Ti nuk je zgjedhur për t’u bërë dikush tjetër; ti je caktuar të jesh vetvetja!



Perëndia të ka dhënë hirin që të nevojitet për të përmbushur misionin tënd.
Ti nuk je zgjedhur për t’u bërë dikush tjetër; ti je caktuar të jesh vetvetja.

A e di që kur e krahason veten me të tjerët ose kur dëshiron të jesh si dikush tjetër, është si të thuash Ai s’ka bërë punë të mirë? Në të vërtetë është si të thuash: “Perëndi, pse nuk më bëre shumë shtatlartë? Pse më bëre më të më të shkurtër?”


Sot kupto, Perëndia nuk krijoi asnjë njeri inferior.
Ai nuk krijoi ansjë person të dorës së dytë.
Jo, ti je një kryevepër!
Je i plotësuar dhe tërësisht i pajisur për garën që është përcaktuar për ty.

Sot, qëndrimi yt le të jetë: “Unë nuk do të dukem si dikush tjetër, as do të dua të kem punën e dikujt tjetër. Kështu duhet. Askush nuk mund të jetë unë më mirë se unë.
Jam zgjedhur dhe vajosur të jem vetvetja.
Jam i pajisur për t’u bërë vetvetja”.

Kujto, është e lehtë të bësh atë për të cilën je pajisur të bësh.
Mos bjer në grackën e të përpjekurit të bëhesh si dikush tjetër.  
Prano atë që Perëndia të krijoi të jesh dhe përqafo gjërat e mira që Ai ka përgatitur për ty. Amin.

No comments:

Post a Comment