Mos ki frikë! Perëndia është më i madh se problemet dhe frikërat e tua!


Frika gjithmonë e paraqet veten shumë më të madhe se ç’është në realitet.
Ajo paraqet rastin më të keq që mund të ndodhë.
Gjithmonë përpiqet të të sjellë shqetësim, ankth, panik dhe tension.

Qëllimi i frikës është të të ndajë nga Zoti duke të bërë të vësh në dyshim Fjalën e Tij.
Por kur shpirti i frikës vjen, dije se ai s’ka fuqi, veçse nëse e lejon ti të ketë.
Mos i jep fuqi shpirtit të frikës, duke thënë ato që ai thotë.
Mos i jep fuqi duke menduar për të.

Përkundrazi, lejo fuqinë e Fjalës së Zotit të ngrihet brenda teje.
Shpall atë që thotë Perëndia.
Shpall që Perëndia të ka dhënë gjithë autoritetin në qiell dhe në tokë.
Shpall që asnjë armë e keqe kundër teje nuk do të ketë sukses.

Kujto, s’ka rëndësi sa të madhe e paraqet frika veten,  s’ka rëndësi sa e madhe duket ajo, nuk krahasohet me forcën e Perëndisë së Plotfuqishëm.

Kur ti i dorëzohesh Atij, mbushesh me fuqinë e Tij.
Ai që është në ju, është më i madh se ai që është në botë.
Perëndia është më i madh se problemet dhe frikërat e tua.
Lëre besimin të lulëzojë në zemrën tënde, sepse besimi është fitorja që e mund botën. Amin!

No comments:

Post a Comment