Eja tek Unë!


Unë Atë,
Unë vëlla,
Unë dhëndër,
Unë shtëpi,
Unë strehë,
Unë veshje,
Unë rrënjë,
Unë themel.
Gjithçka që dëshiron ti, Unë jam.
Nuk do të kesh nevojë për asnjë gjë kur më ke mua.
Erdha të shërbej dhe jo të më shërbejnë.
Unë edhe shok, edhe gjymtyrë, edhe motër, edhe vëlla,
Edhe nënë edhe baba.
Gjithçka Unë, vetëm ti të dëshirosh të jesh pranë meje.
Unë i varfër për ty,
dhe kusar për ty, në kryq për ty,
brenda në varr për ty,
Në qiell gjendem për dëshirën tënde përkrah Atit,
Në tokë u dërgova nga Ati si ndërmjetës për ty.
Ti për mua je gjithçka!
Edhe vëlla, edhe bashkëtrashëgimtar,
Edhe shok, edhe gjymtyrë e imja.
Çfarë do më tepër, o njeri?!                                   

 nga Shën Joan Gojarti


No comments:

Post a Comment