Nëse je i këputur, i lodhur, i tronditur... ndrysho atë ku ke vendosur shpresën tënde!


Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja,
ngrihen me krahë si shqiponja,
vrapojnë pa u lodhur
dhe ecin pa u lodhur. Is. 40:31
A ke nevojë ta ripërtërish fuqinë tënde sot?
Shkrimi i shenjtë na thotë se kur shpresojmë te Zoti, pikërisht kjo do të na ndodhë – fuqia jonë ripërtërihet.
Nëse je i këputur dhe i lodhur, i tronditur nga përkujdesjet e kësaj bote,
kjo është një shenjë e qartë që ke nevojë të ndryshosh atë ku ke vendosur shpresën tënde.
A i ke shpresat e tua te puna?
Te qeveria?
Tek ekonomia?
Te ndonjë person?  
Të gjitha këto janë gjëra që do të ndryshojnë.
Por kur shpreson te Zoti, ti jepesh te Shkëmbi i Përjetshëm!
Ai nuk ndryshon kurrë! Ai është i vetmi themel i fortë për shpirtin tënd!

Sot, gjej fuqi duke e vendosur shpresën tënde tek Ai.
Fillo duke thënë me zë të lartë: “O Zot, shpresën time e vë te Ti.
Besoj që Ti punon në fshehtësi në jetën time. Dua të prehem në Ty”.
Më pas, ushqeje shpresën tënde duke medituar çdo ditë mbi Shkrimin e shenjtë.
Ndërsa ripërtërin mendjen tënde me Fjalën e Perëndisë, do të gjesh fuqinë,
shpresën dhe fitoren e Tij gjithë ditët e jetës sate!

Lutje për sot
Atë i dashur, të falënderoj që më ripërtërin fuqinë kur e vendos shpresën time në Ty.
Sot të të them se të dua dhe të besoj.
E di që Ti punon në fshehtësi në jetën time.
Më mbush me paqen dhe gëzimin Tënd ndërsa unë të të shërbej. Amin.

No comments:

Post a Comment