Ndërsa rritemi, kuptojmë që bëhet më pak e rëndësishme të kemi shumë shokë dhe më e rëndësishme të kemi shok të vërtetë.
Kujtoni, jeta është si një lloj feste. Ftoni shumë njerëz, disa largohen herët, disa qëndrojnë gjithë natën, disa qeshin me ty, disa tallen me ty dhe disa shfaqen me të vërtetë vonë. Por në fund, pas argëtimit, pak qëndrojnë që të të ndihmojnë të rregullosh rrëmujën. Ata njerëz janë miq të vërtetë në jetë. Ata janë miqtë më të rëndësishëm.
15 gjëra që miqtë e vërtetë i bëjnë ndryshe:
1.Përballojnë problemet së bashku.
Një person që të njeh dhe të do vërtetë-një mik i vërtetë - është ai që shikon dhimbjen në sytë e tu, ndërsa çdokush tjetër ende beson buzëqeshjen në fytyrën tënde. Mos kërkoni dikë që do të zgjidhë gjithë problemet e tua; kërkoni për dikë që do t’i përballojë problemet bashkë me ty.
2. Japin çfarë munden sepse interesohen me të vërtetë.
Një nga sfidat më të mëdha në marrëdhënie vijnë nga fakti se shumë prej nesh hyjmë në një marrëdhënie me qëllim që të përfitojmë diçka. Përpiqemi të gjejmë dikë që do të na bëjë të ndihemi mirë. Në të vërtetë, mënyra e vetme që një marrëdhënie të zgjasë dhe të na japë kënaqësi për një kohë të gjatë, është ta shohim marrëdhënien si diçka ku duhet të shkojmë për të dhënë dhe jo thjesht si diçka ku shkojmë për të marrë. Po, sigurisht është normale që edhe të marrim diçka nga një marrëdhënie. Por të dyja palët duhet të japin. Mund të jetë vetëm “një jap dhe marr nëse të dyja palët japin.” Ky është çelsi.
3. Gjejnë kohë për njëri-tjetrin.
Është e qartë, që çdo marrëdhënie, nëse nuk i kushtohet kohë, do të ketë problem. Nuk duhet të luftoj për të qenë një pikë në jetën e dikujt. Asnjëherë mos detyro askënd të gjejë një hapësirë në jetën e tij për ty, sepse nëse ata me të vërtetë interesohen për ty, do të krijojnë vetë një hapësirë për ty. (Lexo The How of Happyness)
4. Ofrojnë liri njëri-tjetrit.
Një marrëdhënie e shëndetshme i mban dyert dhe dritaret plotësisht të hapura. Qarkullon ajër i mjaftueshëm dhe askush nuk ndihet si i lidhur me zinxhirë. Marrëdhëniet lulëzojnë në këtë ambient. I lini dyert dhe dritaret hapur. Nëse ky person është përcaktuar të jetë në jetën tënde, gjithë dyert dhe dritaret e hapura në botë nuk do ta bëjnë të largohet.
5. Komunikojnë në mënyrë të efektshme.
Është thënë shumë herë më parë, por është e vërtetë: komunikimi i mirë është guri i qoshes që një marrdhënie të shkojë mirë. Nëse jeni fyer, duhet ta thoni, më mirë, sesa ta lini që të vazhdojë. Nëse jeni xheloz, duhet të komunikoni në një mënyrë të hapur dhe të ndershme për të adresuar (drejtuar) pasiguritë. Nëse keni pritshmëri ndaj partnerit, duhet t’i thoni ato. Nëse ka problem çfarëdo qofshin ato, duhet t’i thoni dhe t’i zgjidhni. Dhe komunikoni, jo thjesht problemet, por edhe gjërat e mira.
6. E pranojnë njëri-tjetrin siç janë.
Të përpiqeni të ndryshoni një person nuk funksionon kurrë. Njerëzit e dinë kur nuk pranohen në tërësinë e tyre, kjo lëndon. Një mik i vërtetë është dikush që të njeh me të vërtetë dhe të do pikërisht njësoj siç je. Mos ndryshoni me qëllim që njerëzit t’iu pëlqejnë. Nëse ndjeni se duhet të ndryshoni diçka te miku juaj, në vend të kësaj pyetni veten se çfarë ndryshimi mund të bëni në veten tuaj.
7. Janë të çiltër dhe presin çiltërsi.
Siç tha njëherë Leo F. Buscaglia “Kurrë mos i idealizoni të tjerët. Ata nuk do të arrijnë pritshmëritë tuaja. Mos i analizoni më tepër seç duhet marrëdhëniet tuaja. Ndaloni së luajturi lojra. Një marrëdhënie në rritje mund të ushqehet vetëm nga sinqeriteti. ”Mos bëni lojra me mendjet dhe zemrat e njerëzve. Kujtoni, dashuria dhe shoqëria nuk lëndojnë. Të gjënjyerit, të mashtruarit dhe shtypja e ndjenjave të njerëzve lëndon. Gjithmonë të jesh i hapur, i ndershëm, i sinqertë. (Lexo The Mastery of Love).
