Fuqia e lutjes

Lutu dhe mendo çfarë të duash, sepse mendimet e tua do të pastrohen nëpërmjet lutjes. Lutja do t’i  falë ndriçim mendjes sate dhe do të dëbojë të gjitha mendimet e liga ashtu si na thotë Shën Grigor Sinaiti: “Nëse dëshiron të largosh disa mendime dhe të dëlirësosh mendjen tënde, mendimi im është: Largoji mendimet me lutjen”. Asnjë gjë tjetër nuk mund t’i kontrollojë mendimet njësoj si lutja”. Shën Joani i Shkallës në lidhje me këtë gjë na thotë: “Mundi armiqtë me mendjen tënde me emrin e Krishtit.

Lutu dhe bëj çfarë të duash. Punët e tua do t’i pëlqejnë Perëndisë dhe do të jenë të dobishme e bamirëse për ty. Lutja e shpeshtë, çfarëdolloj qoftë ajo, asnjëherë nuk do të dalë pa fryt, ngaqë brenda saj banon fuqia e hirit. Çdo njeri që thërret emrin e Zotit do të shpëtohet. Një njeri i cili është lutur pa sukses dhe pa përkushtim, mori hir nëpërmjet veprimit të lutjes, duke fituar njohjen e vetvetes, mendimin dhe pastrimin.

Lutu dhe mos u lodh shumë t’i mundësh pasionet duke u bazuar në fuqinë tënde. Lutja do të shkatërrojë gradualisht pasionet brenda teje, sepse Ai që është ndër ju është më i madh se ai që rri në botë.
Shën Joani i Korpathit na mëson se po të mos kemi aftësinë e të zotëruarit të vetes, nuk do të pushtohemi nga Perëndia, sepse Ai dëshiron që ne të jemi të përqendruar në lutje nëpërmjet së cilës gjen për ne rrugë shpëtimi.
Lutu, mos ki frikë asgjë. Mos u ki frikë katastrofave apo fatkeqësive. Lutja do të të mbrojë dhe do të të largojë prej çdo vështirësie apo rreziku. Kujto Apostull Pjetrin që tregoi besim të pakët kur po zhytej në detin e Tiberiadës. Apostull Pavli që u lut në burg, murgu që shkoi për të blerë peshk dhe shpëtoi nga vdekja e sigurt nëpërmjet lutjes, vajza e pakujdesshme që u bë një e krishterë e njohur, tregojnë qartë fuqinë dhe mbarëbotshmërinë e lutjes në emrin më të lartë të Zotit Jisu Krisht.

Lutu qoftë me këtë apo atë lloj mënyre, por lutu vazhdimisht pa pushim, pa u turbulluar prej kurrfarë gjëje. Ji i gëzuar dhe i qetë në frymë dhe lutja do të rregullojë gjithçka që do të mësojë. Kujto Shën Joan Gojartin dhe nxënësin e tij Mark asketin se çfarë thonë për fuqinë e lutjes. I pari shpall se lutja edhe pse shqiptohet nga ne njerëzit e mbushur me mëkate ka fuqinë për të na pastruar. I dyti na thotë se të lutemi është një gjë që ndodhet brenda fuqive tona, por që të lutemi me pastërti është dhuratë e hirit. Kështu, afro atë gjë që është brenda kufijve të mundësive që ke. Jepi Zotit sasinë e fuqive që ke dhe Perëndia do t’i japë forcë dobësisë sate. Mund të ndodh që lutja të jetë e thatë dhe sporadike, por kur është e vazhdueshme ajo do të ngjallë brenda teje një zakon që do të bëhet natyra jote  e dytë dhe do të bëjë të mundur të fitosh lutjen që do të jetë e pastër, ndriçuse dhe me vlerë.

Nëse koha jote e qëndrimit zgjuar në lutje do të rritej, natyrisht që nuk do të mbetej kohë jo vetëm për mëkatet, por as për mendime rreth tyre. E shikon tani se sa shumë urtësi gjendet e përmbledhur në fjalët  “duaj dhe bëj çfarë të duash”?
Sa ngushëlluese dhe lehtësuese janë të gjitha këto për mëkatarin, të rënduarin dhe dobësitë e të mbushurit me rënkime nga pesha e pasioneve kundër të cilëve ai ndeshet?

Çdo njeri që lutet ka të gjithë atë që i është dhuruar si një mënyrë e përditshme shpëtimi dhe rritjeje shpirtërore në përsosmëri. Pikërisht kjo. Por kur themi ”lutuni”, duhet të shtojmë dhe fjalët “lutuni pa pushim”, të cilat janë një urdhërim hyjnor.

Si rrjedhim, lutja na tregon fuqinë e saj dhe frytet kur ajo shqiptohet shpesh, kur ajo është e pandërprerë. Shpeshtësia e lutjes i përket vullnetit tonë pa asnjë lloj dyshimi sikundër të përsosurit në atë, ndërsa pastërtia dhe zelli janë dhurata të hirit.

Për këtë arsye duhet të lutemi sa më shpesh që është e mundur dhe të shenjtërojmë jetën tonë me lutje pa u lëkundur prej vështirësive që takojmë në fillim.


No comments:

Post a Comment