Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Me të vërtetë po ju them juve, në paçi besim, edhe të mos jeni me dy mendje, jo vetëm këtë të fikut keni për të bërë, po dhe këtij mali në i thënçi: Ngrihu dhe bjer në det, do të bëhet. Mat. 21:21
Të gjithë kemi periudha kur sfidat e jetës duken të papërballueshme. Gjatë kësaj periudhe tundohesh lehtë të thuash sa keq po shkojnë gjërat. Ndoshta ke marrë një lajm të keq nga analizat mjekësore, ose po përballesh me një vështirësi financiare.
Sa më shumë të flasësh për diçka, aq më e madhe bëhet ajo në mendjen tënde.
Përkundrazi, ti duhet të ngulësh këmbë dhe të thuash:
“Jo, nuk do lejoj të më zotëroj kjo disfatë.
Nuk do të diskutoj sëmundjen time.
Nuk do të flas për mungesat e mia.
Nuk do të flas për frikën.
Unë zgjedh një deklaratë tjetër.
I besoj deklaratës së Zotit, i cili thotë:
‘Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet Krishtit’.
Mund ta mposht sëmundjen;
mund të heq dorë nga vesi;
mund të kem paqe në familjen time;
mund të ripërtërij miqësitë e mia”.
Kujto, edhe pse ti nuk e kupton si do të rregullohen gjërat, Perëndia e di. Ti duhet të flasësh Fjalën e Tij mbi malet e jetës sate dhe të deklarosh nderin mbi këto situata.
Në vend që t’i thuash Perëndisë sa të mëdha janë problemet e tua,
thuaju problemeve të tua sa i madh është Zoti ynë.
Ndërsa ti ia tregon këtë maleve (pengesave) te jetës sate, ato do të lëvizin, dhe ti do të ecësh përpara drejt triumfit që Perëndia ka përgatitur për ty.
Lutje për sot
O Perëndi, Ati im i dashur, unë shpall se mund të bëjë gjithçka nëpërmjet Krishtit që më forcon.
U flas maleve të jetës sime dhe u them: “Lëvizni”.
Kam shpresë te bekimet, nderi dhe triumfi për të ardhmen time në emrin e Jisuit. Amin.
No comments:
Post a Comment