Karakteristikat e gruas
Fjalët e Urta 31
E virtytshme (vargu 10)
Besnike (11)
E ndershme (12)
E mirë (12)
Punëtore e gatshme (13)
Administratore e mirë (14,15)
E zellshme (16)
E fortë (17)
E duruar (18)
E zonja (19)
Bamirëse (20)
Kursimtare (21)
Vishet hijshëm (22)
Grua e një burri të mirë (23)
E aftë për tregti (24)
E nderuar (25)
E mençur (26a)
E sjellshme (26b)
Nënë e mirë (27a)
E angazhuar me punë (27b)
E denjë për t’u lavdëruar (28)
Realizon punën ose dallohet për të (29)
Ka frikë Perëndie (30)
Prodhimtare (31)
Kur
t’i vështron gjithë cilësitë e një gruaje te Fjalët e Urta 31 mund të
duken të paarritshme, por nëse shikon te secila prej tyre një perlë për
të thurur jetën tënde, fillo të bësh përpjekjen për arritjen e tyre
ashtu si do edhe Perëndia për ty.
Të jetuarit çdo ditë sipas Krishtit
ka rëndësi të veçantë, sepse i bën cilësitë e gruas diçka që rrezaton
Krishtin, kështu që na duhet të punojmë me kujdes për këtë.
Leximi i Shkrimit të Shenjtë,
lutja e përditshme,
pjesëmarrja në Mistere
dhe lidhja me Zotin na jep mundësinë për ta marrë fijen në duart tona dhe të thurim “perlat” e jetës sonë.
Si përfundim, kjo të bën gruan e krishter të fortë dhe të gjallë që është kombinim i bukur i perlave. Amin
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment