëse ju doni dikë, duhet të jeni besnikë… pa marrë parasysh sa do të kushtojë
kjo. Ti do t'i besosh gjithmonë atij/asaj, gjithmonë prit më të mirën,
gjithmonë qëndro gati në mbrojte të tij/saj".
Fjalët e mëposhtme kujtojini
dhe thuajani bashkëshortit/es tuaj:
Të dua - Jo vetëm për atë që
ti je
Por për atë, që unë jam kur
jam me ty.
Të dua - Jo vetëm për atë që
ke bërë për veten tënde
Por për atë që ti ke bërë për
mua.
Të dua - për atë pjesë të
karakterit tim, që ti ma zbulove.
Të dua - për përqafimin, kur
zemra ime është e lënduar,
dhe arrij të kapërcej
gjithçka, të gjitha dobësitë dhe gjërat
pavlerë.
Të dua - që nxore në dritë të
gjitha vlerat e bukura që më përkisnin, që askush tjetër nuk i ka zbuluar.
Të dua - sepse ti më ndihmon
që rrëmujën e jetës time të mos e bëj një tavernë, por një tempull dhe me
veprat e mia të përditshme të mos e bëj atë një ankesë, por një këngë.
Përktheu Sonila Dedja
Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.
ReplyDeleteBurri im Hasan më hodhi jashtë dhe ai shkoi për një grua tjetër për 3 vjet,
ReplyDeleteNë fillim nuk besoj kurrë Dr.Sango do të jetë në gjendje të më ndihmojë të fitoj përsëri HUSBAND-in tim nga kjo grua tjetër, por sepse unë akoma e dua atë dhe dua që burri im të kthehet në jetën time .. Unë e provoj, bindem dhe ndjek Dr. .Sango Udhëzime dhe më befasoni që pas 3 ditësh të hedhjes së dashurisë dhe inkurajimit me fotografitë e burrit tim dhe emrat e dhënë Dr.Sango, Dreka një magji dashurie në emrin tim në orën 12:00. Koha në mes të natës. Të nesërmen në mëngjes takova një telefonatë të humbur në telefonin tim, disa municione më vonë EX HUSBAND më telefonoi duke më kërkuar të falja dhe të hartoja gjithçka që ai kishte bërë gabim për të më lënduar. Burri im foli aq bukur dhe ai u pendua. tani burri im dhe unë jemi plotësisht përsëri bashkë dhe jemi shumë të lumtur me jetën tonë të re familjare ... të gjitha faleminderit Dr.Sangofor për punën e palodhur që ai ka bërë për mua .. Unë premtoj Dr.Sango që ta ndajë punën me Dëshminë e saj të mirë për bota pas punës dhe vërtet puna Love-Spell për të mirën time.
Kur keni nevojë për një ndihmë të tillë dhe keni këdo që njihni ose të afërmit që janë atje duke kaluar një krizë marrëdhëniesh, duhet të informoni me mirësi Dr.Sango me email: spellspecialistcaster937@gmail.com
Si ta rivendosni ish dashurinë, nëse keni raste si këto…
SHENJAT E MARTESA, FJALAVE T D DIVORCES, RASTI GJYKATS, FJALT E DASHURIT
A është dashuria juaj që kërkon shumë kohë për të vendosur?
A po mashtron i dashuri juaj?
A po flet akoma i dashuri juaj me ish?
A ka një ndikim të keq në të dashurin tuaj?
A po ndryshojnë të afërmit e të dashurit tuaj?
A po e shmang dashurën tuaj kur të keni nevojë për të?
Magji për të fituar tombol
Magji për të fituar Kuponin
Magji për të ndaluar divorcin.
Magji për të gjetur dashurinë e vërtetë.
magji për të shpëtuar martesën tuaj nga një grua tjetër.
Dreka e një magji për të marrë rend, famë dhe pasuri.
Magji rituale
Hakmarrje për të rikuperuar paratë e humbura të debitorëve.
Spell për të marrë një punë me pagë të mirë.
nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë në ndonjë nga problemet tuaja
ju lutemi kontaktoni Dr., Sango përmes postës elektronike të tij: spellspialistcaster937@gmail.com