SHERBESA E TIPIKOVE

Psalmi 102
Beko Zotin, o shpirti im.
I bekuar je o Zot.
- Ting. Tërthor IV –
1.      Beko Zotin, o shpirti im, edhe ti, o zemra ime, emrin e tij të shenjtë.
2.      Beko Zotin, o shpirti im, dhe mos harro tërë mirësitë e tij.
3.      Atë që fal gjithë paudhësitë e tua, atë që shëron gjithë sëmundjet e tua.
4.      Atë që shpëton jetën tënde prej prishjes, atë që të kurorëzon me mëshirë dhe dhembshuri.
5.      Atë që ta mbush dëshirën me të mira; atë që përtërit të ritë e tu si të shqiponjës.
6.      Zoti tregon mëshirë dhe u jep të drejtë atyre që u bëhet padrejtësi.
7.      Ia bëri të njohura udhët e tij Moisiut, dëshirat e tij bijve të Izraelit.
8.      Zoti është i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjerë e mëshirëplotë.
9.      Nuk zemërohet përgjithmonë, as mban mëri për jetë.
10.  Nuk veproi sipas paudhësive tona, as na e shpërbleu sipas mëkateve tona.
11.  Sa e madhe është lartësia e qiellit nga dheu, aq e madhe është mëshira që tregon Zoti për ata që ia kanë frikën.
12.  Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largoi prej nesh paudhësitë tona.
13.  Sikurse atit i dhimbsen të bijtë, ashtu edhe Zotit i dhimbsen ata që ia kanë frikën.
14.  Se ai e di se jemi krijuar dhe sjell ndërmend se jemi baltë.
15.  Ditët e njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës.
16.  Se fryn era mbi të dhe s’është më dhe nuk dihet më se ku e ka pasur vendin.
17.  Po mëshira e Zotit, jetë pas jete, është mbi ata që ia kanë frikën, dhe drejtësia e tij mbi bijtë e bijve.
18.  Që ruajnë dhiatën e tij dhe që mbajnë ndër mend porositë e tij për t’i zbatuar.
19.  Zoti e vendosi fronin e tij në qiell, dhe mbretëria e tij zotëron mbi të gjithë.
20.  Bekoni Zotin gjithë ju engjëjt e tij, të fortë nga fuqia, që zbatoni porositë e tij, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij.
21.  Bekoni Zotin gjithë ju fuqitë e tij, ju shërbyesit e tij, që zbatoni dëshirën e tij.
22.  Bekoni Zotin gjithë ju veprat e tij, në çdo vend të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti im.

RËNDËSIA E BIBLËS NË KISHËN ORTHODHOKSE

Leximi i Biblës është një nga kollonat e besimit Orthodhoks. Adhurimi, mësimet dhe praktikat tona shpirtërore i kanë rrënjët e tyre në Shkrimet e Shenjta. Bibla është njohur si LIBRI I KISHËS. Si rrjedhim është e rëndësishme të hapim Biblën dhe të shikojmë çfarë  përmban ajo në vetvete. Bibla na mëson rëndësinë e madhe, jo vetëm të leximit të Shkrimeve të Shenjta, por dhe integrimin e saj si fjalë e Perëndisë në jetën tonë.

Ashtu sikurse trupat tanë kanë nevojë për bukën e përditshme për të mbijetuar, në të njëjtën mënyrë shpirtrat tanë kanë nevojë për ushqim, me qëllim që të rriten e të piqen. Një ndryshim i tillë shpirtëror vjen veçanërisht nëpërmjet lutjes së përditshme dhe leximit të Shkrimit të Shenjtë.
Më poshtë do të lexoni vargje nga Shkrimi i Shenjtë dhe citime nga shenjtorë të Kishës të cilat theksojnë fuqishëm rëndësinë e Shkrimit në jetën tonë të përditshme:
“Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë më shtrat dhe kur çohesh. Do t’i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve, do t’i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua”. (Ligji i Përtërirë 6: 6-9)

“Ky libër i Ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh”. (Jozuehu 1: 8)

“Lum njeriu…… që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit dhe që mëndon thellë, ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën dop të ketë mbarësi”. (Psalmi 1: 1-3)

“Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur fjalën tënde. Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më ler të devijoj nga urdhërimet e tua. E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë. Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi. Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde. Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: ‘Kur do të më ngushëllosh?’ Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarsinë; prandaj urrej çdo shteg fallsifiteti. Fjala jote është një llamb në shtegun tim. Princat më përndjekin pa arsye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote”.
(Psalmi 119: 9-11.50,72,81-82,103-105,161-162)

“Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”. (Mateu 4:4)

“Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve të kemi shpresë”. (Romakëve 15:4)

“Fjala e Krishtit banoftë në ju me begati”. (Kolosianëve 3: 16)

“Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mrehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në fund të frymës, të nyjave dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës”. (Hebrenjtë 4:12)

“Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës” (2 Timoteu 2:15)

“I gjithë Shkrimi i Shenjtë është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje, dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë”.
(2 Timoteu 3:16,17)

Shkrimi i Shenjtë ka qenë gjithmonë një nga thesaret më të mëdha të trashgimisë 2000-vjeçare Orthodhokse.

