... dhe çdo gjë që do të bësh do të kesh mbarësi!


Ai do të jetë si një dru i mbjellë përgjatë brigjeve të ujit,
që jep frytin e vet në stinën e vet dhe që gjethet nuk i fishken;
dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi. Ps. 1:3

Pemët e mëdha përfaqësojnë fuqi, madhështi dhe qëndrueshmëri.
A e ke vërë re ndonjëherë ndryshimin midis një peme të mbjellë pranë ujit dhe asaj larg tij?
Pema pranë ujit është më e shëndetshme dhe më e gjallëruar.
Fruti dhe lulet e saj janë më të bukurat.  
Në të njëjtën mënyrë, kur ti je “mbjellë” në Fjalën e Perëndisë,
shpirti yt ushqehet dhe je më i fortë, pikërisht si pema pranë ujit.
Ti do të japësh frut në kohën e duhur.


 Me fjalë të tjera, ti do të jesh në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
Do të jesh produktiv dhe frytdhënës.
Vër re fundin e vargut të sotëm.
Ai thotë që çfarëdo që të bësh do të kesh sukses.

A dëshiron të kesh sukses në lidhje?
Kërko Fjalën e Perëndisë që ka të bëjë me lidhjet.
A dëshiron të kesh mbarësi me shëndetin tënd?
Kërko Fjalën e Perëndisë për shëndetin.
A dëshiron të kesh mbarësi me të ardhurat e tua?
Kërko Fjalën e Perëndisë që ka të bëjë me financën.

Sigurohu që mendja dhe zemra jote janë mbjellë në Fjalën e Perëndisë.
Lejo Atë ta ndriçojë zemrën me të vërtetën.
Lejo Atë të të ripërtërijë me premtimet e Tij.
 Kërkoje, besoji dhe bindju Atij, dhe çdo gjë që do të bësh do të kesh mbarësi. Amin

No comments:

Post a Comment