Sa mënyrë interesante për të mësuar!
Një grua e shqetësuar shkoi tek gjinekologu dhe i tha:
“Doktor, kam një problem serioz dhe me dëshpërim të madh kërkoj ndihmën tuaj! Foshnja im nuk i ka mbushur akoma 1-vjeç dhe unë jam përsëri shtatzënë. Nuk do të doja t’i kem kaq pranë njëri-tjetrit”.
Prandaj doktori i tha: “Dakord, por çfarë dëshiron që të bëj unë?”
Ajo i tha: “Do të doja të ndaloje shtatzëninë time dhe unë po besoj në ndihmën tuaj për këtë”.
Doktori u mendua për pak dhe pas pak kohe qetësie i tha zonjës: “Mendoj se kam një zgjidhje më të mirë për problemin tuaj. Dhe është më pak i rrezikshëm për ju”.
Ajo buzëqeshi me mendimin se doktori e kishte pranuar kërkesën e saj.
Më pas ai vazhdoi:
“Siç e shikon, meqënëse ti nuk mund të kujdesesh për të dy foshnjat në të njëjtën kohë, le të vrasim atë që ju mbani në krahë. Në këtë mënyrë, ju mund të pushoni pak kohë derisa tjetri të lindë.
Në qoftë se do të vrasim njërin nga këta, nuk ka rëndësi se kush mund të jetë. Nuk do të ketë rrezik për trupin tuaj në qoftë se zgjidhni foshnjën që mbani në krahë”.
Zonja u terrorizua dhe tha: “Jo, doktor! Sa e tmerrshme! Është krim të vrasësh një fëmijë!”
“Jam dakord”, u përgjigj doktori. “Por m’u duk sikur ishe dakord me këtë, prandaj mendova se kjo ishte zgjidhja më e mirë për ty. Doktori buzëqeshi, duke e ditur që ai e kishte arritur qëllimin.
Ai e bindi nënën se nuk ka ndryshim në vrasjen e një fëmije, qoftë tashmë i lindur apo në barkun e saj.
Krimi është i njëjtë!”
No comments:
Post a Comment