Lulëzo atje ku je mbjellë!


 

“ … duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi të bëjë punë të mirë tek ju,
do ta mbarojë deri në ditën e Jisu Krishtit”. Filipianëve 1:6

Ngadonjëherë kur Perëndia është duke punuar në jetën tënde, sikur fillon të mos ndihesh aq rëhat.
Mund të takosh njerëz me të cilët nuk është e lehtë të shkosh mirë, ose mund të kesh situata që duken jashtë kontrollit tënd. Kur ndodh kjo, në vend që të ankohesh, të ligështohesh ose të përpiqesh për të ndryshuar çdo gjë rreth teje, pse nuk vështron thellë brenda vetes dhe të thuash: “ Zot, të falënderoj që po punon me mua”.

Kupto, unë kam mësuar që Perëndia është më i interesuar të më ndryshojë mua, sesa situatat rreth meje.
Nëse unë vendos të qëndroj i ligështuar, sepse dua të bëhet si them unë,  ose i dekurajuar ngaqë gjërat nuk po ndodhin sipas afatit që unë dëshiroj, kjo do të më bëjë të mos ecë përpara.


Nëse dëshiron të shikosh ndryshime,
nëse dëshiron të shikosh rrugët e reja që jep Perëndia,
çelësi është të lulëzosh atje ku je mbjellë.

Mos prit derisa çdo gjë të bëhet më mirë, para se ti të vendosësh të kesh një qëndrim pozitiv.
Ti duhet të bëhesh më i miri që mund të bëhesh pikërisht aty ku je.
Nëse lulëzon aty ku je mbjellë, ti po e lejon Perëndinë të punojë me ty,
dhe Ai do të jetë besnik ta përfundojë atë që nisi në ty.

Zoti e përfundoi punën e tij me
Pjetrin që ishte i nxituar;
Davidin që kishte lidhje jashtë martese;
Noahun që u deh;
Jonain që largua prej Tij;
Pavlin që ishte një vrasës;
Gedeonin që ishte i pasigurt;
Miriamin që përgojonte;
Martën që shqetësohej shumë;
Thomain që dyshonte;
Sarën që ishte e padurueshme;
Elian që kishte humor të ndryshueshëm;
Moisiun që i mbahej goja;
Zakeun që ishte i shkurtër;
Abrahamin që ishte i moshuar;
Lazarin që ishte i vdekur.

Dhe Ai do të jetë besnik ta përfundojë atë që nisi në ty! Amin!



No comments:

Post a Comment