Mos u
skllavëro prej pasioneve apo sendeve.
Përballoi
të tjerët pa dyshime, ligësi apo antipati.
Vazhdoje
detyrën tënde edhe kur je i tronditur.
Mos e var
suksesin e punës sate nga duartrokitjet e të tjerëve.
Mos i zmadho
punët e vogla.
Shikoji
sendet dhe ngjarjet me përmasat e tyre të vërteta.
Shpreso
gjithmonë në përmirësimin e të tjerëve.
Pajtohu
dhe me mendimin e dështimit.
Syno
pushime të ndërmjetme në punën tënde.
Përpiqu të
gjesh shkakun e vërtetë të tronditjes tënde.
Mos e
harro kurrë lumurimin: “Të lumur janë paqebërësit, sepse ata do të quhen bij të
Perëndisë”.
Dije se
Perëndia është “dashuri” dhe duhet ta imitosh Atë.
Të
lutesh për paqen tënde dhe të gjithë
botës.
Kështu do
të gjesh lumturinë e vërtetë.
No comments:
Post a Comment