Dashuria, ligji i jetës

Dashuria është mësues i urtë dhe profesor i të gjitha diturive.
Mos e ndërro dashurinë e vëllait tënd me dashurinë e asnjë gjëje tjetër.
Dashuria është art. Dashuria është gjerdan.
Në dashuri nuk ka frikë, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën.

Dashuri do të thotë të gëzohesh me të gëzuarit dhe të qash me ata që qajnë.
Çfarëdo të më bësh, unë të dua.
Çifti i shenjtë është dashuria dhe përulësia, sepse e para ngre, e dyta mban fort të ngriturin dhe nuk e lë kurrë të bjerë.
Dashuria është arritja e zbatimit të vullnetit hyjnor.
Dashuria denjëson çdo gjë. Dashuria është jeta jonë.
 “Tifozi” i dashurisë ka si moto të tij: “Bëj të mirën dhe hidhe në det”.

Shpirti që gëzon dashuri ka ndërgjegjen e prehur.
Dashuria të gjitha i bën në një mendje.
Brenda dashurisë u përsosën të gjithë të zgjedhurit e Perëndisë.
Me dashurinë na familjarizoi Zoti.
Dashuria është ngushëllimi dhe inkurajimi i globit.


No comments:

Post a Comment