Gjej kohë dhe qëndro në heshtje para Zotit ...


“Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.
Ai më çon në kullota me bar të njomë,
më prin tek ujërat e qeta.
Ai ma përtërin shpirtin…”  Psalmi 23:1–3

Perëndia dëshiron të përtërijë shpirtin tënd.
Shpirt yt është mendja jote,
vullneti yt
dhe emocionet e tua.

Ti je qenie me tri pjesë: je frymë – kjo është pjesa jote që jeton përjetësisht,
Ke shpirt dhe jeton në trup, ndërsa je në këtë botë.
Shpirti yt është vendi ku mund të grumbullosh dhimbjen, zhgënjimet ose plagët e së shkuarës.
Kur Perëndia ripërtërin shpirtin tënd, Ai sjell fuqinë e Tij shëruese në ato vende të prishura dhe të bën sërish të ri.

Dhe kur Perëndia të ripërtërin, Ai të bën më të mirë se ç’ishe më parë.
Ai të bën më të fortë, më të ndërgjegjshëm dhe më të dashur.

Më pëlqen pamja e pikturuar në këtë varg.
Vini re, Ai na drejton pranë ujërave të qeta.
Ai na çon të prehemi në kullota me gjelbërim.
Ai ka fuqinë të na sjellë ripërtëritjen.

Mos lejo që preokupimi (zënia me punë) i jetës të të bëjë vetëm të vraposh kaq shpejt, 
sa të mos ndalosh e të pushosh.

Gjej kohë dhe qëndro në heshtje para Zotit 
dhe lejoje Atë të ripërtërijë shpiritin tënd. Amin

No comments:

Post a Comment