... gjithmonë mund të gjesh diçka për të cilën e falënderon Perëndinë.

Falënderoni Zotin,sepse është i mirë;
sepse mëshira dhe dashamirësia e tij janë të përjetshme.
1 Kronikave 16:34

Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në botën rreth teje, ti gjithmonë mund të gjesh diçka për të cilën e falënderon Perëndinë.

Mirënjohja është forcë e fuqishme që hap derën e bekimit tëPerëndisë. Duke qenë gjithmonë mirënjohës tregon besimin tënd te Perëndia, sepse e falënderon Atë, jo vetëm për çka ka bërë në të shkuarën, por e falënderon dhe për atë që do të bëjë në të ardhmen.

Ky lloj besimi i pëlqen Perëndisë.  Mirënjohja e vazhdueshme tregon edhe përulësi,sepse kur je mirënjohës, ti lartëson Perëndinë, në vend që të lartësosh problemet e tua.

Mirënjohja të jep perspektivën e duhur dhe të hap derën ehirit  dhe  të favorit të  Perëndisë  dhe  të fuqizimit mbinatyror.

Pra, për çfarë je mirënjohës sot? A je mirënjohës për diellin që shkëlqen dhe sjell ditën e re?
A falënderon për dhuratën e jetës së përjetshme?
Nëse vendos të jesh vazhdimisht mirënjohës, 
do të përjetosh mëshirën dhe dashamirësinë e Tij në mënyratë mrekullueshme.

Ti do të jesh i mbushur me paqen dhe gëzimin e Tij dhe do të fillosh rrugën për të ecur përpara në jetën me bollëk që Ai ka përgatitur për ty. Amin.

No comments:

Post a Comment