Në Shkrimin e shenjtë, Perëndia thotë 365 herë “mos u frikëso” ose “mos ki frikë”.
Ai e thotë këtë seriozisht!
Viti ka 365 ditë, kështu që për çdo ditë ai ka një varg për ne.
Dëshira e Perëndisë është të përparojmë vazhdimisht,
që të arrijmë nivele më të larta dhe të kalojmë në të tjera nivele.
Zakonisht, sapo vendosim të qëndrojmë në besim dhe t’i bindemi Perëndisë, i ligu, me anë të frikës, ndërhyn duke u përpjekur të na ndalojë.
Ai do të na sjellë mendime si: “Po sikur të dështosh? Çfarë do të mendojmë të tjerët? Ti s’ke mundësi për këto gjëra që kërkohen”.
Ai do të bëjë të pamundurën duke përdorur frikën që të na bindë ta zbrapsemi dhe të qëndrojmë aty ku jemi.
Shkrimi e shenjtë thotë që frika është frymë.
Ajo futet në emocionet tona dhe nuk na lë të bëjmë përpara.
Por lajmi i mirë është që kemi fuqi mbi frikën.
Shkrimi i shenjtë thotë që dashuria e përsorur e largon frikën.
Nëse pranojmë dashurinë e përsosur të Perëndisë, do të kemi besim dhe siguri për të ardhmen,
sepse e dimë që planet e Tij janë për të mirën tonë.
Kam dëgjuar të thuhet që frika është një paraqitje e Fakteve të Gënjeshtërta si të Vërteta.
Kupto që frika është GENJESHTER.
Sot, vendose besimin tënd te Fjala e Perëndisë dhe prano dashurinë e Tij,
që kështu të mposhtësh frikën dhe të ecësh përpara në jetën e bekuar që Ai ka përgatitur për ty! Amin
No comments:
Post a Comment