Unë erdha që të kenë jetë, edhe ta kenë me të tepërt. Jn.10:10
A po jeton jetën me bollëk për të cilën Krishti erdhi vetë të na e japë?
Nuk po them për të jetuarit në shtëpi luksoze, ose për të pasurit makinën më të re në treg.
Jo, premtimi i Tij për jetën me bollëk, me të tepërt, shkon përtej gjërave materiale që ofron kjo botë.
Jetë me bollëk do të thotë: “jetë e plotë”.
Kjo do të thotë që nuk ka rëndësi çfarë ndodh rreth teje, ti mund të marrësh pjesë te bekimet e plota të Perëndisë.
Ti mund të kesh paqe në mes të stuhisë.
Ti mund të kesh gëzim kur gjërat janë të pasigurta.
Ti mund të kesh shpresë kur rrethanat duken pa zgjidhje.
Si besimtarë, shumicën e rasteve është e lehtë ta shikojmë vargun dhe të mendojmë: “Perëndia do të më më japë jetë me bollëk një ditë”. Por e vërteta është që Perëndia dëshiron që ti të kesh jetë me bollëk SOT!
Mos humb më kohë duke jetuar në mediokëri
ose pritur më të paktën e bekimeve të pasura të Perëndisë.
Prano sot bekimet, gëzimin, fuqinë dhe përkrahjen e Tij.
Trego që po jeton jetën me bollëk, sot dhe çdo ditë! Amin.
No comments:
Post a Comment