Po do të thotë ndonjë: Ti ke besim, e unë kam vepra.
Tregomë besimin tënd nga veprat e tua,
Jakovi 2:18
Të gjithë kemi ëndrra që shpresojmë të realizohen dhe premtime në të cilat besojmë. Po është mirë që të lutemi gjithmonë, duke besuar dhe duke shpresuar – kjo është e gjitha pjesë e besimit.
Por ka edhe një pjesë tjetër të besimit që shpesh njerëzit e lënë mënjanë, dhe ajo ka të bëjë me veprat sipas besimit.
Shkrimi na thotë që veprat tona tregojnë besimin tonë. Me fjalë të tjera, kur besojmë vërtet te Perëndia, i bindemi Atij. Mund t’i lutemi gjatë gjithë ditës:
Perëndi, më nxirr nga ky problem”,
ose “Perëndi, ma bëj këtë nder”.
Por nëse dëshiron me të vërtetë vëmendjen e Perëndisë dhe ta shikosh Atë të veprojë në mënyrë te mrekullueshme, bëj një hap përpara dhe bëj diçka të tregosh besimin tënd.
Bëj që veprat e tua të tregojnë besimin tënd tek Ai.
Për shembull, ndoshta ti ke nevojë t’i kthehesh një miqësie. A je ti ai që po tregon dashuri, nderim dhe falje?
Ndoshta ti ke nevojë për një mbështetje ekonomike. A po i bindesh Atij dhe a je besnik me anën tënde financiare?
Ndoshta ti e humbe punën. A ke nxjerrë një konkluzion dhe a po troket në dyer të reja? Kjo është një mënyrë për të bërë një hap në besim.
Sot sigurohu të bësh vepra sipas besimit tënd.
Shfaqe veprën tënde në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve dhe shikoje Atë të punojë në anën tënde! Amin
No comments:
Post a Comment