Ai ka për të plotësuar gjithë nevojat e tua!



Edhe Perëndia im ka për të plotësuar gjithë nevojën tuaj
sipas pasjes së tij në lavdi, me anë të Krishtit Jisu. Filipianëve 4:19

Kur populli i Izraelit ishte në shkretëtirë duke ecur për në Tokën e Premtuar,
Perëndia i dha atij mana për të ngrënë. Kjo ishte mirë!
Ajo i mbante ata për pak, por nuk ishte ushqim i përhershëm. Më pas edhe mana ndaloi së rëni prej qiellit.
Njerëzit duhej të vazhdonin rrugën, prandaj Perëndia iu dha shkurta. Ata u kënaqën shumë!
U ushqyen për ca kohë me shkurta, por edhe ato ishin të përkohshme.  

Vini re, Perëndia iu dha izraelitëve ushqim të përkohshëm gjatë udhëtimit të tyre për te Toka e Premtuar, ku do të kishin ushqim të përhershëm.

Fakti që Perëndia kishte ruajtur diçka më tëmirë për ta në të ardhmen bëri që ata të vazhdonin udhëtimin.

Perëndia mund t’i ushqente me mana ose shkurta, por Ai është perëndi i rritjes.
Ai vepron në çdo stinë dhe ruan gjithmonë diçka më të mirë për ne.

Mos u ngjit pas një periudhe zagushie dhe mos mendo që ajo do të zgjasë përgjithmonë.
Përkundrazi, ji i hapur dhe i gatshmëm të ndryshosh, rregullohu, korrigjohu, ose përpiqu të bësh diçka të re.
Nëse  “mana” ndaloi së rëni prej qiellit, mos u shqetëso!
Thjesht vazhdo udhëtimin dhe ji vigjilent për ushqimin e ri që Perëndia ka ruajtur për ty! Amin!


Jisui Zoti kujdeset për ne!
Jisui Zoti, je sigurues, është i mjaftë hiri yt për ne!
Çdo nevojë do t’plotësojë Zoti im,
sipas pasurisë së lavdisë së Tij.
Mbi mua gjithë engjëjt do t' dërgojë.
Jisui Zoti kujdeset për ne!
Jisui Zoti kujdeset për ne!


No comments:

Post a Comment