Nëse u
zgjove këtë mëngjes me më tepër shëndet sesa sëmundje, ti je më i bekuar se
miliona të tjerë të cilët nuk mbijetuan këtë javë.
Nëse nuk
ke provuar rrezikun e betejës, vetminë e burgimit, agoninë e torturës, vuajten
e urisë, ti je para 500 milionë njerëzve në botë.
Nëse ndjek
një takim në kishë pa frikë, ngacmime, arrest, torturë ose vdekje, ti je më i
bekuar se 3 bilionë njerëz në botë.
Nëse ke
ushqim në frigorifer, rroba për të veshur, strehë dhe vend për të fjetur, ti je
më i pasur se 75 përqind e botës.
Nëse
prindërit e tu janë ende gjallë dhe ende janë bashkë, ti je njeri i rrallë
madje edhe në Amerikë e Kanada.
Nëse lexon
këtë mesazh, ti sapo more një bekim dyfish në atë që dikush po mendonte për ty
dhe për më tepër ti je më i bekuar se mbi 2 bilionë njerëz në botë që nuk mund
të lexojnë.
Puno, -
sikur nuk të nevojiten para.
Duaj, -
sikur të mos të kishin lënduar asnjëherë.
Kërce, -
sikur nuk të sheh njeri.
Këndo, -
sikur nuk të dëgjon njeri.
Jeto, -
sikur qiejt të ishin në tokë.
No comments:
Post a Comment