I pabesi ia mbath edhe pse askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan. Fjalët e Urta 28:1
Si besimtar i Jisu Krishtit, ti thirresh të jetosh një jetë me siguri, guxim dhe pendim.
Mos jeto nën barrën e frikës. Mos jeto me ankth.
Tani që ke Krishtin, frika, shqetësimet dhe pasiguria janë nën ty. Kur rritesh në besim duke ditur që Perëndia është me ty dhe për ty, të gjitha dyshimet dhe frikërat duhet të largohen nga jeta jote.
Vër re që Shkrimi i sotëm thotë që i drejti është i sigurt si një luan.
Drejtësi është të bësh gjërat ashtu si do Perëndia.
Nëse ti i bën gjërat ashtu si do Ai, nëse i nënshtrohesh planit të Tij për jetën tënde, Ai premton sukses.
Nëse ti i bën gjërat ashtu si do Ai, nëse i nënshtrohesh planit të Tij për jetën tënde, Ai premton sukses.
Ndoshta nuk do të jetë gjithmonë ashtu si e mendon ti suksesin, por në fund, plani i Tij është për përparimin tënd, jo që të të dëmtojë ty, por që të japë shpresë dhe perspektivë.
Sot, nëse ndihesh në ankth ose me frikë,
kujto të vërtetën e Perëndisë për jetën tënde, e cila do të të bëjë të lirë.
Trego që je i drejtë në Jisu Krishtin!
Trego që je më tepër se pushtues!
Trego që je i guximshëm si një luan,
sepse Ai që është në ty, është më i madh se ai që është në botë! Amin!
No comments:
Post a Comment