Prano ndryshimin, që të rritesh e të lulëzosh!


Në jetë kalojmë të gjithë në proces krasitjeje.
Perëndia e krasit jetën tonë, që të japim sa më shumë fryt.

“Krasit” do të thotë që diçka është hequr, diçka hidhet tutje. Me fjalë të tjera, ndoshta një mik i mirë që ti e vlerësoje shkoi në një qytet tjetër. Ndoshta një biznes, me të cilin ishe i lidhur, u mbyll, ose një lidhje jotja mori drejtim tjetër.

Mik, Perëndia e di ç’të nevojitet në jetë, që të rritesh e të lulëzosh.

Ndonjëherë kur të ndodhin gjëra që nuk i kupton, thjesht beso që Ai po punon në fshehtësi
duke të përgatitur për t’u rritur, për të shkuar në një nivel tjetër.
Mos e vendos në pikëpyetje se kur Perëndia e ka caktuar kohën e duhur.

Kur përjeton ndryshime, mos u hidhëro.
Mos u mposht dhe mos mendo që ky është fundi.

Mos fillo të mendosh që je i dështuar.

Ruaj qëndrimin: “Perëndi, le të ndodhë, sepse unë e di që kjo është një përgatitje e përkohshme, dhe ajo që ti ke ruajtur për më vonë do të jetë më e madhe se ajo që po kaloj tani.

Nëse e pranon ndryshimin dhe qëndron në besim, Perëndia do të të hapë dyer të reja.
Ai do të të sjellë mundësi të reja, miqësi të reja dhe do të të çojë në tjetër nivel të lavdisë së Tij. Amin

No comments:

Post a Comment