Mblidhe mendjen dhe përqendrohu te gjërat që janë lart (gjërat më të larta),
jo te gjërat që janë në tokë. Kolosianëve 3:2
A të ka ndodhur ndonjëherë të kesh qenë ende shtrirë në krevat dhe pa e kuptuar të kesh kujtuar të gjitha gabimet që bëre dje dhe të gjitha problemet që ke më vonë? Ky është i ligu që përpiqet të futë mendjen tënde një ditë vegative, pas shpresë dhe të ndyrë, por ti mos bjer në këtë grackë.
Shkrimi i Shenjtë thotë: “Kini ndër mend ato që janë lart, jo ato që janë mbi dhe”.
Kjo do të thotë që duhet të jesh aktiv.
Ji vigjilent dhe gati për t’u mbrojtur.
Kur zgjohesh në mëngjes, ki qëndrimin e Davidit si e thonë Psalmet:
“Kjo është dita që ka bërë Zoti!
S’ka rëndësi si ndihem,
s’ka rëndësi si është ekonomia,
s’ka rëndësi si dalin analizat mjekësore,
unë kam vendosur të gëzohem.
Kam vendosur të kënaqem sot!”
A e di çfarë po thua realisht?
Po thua: “NUK do të lejoj të tjerët të ma vjedhin gëzimin sot.
Nuk do të lejoj zhgënjimin dhe pengesat të më dekurajojnë.
Nuk do të përqendrohem te problemet dhe gabimet e mia.
Do ta mbledh mendjen time dhe do të shfrytëzoj çdo gjë që Zoti ka ruajtur për mua!" Amin.
No comments:
Post a Comment