Me anë të besimit dhe të durimit do të trashëgojmë premtimet e Perëndisë!



Në kulturën e sotme, njerëzit janë mësuar t’i marrin gjërat menjëherë. I kemi planifikuar gjërat me menjëhershmëri.
Njerëzve nuk u pëlqen të presin. Por Shkrimi i Shenjtë thotë që me anë të besimit dhe të durimit do të trashëgojmë premtimet e Perëndisë.


Ndonjëherë është e lehtë që njerëzit të kenë besim. Themi: “Perëndi, besoj se do ta përmbush ëndrrën time. 
Besoj se do ta kapërcej këtë pengesë”.
Por, situata bëhet më e vështirë kur na duhet të presim me durim.

Kur të lutesh, mund të thuash:
 “Perëndi, jo vetëm që besoj për gjëra të mëdha,
por i besoj edhe sipas planit Tënd.
Nuk do të dekurajohem, nëse nuk realizohen menjëherë.
Nuk do të heq dorë, nëse realizimi  i tyre kërkon një javë, një muaj ose pesë vjet.
E di që koha e përshtatshme është tashmë në të ardhmen time,
kështu që do të pres me besim dhe durim, sepse e di që do të realizohen”.  

Kujto, që me anë të besimit dhe të durimit do të trashëgosh premtimet e Tij.
Besoji Fjalës së Tij, 
besoji planit të Tij 
dhe beso që përgjigjja për ty po vjen. Amin.

No comments:

Post a Comment