I kërkova Zotit forcë, për të arritur sukses.
Ai më bëri të dobët, që unë të mësoja të bindesha me përulësi.
I kërkova Zotit shëndet, për të bërë gjëra të mëdha
Ai më dha sëmundje, që unë të bëja gjëra më të mira.
I kërkova Zotit pasuri, që të isha i lumtur.
Ai më dha varfëri, që unë të bëhesha i urtë.
I kërkova Zotit pushtet, për t’u vlerësuar nga njerëzit.
Ai më dha dobësinë, që unë të ndieja nevojën e Perëndisë.
I kërkova gjëra, që do të më lumturonin jetën.
Ai më dha jetë, që unë të lumturohesha me të gjitha.
Asgjë nga ato që kërkova nuk mora, por mora ato që unë kisha shpresuar,
madje edhe lutjet e mia të paformuluara ndonjëherë, janë dëgjuar.
“Unë jam më i pasuri midis tërë njerëzve.”
No comments:
Post a Comment