Kur të ndodhin gjëra të papritura, probleme, vështirësi, apo tragjedi, armiku (i ligu) të dërgon një vorbull frike duke u përpjekur të trondisë besimin tënd dhe të vjedhë përqendrimin tënd.
Ai ka qëllim ta heqë vështrimin tënd nga Zoti dhe të bën të ndihesh i mbytur nga situatat që po kalon.
Por nëse ti vendos të qëndrosh i mbështetur në dashurinë e Perëndisë, nëse ti vendos të reflektosh për mirësinë e Tij, e vërteta do të ta largojë frikën dhe do të mbushë zemrën me besim e siguri.
Mësoje tani, që Perëndia të do në mënyrë të përsosur.
Ai është i mirë.
Te Jeremia 29:11 mësojmë që planet e tij për ty janë të mira.
Ai ka mendime paqeje, jo frikeje.
Ai dëshiron të të japë të ardhmen dhe shpresën.
Sa herë që ke mendime frike, zëvendësoi ato me fjalët e dashurisë.
Thjesht thuaj:
“O Zot, të falënderoj që më do.
Të falënderoj që më drejton në paqe.
Të falënderoj për shpresën për të ardhmen.”.
Ndërsa reflekton për dashurinë dhe mirësinë e Tij, do të ndiesh që besimi do ta mbushë zemrën.
Do të ndiesh shpresën, fuqinë dhe do të jesh i përforcuar për të ecur përpara në shtegun e mirë që Ai ka përgatitur për ty. Amin.
No comments:
Post a Comment