Pse pengesa dhe vonesa në planet e tua?!


Kemi periudha kur planet tona nuk funksionojnë.
Vonohemi, na ndërpritet puna dhe ndihemi të bezdisur.
Në këto raste është e lehtë të zhgënjehemi dhe të luftojmë me çdo gjë që nuk shkon sipas dëshirës sonë.
Por unë kam mësuar që jo çdo pengesë është e keqe.

Dera e mbyllur nuk do të thotë që ti po bën diçka gabim.
Vonesa nuk do të thotë që ti nuk je në vendin e duhur.
Ekziston diçka që unë e quaj pengesë hyjnore ku Perëndia do të na vonojë qëllimisht, që të na ruajë nga ndonjë aksident.

Qëllimisht, Ai do të mbyllë një derë, sepse ajo nuk është më e mira e Tij.
Ndonjëherë, Perëndia do të na lejojë të bezdisemi, që ne të ndihmojmë dikë në nevojë.
Duhet të jemi të gatshëm ta kalojmë vështirësinë, që të shkojmë në vendin e duhur në kohën e duhur.
Herën tjetër kur të kesh ndonjë pengesë, vonesë ose bezdisje mos mendo: “Kjo është dhimbje. Kjo po më nxjerr nga plani im”.

Jo, ki një perspektivë të re.
Kërko çfarë dëshiron të bëjë Perëndia,
sepse ajo mund të jetë pengesë hyjnore ose mbrojtje  hyjnore.
Besoji Atij, sepse Ai  i drejton hapat e tu.

Ki besim te Zoti me gjithë zemër
dhe mos u mbështet në mençurinë tënde;
pranoje në të gjitha rrugët e tua
dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua. Fj.urta 3:5-6
Amin

No comments:

Post a Comment