"... Ai që nisi një punë të mirë në ty, do ta përfundojë deri në ditën e Jisu Krishtit". Filipianëve 1:6
Është interesant fakti se gjëja e fundit që Jisui tha në kryq ishte "u krye."
Kjo dukej si fundi. Dukej sikur përfundoi. Por unë besoj se nuk ishte thjesht një shpallje e faktit, ishte shpallje e besimit. Ai i tha Atit të Tij: "Unë e kreva punën time. Unë e përmbusha qëllimin tim. Tani gjithë besimin dhe sigurinë e kam në Ty, që do ta përfundosh atë që nise”. Edhe pse dukej si përfundimi, realisht ishte thjesht fillimi.
Kur gjërat duken të errëta në jetën tënde dhe nuk shkojnë ashtu si mendon, merr kurajë dhe thuaje këtë shpallje të besimit pikërisht ashtu si Jisui: “U krye”.
Në fakt ajo që po thua është: “Perëndi, unë e di që ti do ta ndryshosh këtë situatë. E di që Ti do të ma shërosh trupin. E di që Ti do ta rregullosh familjen time. E di që dotë më japësh prehjen që më nevojitet”.
Mosu vërdallis duke u ankuar.
Kërko triumfin në situatat e tua.
Beso, që Ai është besnik dhe do ta përfundojë atë që filloi në ty. Amin.
No comments:
Post a Comment