Jisui për mua


Ky është Jisui për mua
Fjala - që u bë mish.
Buka e jetës.
Flijimi - që u afrua për mëkatet tona në kryq.
Sakrifica - që ofrohet në Meshën Hyjnore për mëkatet e mia dhe të gjithë botës.
Fjala - që duhet thënë.
E vërteta - që duhet treguar.
Rruga - ku duhet ecur.
Drita - që duhet të ndriçojë.
Jeta - që duhet jetuar.
Dashuria - me të cilën duhet dashur.
Gëzimi - që duhet ndarë.
Sakrifica - që duhet ofruar.
Paqja - që duhet dhënë.
Buka e jetës - që duhet ngrënë.
I urituri - që duhet ushqyer.
I eturi - që i duhet shuar etja.
I zhveshuri - që duhet veshur.
I pastrehu - që duhet strehuar.
I sëmuri - që duhet shëruar.
I vetmuari - që duhet t’i ofrojmë shoqëri.
I urryeri - që duhet dashur.
Lebrozi - që duhet t’i lajmë plagët.
Lypsi - që duhet t’i falim një buzëqeshje.
I dehuri - që duhet ta dëgjojmë.
I sëmuri mendor - që duhet ta mbrojmë.
I vogli - që duhet ta përqafojmë.
I verbri - që duhet ta drejtojmë.
I shurdhri - për të cilin duhet të flasim.
Sakati - me të cilin duhet të ecim.
I dhëni pas drogës - të cilin duhet ta ndihmojmë.
Prostituta - të cilën duhet ta largojmë nga rreziku dhe ta përkrahim.
I burgosuri - që duhet vizituar.
I moshuari - që duhet t’i shërbejmë.
Për mua Jisui është Perëndia im.
Jisui është shtëpia ime.
Jisui është jeta ime.
Jisui është dashuria ime e vetme.
Jisui është gjithçka e imja në të gjitha.
Jisui është gjithçka për mua.



No comments:

Post a Comment