Ai është burimi qëndror i së vërtetës dhe faktori më krijues në adhurimin, doktrinën dhe praktikën e Kishës.

Kjo është arsyeja përse shën Isak Siriani theksoi se blloku më i madh i ndërtimit për themelin e jetës shpirtërore dhe perparimin në të është përqendrimi në Bibël dhe në njohjen e saj.
Shë Klementi i Aleksandrisë shkroi: “Ata të cilët kanë zgjedhur të kryesojnë në shenjtëri, do të kenë një ushtrim të veçantë në Shkrimin e Shenjtë”.

Si etërit e Shenjtë arritën të bëheshin drejtues të mëdhenj?


SHËRBESA E MËNGJESIT

Në emrin e Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë. Amin.
Lavdi më Ty, o Krisht Perëndia ynë, lavdi më Ty.

O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirt i së vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne dhe pastrona nga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë. Amin.

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Populli: Amin.

Si u ngritëm prej gjumit, Ty po të biem në gjunjë, o i Mirë, dhe himnin e Engjëjve po të thërresim, o i fortë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Pasi më ngrite prej shtratit dhe prej gjumit, o Zot, ndriçomë mendjen, dhe hapmi zemrën dhe buzët që të të himnojnë Ty, o Trini e Shenjtë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Papritur Gjykatësi do të vijë dhe veprat e secilit do të zbulojë, por le të thërresim me frikë në mes të natës: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me anën e Hyjlindëses mëshirona.



Mëngjesorja dhe Pasdarka
gjatë Kreshmës së Madhe






SHËRBESA E MËNGJESORES
Prifti:   Ι bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Kori:    Amin.
Prifti: Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.
O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirt i së vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne dhe pastrona nga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë.
Lexuesi: Amin.
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm mëshirona. (3 herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona, o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.

Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Prifti:   Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Lexuesi: Amin.

O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd. Dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e Kryqit tënd.

 

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Ti që mbi Kryqin u mbërtheve me dashje, shtetit të ri që ka emrin tënd dhuroi dhembshuritë e tua, o Krisht Perëndi. Ngazëlloi me fuqinë tënde krerët tanë besnikë, duke u falur fitore kundër armiqve, paçin përkrahjen tënde, armë paqeje, trope të pamposhtur.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
O Hyjlindëse e mirë, e tërëhimnuar, mbrojtje e frikshme dhe e paturpëruar, mos i përbuz lutjet tona; mbështete shtetin e orthodhoksëve, shpëtoi ata që i urdhërove të mbretërojnë dhe dhuroju nga qiejt fitoren; se ti linde Perëndinë, o e vetmja e bekuar.

Prifti:     Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo dhe mëshiro.
Kori:      Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Prifti:     Lutemi dhe për të krishterët shpresëtarë dhe orthodhoksë.
Kori:      Mëshiro, o Zot. (3 herë)

Prifti:     Lutemi edhe për Kryepiskopin tonë (aksh) [ose episkopin tonë (aksh)] dhe gjithë vëllazërinë tonë më Krishtin.
Kori:      Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Prifti:     Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin. Beko, o Atë, me emrin e Zotit.
Prifti:     Lavdi Trinisë së Shenjtë, dhe të njëqenëshme, jetëbërëse dhe të pandarë, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin.
Lavdi Perëndisë që është në më të larta dhe mbi dhenë paqen dhe mbi njerëzit mirëdashje. (3 herë)
O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde. (2 herë)


RINI E KRISHTIT
Rini e Krishtit do të shkojmë me krah,
të themi predikim që gëzimin na fal,
na pret gjithë dheu më dëshirë të zjarrtë,
dhe ne u nisëm me agimin në mën-gjes.

Asgjë në rrugë nuk na ndalon ne,
as furtuna dhe as bora, edhe Krishti është bashkë me ne,
shok gëzimi, at edhe vëlla.
Përpara me një shpirt, dheu i gjithë na pret.

Si vello mbuloi dhimbja kudo,
sepse u nis prej vendit të keq,
njer’zia u përunj dhe nuk duroi më,
dhe dallgët si bishë lopatat thyenë.

