Kujto...


Nëse u zgjove këtë mëngjes me më tepër shëndet sesa sëmundje, ti je më i bekuar se miliona të tjerë të cilët nuk mbijetuan këtë javë.

Nëse nuk ke provuar rrezikun e betejës, vetminë e burgimit, agoninë e torturës, vuajten e urisë, ti je para 500 milionë njerëzve në botë.

Nëse ndjek një takim në kishë pa frikë, ngacmime, arrest, torturë ose vdekje, ti je më i bekuar se 3 bilionë njerëz në botë.

Nëse ke ushqim në frigorifer, rroba për të veshur, strehë dhe vend për të fjetur, ti je më i pasur se 75 përqind e botës.

Nëse prindërit e tu janë ende gjallë dhe ende janë bashkë, ti je njeri i rrallë madje edhe në Amerikë e Kanada.

Nëse lexon këtë mesazh, ti sapo more një bekim dyfish në atë që dikush po mendonte për ty dhe për më tepër ti je më i bekuar se mbi 2 bilionë njerëz në botë që nuk mund të lexojnë.

Puno, - sikur nuk të nevojiten para.
Duaj, - sikur të mos të kishin lënduar asnjëherë.
Kërce, - sikur nuk të sheh njeri.
Këndo, - sikur nuk të dëgjon njeri.
Jeto, - sikur qiejt të ishin në tokë.

No comments:

Post a Comment