Ti do të marrësh një trup. E pëlqen ose e urren, ai do të jetë i yti për gjithë kohën.
Ti do të mësosh mësime. Je i regjistruar në një shkollë me orar të plotë që quhet Jetë. Çdo ditë tek kjo shkollë ti ke mundësi të mësosh mësime. Mund t’i pëlqesh mësimet ose të mendosh për to si të neveritshme dhe të padobishme.
Nuk ka gabime, ka vetëm mësime. Rritja është një proçes përpjekjeje dhe gabimi; eksperimentim. Eksperimentet ‘e dështuara’ janë pjesë e proçesit ashtu si dhe eksperimentet që në fund të fundit ‘funksionojnë’.
Një mësim përsëritet derisa të mësohet. Një mësim do të paraqitet tek ty në forma të ndryshme derisa ta kesh mësuar. Kur ta mësosh atë, atëherë ti mund të vazhdosh me mësimin tjetër.
?
Mësimi i mësimeve nuk mbaron kurrë. Nuk ka asnjë pjesë të jetës që nuk përmban mësimin e saj. Nëse je në jetë, ke mësime për të mësuar.
‘Atje’ nuk është më mirë se ‘këtu’. Kur ‘atje’ është bërë ‘këtu’ ti thjesht do të sigurosh një tjetër ‘atje’ që përsëri do të duket më mirë se ‘këtu’.
Të tjerët janë thjesht pasqyra për ty. Ti nuk mund të duash ose të urresh diçka tek një person tjetër, nëse ajo nuk reflekton tek ty, diçka që ti e do ose e urren tek vetja jote.
Nga ty varet se çfarë bën me jetën tënde. Ti ke të gjitha mjetet dhe aftësitë që të nevojiten. Varet nga ty se çfarë bën me to. Zgjedhja është e jotja.
Përgjigjet e tua gjenden brenda teje. Përgjigjet e pyetjeve të Jetës gjenden brenda teje. Ajo që të nevojitet të bësh është të shohësh, të dëgjosh, dhe të besosh.
No comments:
Post a Comment