Por ne dritën edhe qetësinë, do të shpërndajmë brenda në vorbull, brenda territ të gjithë botës, mesazh do të sjellim të agimit hyjnor.
Përpara me një shpirt dheu i gjithë na pret.

DJEMTE E GALILESE
Djemtë e Galilesë, o Krisht sa të deshën,
edhe ty të shoqëronin, anëve të detit. (2x)

Për ty o Mbret i Botës,
për fjalën tëndë të vërtetë,
braktisën varkat edhe rrjetat (2x)
anëve të detit.

Fytyra jote qiellndritur, edhe fjalët Hyjnore,
derdhnin dritë dhe pavdeksinë, zemrave të dlira. (2x)

Për ty o Mbret i Botës...

KENGE PER ZOTIN
Dua të lavdëroj, Zotit t’i këndoj
këngë të re të zemrës sime. (2x)
Do të lavdëroj, këngë për ty do të këndoj. (2x)
Aliluia, Aliluia, Aliluia,
Aliluia, Aliluia, Aliluia. (2x)

JISUI ZOTI
Jisui Zoti, je sigurues, është i mjaftë hiri yt për ne, për ne, për ne.
Jisui Zoti, je sigurues, është i mjaftë hiri yt për ne.

Çdo nevojë do t’plotësojë Zoti im, sipas pasurisë e lavdisë së Tij. Mbi mua gjithë ëngjëjt do dërgojë.
Jisui Zot kujdeset për ne, për ne, për ne.
Jisui Zot kujdeset për ne.


Përgatite grazhdin e zemrës sate për ardhjen Krishtit

ARDHJA: Përgatitje për Lindjen e Krishtit

Ardhja është periudha 40 ditëshe para Krishtlindjes, e cila i është përkushtuar përgatitjes për ardhjen e Mesias. Ajo fillon me 15 Nëntor (sipas kalendarit Gregorian) dhe zgjat deri më 25 Dhjetor. Kjo është periudhë kreshme, lutjeje, lexim i Shkrimit të Shenjtë, ndjekje e shërbesave kishtare dhe përgatitje për Misteret, në mënyrë që të na bëjë të aftë të përftojmë kuptimin e plotë të ardhjes së Krishtit.

Përdorimi i një kuroreje me lule është një  mënyrë shumë efektive e festimit të Ardhjes në shtëpi. Dikush mund të fillojë duke blerë një kurorë lulesh në të cilën duhet të ketë hapësirë për shtatë qirinj (një për ҫdo javë të ardhjes). Midis qirinjve mund të vendosen degë jeshile që jetojnë gjatë. Ngjyrat e qirinjve duhet të jenë e gjelbër, blu, e verdhë, e bardhë, e kuqe dhe lejla. Nëse është e vështirë të gjejmë qirinj me ngjyra, mund të përdorim qirinj të bardhë duke u lidhur atyre fjongo me ngjyrat e sipërpërmendura.

Pasi të mblidhen lulet, prindërit do të shpjegojnë simbolikën e ҫdo pjese. Rrethi/Kurora (i/e luleve) është simbol i krishterë që Perëndia është i përjetshëm. Degët e gjelbëra simbolizojnë jetën e përjetshme, ose jetën me Perëndisë, në të cilën Krishti erdhi të na bëjë pjesëmarrës. Qirinjtë përfaqësojnë Krishtin, i Cili është drita e Botës. Ngjyrat e ҫdo qiriu shprehin diҫka specifike e cila do të diskutohet ҫdo javë të Ardhjes, ndërsa hapet festimi familjar. Qiriu i çdo jave mund të ndizet nga një pjesëtar i ndryshëm i familjes.

Lutje e një studenti

O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, që hape sytë e të verbërit dhe që shndërrove peshkatarët në mësues dhe lajmëtarë të urtë të Ungjillit me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, bëj që të shkëlqejë edhe në mendjen time drita e hirit të Shpirtit të Shenjtë.
Dhuromë mendjemprehtësi, kuptim dhe urtësi në të mësuarit tim.

Bëmë të denjë të përfundoj detyrat e mia dhe të kem mbarësi në çdo vepër të mirë, sepse Ty ta drejtoj nderimin dhe lavdinë. Amin

KRESHMA NË JETËN TONË - MERRE SERIOZISHT

Të marrësh me seriozitet Kreshmën do të thotë pra që do ta konsiderojmë atë para së gjithash në nivelin më të thellë të mundshëm-si një sfidë shpirtërore e cila kërkon një reagim, një vendim, një plan, një përpjekje të vazhdueshme. Për këtë arsye u themeluan javët e përgatitjes për Kreshmë nga Kisha. Kjo është koha për reagim, për vendim dhe planifikim.

