Intervistë me Perëndinë


Pashë në ëndërr sikur mora në intervistë Perëndinë.
Pra, ti dëshiron të më intervistosh? – pyeti Perëndia.
Nëse ke kohë – thashë unë.
Perëndia buzëqeshi. Koha ime është e përjetshme. Çfarë pyetje keni ndër mend për mua?
Çfarë të habit më shumë me njerëzimin?
Perëndia u përgjigj që:
Ata mërziten me fëmijërinë dhe mezi presin të rriten, pastaj mezi presin të bëhen sërish fëmijë.
Ata humbin shëndetin  për të fituar lekë…
Pastaj harxhojnë lekët për të fituar shëndetin.
Nëpërmjet të menduarit me ankth për të ardhmen, ata humbin të tashmen, kështu që ata nuk jetojnë as të tashmen as të ardhmen.
Ata jetojnë sikur nuk do të vdesin kurrë, dhe vdesin sikur nuk kanë jetuar kurrë.
Dora e Perëndisë, kapi dorën time dhe për pak kohë qëndruam në heshtje.
Pastaj unë e pyeta…
Si një prind, cilat janë disa mësime për jetën që ti dëshiron që bijtë e tu t’i mësojnë?
Të mësojnë që ata nuk mund të bëjnë askënd t’i duan ata. Gjithçka që mund të bëjnë është ta lënë veten të duhet prej të tjerëve.
Të mësojnë që nuk është mirë të krahasojnë veten me të tjerët.
Të mësojnë të falin, duke praktikuar faljen.
Të mësojnë që duhen vetëm disa sekonda për t’i hapur plagë të thella atyre që duam, por duhen shumë vite për t’i shëruar këto plagë.
Të mësojnë që i pasur nuk është ai që ka shumë, por ai që ka nevojë më pak.
Të mësojnë që ka njerëz që i duan ata shumë, por thjesht nuk kanë mësuar ende si t’i shprehin ose tregojnë ndjenjat e tyre.
Të mësojnë që dy njerëz mund të vështrojnë të njëjtën gjë dhe ta shikojnë ndryshe.
Të mësojnë se nuk mjafton që ata falin njëri-tjetrin, por gjithashtu duhet të falin edhe veten e tyre.
Falëminderit për kohën – i thashë me përulësi.
A ka ndonjë gjë tjetër që ti dëshiron që bijtë e tu ta dinë?
Perëndia buzëqeshi dhe tha:
Të dinë që Unë jam këtu … gjithmonë.

No comments:

Post a Comment