Mos ndalo në të njëjtën faqe të jetës sate....


A e di që Perëndia tashmë ka mbajtur shënim çdo pjesë të jetës sate që nga fillimi deri në fund?
Ai di çdo zhgënjim, çdo humbje, çdo sfidë;
dhe lajmi i mirë është që me Krishtin, historia jote përfundon me fitore!
Perëndia ka përgatitur një plan që ti jesh i bekuar dhe të përparosh.
Kur ti zgjedh planin e Tij, kapitulli yt i fundit tregon që ti përmbush qëllimin që të ka dhënë Perëndia.


Ja çelësi: kur je duke kaluar ndonjë zhgënjim, kur përjeton ndonjë humbje, mos ndalo në të njëjtën faqe të jetës sate.
Vendos të vazhdosh të ecësh përpara.

Një tjetër kapitull është para teje, por ti duket të jesh gati të bësh hapin tjetër. Amin.

No comments:

Post a Comment