Shkrimi i Shenjtë - Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde!


 “Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde;
do t’ua ngulitësh bijve të tu,
do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde,
kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh. 
Do t’i lidhësh si një shenjë në dorë do të jenë si shirita midis syve,
dhe do t’i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua.” Ligji i Përtërirë 6:4-9



“Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.” Jozueu 1:8




“Lum njeriu ...... që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit
dhe që mendon thellë, ditë e natë mbi ligjin e tij. 
Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit,
që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken;
dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.” Psalmi 1:1-3



“Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? 
Duke e ruajtur me fjalën tënde. 
Të kam kërkuar me gjithë zemër; 
mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua. 
E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. 
Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë. 
Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi. 
Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjartë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: ‘Kur do të më ngushëllosh?’ 
Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! 
Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. 
Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarsinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti. 
Fjala jote është një llambë në shtegun tim. 
Princat më përndjekin pa arsye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.” 
Psalmi 119: 9-11, 50, 72, 81-82, 103-105, 161-162 



“Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.” Romakëve 15:4




“Fjala e Krishtit banoftë në ju me begati”. Kolosianëve 3:16



“Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese,
më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe
dhe depërton deri fund të frymës, të nyjeve dhe të palcave,
dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” Hebrenjtë 4:12




 “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia
dhe i dobishëm për
mësim,
bindje,
ndreqje
dhe për edukim me drejtësi,
që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer,
 tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.” 2 Timotheu 3:16-17

No comments:

Post a Comment