Dhe mënyra më e mirë dhe më e lehtë këtu është të ndjekim udhëzimin e Kishës-qoftë vetëm me meditim, mbi pesë temat e Ungillit që na ofrohen në pesë të dielat e periudhës parakreshmore: atë të dëshirës për Zotin, (Zakeut), të përulësisë, (Publikanit dhe Fariseut), atë të kthimit nga internimi,(Djalit Plangprishës), atë të të gyqit (Gjyqit të fundit)dhe asaj të faljes (Së dielës së Faljes).

Këto mësime nga Ungilli nuk janë vetëm për t'u dëgjuar në Kishë; e gjithë çështja është që ato duhen marrë në shtëpi dhe të meditohet mbi to në terma të jetës sime, situatës së familjes sime, detyrimeve të mia profesionale, kujdesit tim për gjërat materiale, lidhjes sime me qeniet konkrete humane me të cilët jetoj. Nëse këtij meditimi dikush i shton lutjen e asaj periudhe parakreshmore,

SHEN GRIGOR PALLAMAI, MREKULLI

Ndriçomë errësirën
Kishin kaluar dy vjet që përpiqej me kreshmë e agripni, me përmbledhjen e mendimeve dhe lutje të pandërprerë. Hyjlindësen e vuri si drejtuese, mbrojtëse dhe në çdo çast e orë me lutje kërkonte ndihmën e saj. Një herë, kur të gjitha mendimet i kishte të kthyera tek vetja dhe Perëndia, para tij u duk papritur një njeri i respektuar me pamje të thjeshtë (ishte Joan Theologu). Duke para Grigorin me dashuri, i tha: “Erdha, biri im, i dërguar nga më e shenjta dhe Mbretëresha e të gjithëve, për të pyetur për ç’arsye në çdo kohë, i thërret Perëndisë. Ndriçomë errësirën, ndriçomë errësirën?” Grigori u përgjigj: “Ç’gjë tjetër duhet të kërkoj unë që jam mëkatar dhe vuaj nga pasionet? Veçse të mëshirohem dhe të ndriçohem që të di e të bëj dëshirën e Tij të shenjtë”. Atëherë Ungjilloir i thotë: “Zonja më urdhëroi mua, shërbëtorin e saj që të jem ndihmësi yt”. Grigori e ripyeti: “Dhe ku do të më ndihmojë nëna e Zotit tim, në jetën e tanishme apo të ardhmen?”

DIELA II E KRESHMEVE TE MEDHA



Te dielen e dyte te Kreshmeve te Medha Kisha jone Kujton Shen Grigor Palamain.
Çdo e dielë në Kreshmë përmban dy tema, dy kuptime. Nga njëra anë secila i përkete një linje në të cilën ritmi dhe logjika shpirtërore të Kreshmës zbulohen. Nga ana tjetër në rrjedhën e zhvillimit historik të kishës pothuajse çdo e dielë e Kreshmës ka marrë një temë të dytë.
Kështu të dielën e parë kisha feston Triumfin e Orthodhoksis-duke përkujtuar fitoren mbi ikonoklazmën dhe rivendosjen e nderimit të ikonave në 843 në Konstandinopojë. Lidhja midis këtij festimi me Kreshmën është plotësisht historic: triumfi I parë I Orthodhoksisë ndodhi në këtë të dielë të veçantë.
E njëjta gjë është e vërtetë edhe për përkujtmimin e Shën Grigor Palamait në të dielën e dytë. Dëmimi I armiqve të tij dhe mbrojtja e mësimeve të tij nga kisha në shekullin e 14-të u shpall si një triumf i dytë i Orthodhoksisë dhe për këtë arsye festimi i përvitshëm i saj u caktua për të dielën e dytë të Kreshmës.

Ditari i Shkrimit të Shenjtë

JANAR: Jam i zënë. Shumica e familjeve vendosën të më lexonin përgjatë vitit. Kjo ndodhi vetëm për dy javët e para, por tani më kanë harruar.

SHKURT: Koha për pastrim. Dje isha tërë pluhur dhe qëndroja në vendin tim. Personi që më ka më përdori për disa minuta javën e kaluar. Ai ndodhej në një debat dhe po kërkonte disa referenca për të vërtetuar që kishte të drejtë.

MARS: Dita e parë e muajit ishte e zënë për mua. Personi që më ka u zgjodh në një detyrë të lartë dhe më përdori për të përgatitur fjalimin.

PRILL: Këtë muaj na vizitoi gjyshi. Më mori në prehër për një orë dhe lexoi 1 Korinthianët 13. Ai duket sikur mendon me shumë për mua, sesa mendojnë njerëzit e shtëpisë që më mbajnë në sirtar.