Shën Maria Magdalena ishte pjesëtare në grupin e nderuar të grave galilease që i shkonin pas Zotit tonë Jisu Krisht dhe apostujve të shenjtë dhe i ndihmonin me gjithçka mundnin në misionin e tyre hyjnor. Kjo Mari quhet Magdalenë se ishte me origjinë nga Magdala, një qytet që ndodhej në jug të Galilesë. Shumë biografë e paraqesin Mari Magdalenën si grua mëkatare. Ndoshta ka qenë; prandaj e kishin pushuar shtatë demonë nga të cilët e shpëtoi Jisui dhe prandaj ajo ia përkushtoi si mirënjohje tërë jetën e saj shërbimit të Shpëtimtarit.
Gjatë pësimeve të Krishtit ka qenë dhe ajo në Jerusalem dhe i ka ndjekur këmba-këmbës deri në Golgotha, duke vajtur bashkë me gratë e tjera të Galilesë dhe duke rrahur kraharorin. Mori pjesë bashkë me miroprurëset, madje ishte e para, sepse ajo, pasi pa gurin të rrokullisur nga dera e varrit të Krishtit,
shkoi me vrap tek Pjetri dhe tek Joani dhe u tha: “E kanë marrë Jisuin nga varri dhe nuk dimë ku e kanë vënë”. Aq thellë e kishte ndier në shpirtin e saj vdekjen e Shpëtimtarit dhe aq e hutuar ishte, saqë vazhdonte të qante jashtë varrit edhe pas largimit të Pjetrit dhe të Joanit. Malli e nxiti që të fuste kokën në varr dhe atëherë pa brenda dy engjëj të veshur me rroba të bardha që qëndronin njeri nga ana e kokës dhe tjetri nga ana e këmbëve të vendit ku ishte vendosur trupi i Jisuit. Ata i thanë: “O grua, pse qan? Maria u përgjigj: Sepse e kanë marrë Zotin tim dhe nuk di se ku e kanë vënë”.

Dhe tek po thoshte këto, ndjen se dikush ishte pas saj. U kthye dhe sheh një njeri, po nuk e njohu se kush ishte. Ishte vetë Jisui i cili i tha: “O grua, pse qan? Cilin kërkon?” Ajo, duke kujtuar se mos ishte pronari i kopshtit ku ndodhej varri dhe se mos ky e kishte marrë trupin, i tha: “Zotëri, nëse e ke marrë ti trupin, më thuaj se ku e kanë vënë, që ta marr vetë”.
Dhe Jisui atëherë iu zbulua asaj dhe me zërin e tij të zakonshëm dhe të ëmbël iu drejtua Magdalenës duke i thirrur me emër: “Mari”. Ajo menjëherë e njohu dhe iu përgjigj me mallëngjim e me gëzim: “Ravuni”, d.m.th. “Mësues” dhe me vrap iku që t’u thoshte apostujve se kishte parë Zotin. Pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë ditën e Pentikostisë, të themelimit në Jerusalem të kishës së parë të krishterë, Shën Maria Magdalena vazhdoi veprimtarinë e saj duke përhapur Ungjillin.
Pas fjetjes të Virgjëreshës së shenjtë dhe Hyjlindëses Mari, Shën Maria Magdalena u vendos në Efes bashkë me Shën Joan Theologun ku edhe ndërroi jetë. U varros pranë shpellës ku më vonë ka fjetur për një kohë shumë të gjatë të shtatë djemtë e Efesit.
Kujtimin e Shën Mari Magdalenës, miroprurëses dhe të barabartë me apostujt, kisha jonë e kremton vit për vit më 22 korrik.
No comments:
Post a Comment