8. Bien dakort
Shokët e vërtetë takohen në rrugën e mesme. Kur ka një mosmarrveshje, ata gjejnë një zgjidhje që funksionon për të 2 palët - një kompromis, më tepër se një nevojë që personi tjetër të ndryshojë ose të lëshojë pe.
9. Mbështesin ndryshimet e njëri-tjetrit gjatë rritjes.
Nevojat tona ndryshojnë me kohën. Kur dikush thotë “Ke ndryshuar ” kjo nuk është gjithmonë gjë e keqe. Disa herë kjo thjesht do të thotë që je rritur. Mos kërko falje për këtë. Përkundrazi, jini të hapur dhe të sinqertë, shpjegoni çfarë ndjeni, dhe vazhdoni të bëni atë që ju thotë zemra se është e drejtë.
10. I besojnë njëri-tjetrit.
Thjesht t’i besosh një personi tjetër, dhe ta tregosh këtë më fjalët dhe veprat e tua, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tyre. Studimet e njerëzve që u rritën në shtëpi që nuk funksiononte mirë, por që u rritën duke qenë të gëzuar dhe të suksesshëm tregojnë që gjëja e vetme që kanë të përbashkët ishte dikush që u besonte atyre. Bëjeni këtë për personat që ju interesojnë. Mbështetni ëndrrat, pasionet dhe hobet e tyre. Merrni pjesë bashkë me ta. Gëzohuni për ta. Jini thjesht inkurajues. Nëse me të vërtetë i përmbushin këto ëndrra ose jo, besimi juaj është i një rëndësie të madhe për ta.
11. Kërkojnë rezultate të pritshme nga marrëdhënia e tyre.
Askush nuk është i gëzuar gjithë kohën. Shokët duhet të kenë pritshmëri realiste nga njëri- tjetri. Vini re që kur po projektoni diçka te personi tjetër që nuk ka fare të bëjë me të, si frika nga një lidhje e kaluar, dhe pastaj bëj një përpjekje për ta lënë atë. Kuptoni që kur kërkoni që ai person të bëjë diçka për ty që në fakt duhet ta bësh ti për veten, siç është të të bëjë ty të ndihesh i dashur ose të kujdeset për nevojat e tua dhe pastaj ti kuptoi këto pritshmëri dhe ta bëje këtë për veten tënde.
12. Nderojnë njëri-tjetrin rregullisht edhe në gjëra të vogla.
Nderoni marrëdhëniet tuaja të rëndësishme në çfarëdolloj mënyre për çdo shans që keni. Çdo ditë ke mundësinë ta bësh marrëdhënien më të ëmbël dhe më të thellë, duke bërë gjeste të vogla për të treguar vlerësimin dhe dashurinë. Kujtoni, të bësh një person të qeshë mund të ndryshojë botën. Ndoshta jo të gjithë botën, por jetën e tyre. Mirësia dhe mirënjohja juaj ka rëndësi. Bëni një përpjekje që me të vërtetë të dëgjoni - jo thjesht të prisni rradhën për të folur. Shiheni personin tjetër sikur e shihni për herë të parë. Është gjithmonë shumë e thjesht t’i marrim gjërat për të mirëqena. Me të vërtetë vini re gjithë gjërat e mira që ata bëjnë, dhe i lejoni edhe ata të shohin atë që shihni ju.
13. Dëgjojnë çdo fjalë.
T’i japësh zë një personi, dhe t’i tregosh që fjalët e tij kanë rëndësi, do të ketë një ndikim që zgjat shumë për ta. Të dhënit sa më pak këshilla është këshilla më e mirë. Njerëzit nuk kanë nevojë për shumë këshilla, ata kanë nevojë për një vesh që t’i dëgjojë dhe për ca përforcim pozitiv. Ajo që ata duan të dinë është shpesh diku brenda tyre. Ata thjesht duan kohë për të menduar, për të qenë dhe për të marrë frymë dhe vazhdojnë të eksplorojnë udhëtimet jo të drejtpërdrejta, gjë që do t’i ndihmojë ata për të gjetur drejtimin e tyre përfundimisht.
14. Mbajnë premtimet.
Fjala juaj do të thotë gjithçka. Nëse thoni se do të bëni diçka, bëjëni atë. Nëse thoni se do të jeni diku, të jeni aty. Nëse thoni se ndjeni diçka, duhet të keni me gjithë mend. Nëse nuk mundeni, nuk doni, nuk dëshironi mos gënjeni. Miqtë e vërtetë mbajnë premtimet dhe thonë të vërtetën në sy. (Lexo 4 marrëveshjet)
15. Qëndrojnë aty.
E vërteta e trishtueshme është se ka disa njerëz që do të qëndrojnë aty për ju derisa ju keni diçka që u duhet atyre. Kur ju nuk i shërbeni më për ndonjë qëllim, ata do të largohen. Lajmi i mirë është se, nëse ju e mësoni këtë gjë, përfundimisht do ta pastronu jetën, do t’i nxirrni nga jeta juaj njerëz të tillë, dhe do të mbeteni me disa njerëz te të cilët mund të mbështeteni. Ne rrallë humbasim miq ose të dashur, ne thjesht gradualisht kuptojmë cilët janë të vërtetët.

No comments:
Post a Comment