Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë!


Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë,
sepse besnik është ai që premtoi.
Heb. 10:23

Perëndia e di që do të kemi kohë kur mund të tundohemi të lëkundemi në rrëfimin e shpresës sonë.
Ndoshta ti po beson për diçka dhe ke filluar të mendosh: “A është në të vërtetë për mua kjo? A do të ndodh kjo me të vërtetë?”

Nëse edhe ti sot je në të njëjtën situatë, kujto, Ai që të premtoi është besnik!
Dhe besnikëria e Tij nuk varet në aftësitë e tua, që të realizohen ato që ti pret.
Besnikëria e tij nuk varet nga planet që bëjmë ose nga veprimet që planifikojmë ne.
Besnikëria e tij varet te Fjala e Tij e cila nuk ndyshon kurrë!

Sot tregoju të tjerëve për Fjalën e Tij dhe mba rrëfimin e shpresës.
Ji i sigurt që Perëndia mund të gjejë një rrugëdalje atje ku nuk duket se mund të ketë një.

Edhe kur mendja jote mund të dyshojë, mos lejo që rrëfimi yt të lëkundet.
Shpall që Perëndia po punon në fshehtësi për ty.
Shpall që Ai që filloi një punë të mirë në ty është besnik dhe do ta përfundojë atë.
Kujto, fjalët e tua kanë fuqi dhe forcë kur ato janë në përputhje me Fjalën e Tij.
Ndërsa mban rrëfimin tënd të shpresës ti do të shikosh besnikërinë e Tij,
dhe do të ecësh përpara në triumf në çdo aspekt të jetës sate. Amin!

No comments:

Post a Comment